BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shtohen lendet me zgjedhje per maturantet

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Shtohen lendet me zgjedhje per maturantet

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/2/2011, 10:35

    Shtohen lendet me zgjedhje per maturantet Images

    Formulari A1, qė i shėrben maturantėve pėr t’u regjistruar nė Maturėn Shtetėrore 2011, ėshtė miratuar dhe pritet tė bėhet sot publike pasi tė firmoset nga Ministri i Arsimit dhe Shkencės, Myqerem Tafaj.

    Pas diskutimeve tė zhvilluara ndėrmjet ekspertėve tė Maturės janė pėrcaktuar edhe ndryshimet qė do tė ketė formulari A1, ku maturantėt do tė listojnė edhe dy lėndėt qė do tė japin si provim me zgjedhje nė fund tė muajit qershor.

    Ndryshe nga njė vit mė parė, formulari nė pėrmbajtje tė tij do tė ketė mė shumė lėndė, pėrkatėsisht 17 lėndė, nga tė cilat maturantėt do tė mund tė pėrzgjedhin vetėm dy prej tyre. Shtimi i kėtyre lėndėve ka ardhur si rezultat i kalimit tė provimeve me zgjedhje tė detyrueshme. Nė kėto kushte edhe nxėnėsit e shkollave profesionale, qofshin ato me natyrė artistike apo sportive, pėr tė vijuar studimet nė shkollat e larta tė kėtyre profileve do tė duhet qė kėtė vit tė japin edhe provimet me zgjedhje.

    Pėr rrjedhojė numri i lėndė qė do tė pėrmbajė formulari A1 nga 12 qė ishin vitin e shkuar do tė shkojė nė 17, duke pėrfshirė edhe lėndėt e kėtyre profileve.
    Udhėzuesi do tė pėrmbajė edhe shpjegimet pėrkatėse qė maturanti duhet tė ndjekė gjatė plotėsimit tė formularit A1, nė mėnyrė qė tė mos rrezikojė humbjen e tė drejtės pėr konkurrimin nė shkollat e larta publike pėr vitin e ardhshėm akademik. Pėrveē plotėsimit tė saktė tė gjeneraliteteve, maturantėt do tė duhet tė tregojnė kujdes edhe nė pėrcaktimin e dy lėndėve.

    Kjo pasi ata nuk duhet kurrsesi tė pėrzgjedhin dy lėndė qė u pėrkasin gjuhėve tė huaja. Sipas pėrcaktimeve tė bėra, maturantėt kėtė vit do tė kenė mė shumė kohė nė dispozicion jo vetėm pėr tė marrė informacionet e duhura, por edhe pėr tė plotėsuar sa mė saktė formularin. Sipas pėrcaktimeve tė bėra, deri nė mbyllje tė javės pritet tė realizohet edhe shpėrndarja e formularit nė tė gjitha drejtoritė arsimore e mė pas nė shkollat pėrkatėse ku do tė nisė plotėsimi.

    Maturantėt do tė kenė afat deri nė datėn 10 mars pėr tė plotėsuar kėtė formular, i cili ėshtė edhe hapi i parė zyrtar pėr garėn e konkurrimit nė universitete pėr vitin akademik 2011-2012.

    Formulari A1 plotėsohet pėr t’u regjistruar nė Maturėn Shtetėrore 2011 vetėm nga maturantėt qė mbarojnė shkollėn e mesme gjatė kėtij viti, si dhe nga kandidatėt qė kanė mbaruar shkollėn para kėtij viti, por qė nuk kanė dhėnė provimet me zgjedhje nė asnjė nga vitet e shkuara. Plotėsimi i formularit do tė quhet i rregullt, vetėm nėse bėhet me shkronja tė mėdha (kapitale).

    Nė rastet kur nxėnėsi ose kandidati ka bėrė gabime nė plotėsimin e formularit, ata mund tė plotėsojnė njė formular tjetėr A1, i cili zėvendėson tė parin. Zėvendėsimi i formularėve mund tė pranohet nga komisioni shkollor i Maturės Shtetėrore vetėm brenda afatit tė dorėzimit tė tij, qė ėshtė data 10 mars 2011. Pas kėtij afati, nxėnėsi ose kandidati nuk ka tė drejtė tė bėjė ndryshime tė tjera. Pėr kandidatėt qė kanė mbaruar para vitit 2010, drejtori i shkollės ngarkon njė mėsues qė do tė luajė rolin e mėsuesit kujdestar e qė do tė ndihmojė nė hedhjen e tė dhėnave pėr notat e detyruara si dhe mesataren.

      Ora ėshtė 4/5/2024, 12:19