BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ari Hani nuk ėshtė mė trajner i Kombėtares

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ari Hani nuk ėshtė mė trajner i Kombėtares

    Mesazh nga Albatros 16/4/2009, 22:51

    Ari Han ka pranuar tė largohet nga posti i trajnerit tė Shqipėrisė. Vendimi ėshtė marrė dje me konsensus, midis tij dhe FSHF-sė. Largimi i holandezit ėshtė konfirmuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, por edhe nga vetė ai. Hani ka hequr dorė nga marrėveshja qė kishte firmosur nė fillim tė vitit tė shkuar vetėm pasi FSHF-ja i premtoi se do t’ia jepte pagat edhe pėr tre muajt e ardhshėm. Holandezi kishte kontratė me FSHF-nė deri nė fund tė kėtij viti, me njė pagė mujore prej 12 mijė eurosh nė muaj.

    Federata fillimisht tentoi tė bėnte presion mbi tė, pėr ta shtyrė tė jepte dorėheqjen, por Hani e kishte bėrė tė qartė se mund tė hiqte dorė nga ana sportive e kontratės, por jo nga ajo financiare. Vetė FSHF-ja nuk kishte ndėrmend ta shkarkonte, pasi do tė duhej ta paguante holandezin deri nė qindarkėn e fundit. Pas shumė bisedash, mes avokatėve tė trajnerit dhe pėrfaqėsuesve tė federatės ėshtė gjetur njė kompromis.

    Zyrtarisht, FSHF-ja ka falėnderuar Hanin dhe bashkėpunėtorėt e tij pėr punėn e kryer dhe ka njoftuar opinionin se gjatė ditėve tė ardhshme do tė bėjė tė ditur pasardhėsin e tij. Pasardhės tė Hanit janė pėrmendur disa emra, qė deri vonė ishin lojtarė tė Kombėtares shqiptare, si Besnik Hasi, Bledar Kola dhe Foto Strakosha. Megjithatė, kėto kandidatura u sfumuan shpejt. “Nuk kam ēfarė tė them mė pėr kėtė punė, besoj mė kuptoni”, ka deklaruar Han pėr “Kohėn Ditore”, menjėherė sapo federata ka nxjerrė njoftimin nė uebfaqen zyrtare. Nėn drejtimin e holandezit, Kombėtarja shqiptare bėri njė paraqitje shumė tė dobėt. Vetėm nė tri ndeshjet e fundit kualifikuese Shqipėria ka humbur dy herė dhe ka barazuar njė, kundėr Maltės.

    Gjithsej, Shqipėria ka zhvilluar 10 ndeshje e drejtuar nga holandezi: ka regjistruar dy fitore, katėr barazime dhe katėr humbje. Ari Han do tė paguhet deri nė fund tė muajit qershor. Vetė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, e ka pohuar njė gjė tė tillė. Paga mujore e holandezit ėshtė rreth 12 mijė euro nė muaj, ēka do tė thotė, se pas dėshtimit me Danimarkėn, ndeshja e fundit qė ai drejtoi, do tė marrė edhe 36 mijė euro. Ari Hani e mori drejtimin e Kombėtares shqiptare mė 4 janar tė vitit 2008 dhe qėndroi trajner i Shqipėrisė pėr 466 ditė.


    Duka: Dėshtimi, pėrgjegjėsi e tij

    “Skuadra nuk ishte nė gjendje tė mirė dhe kjo u pa qartė. Ne nuk mund tė heqim lojtarėt nga ekipi, kėshtu qė vendosėm tė largonim trajnerin, i cili ka njė pjesė tė madhe tė pėrgjegjėsisė pėr rezultatet dhe gjendjen e skuadrės”. Kjo ka qenė deklarata e presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka, pas zyrtarizimit tė largimit tė trajnerit Ari Han. Ai ka pohuar se nė gjendjen aktuale pėrfaqėsuesja shqiptare nuk mund tė rregullojė asgjė pėrsa u pėrket synimeve dhe ka lėnė tė kuptohet se trajnerit tė ardhshėm, do t’i kėrkohet qė ndeshjet e mbetura tė kėtij edicioni t’i shfrytėzojė pėr tė ndėrtuar njė ekip sa mė solid pėr edicionin pasardhės. Duka ka pohuar se ky edicion ėshtė i dėshtuar, por nuk ka dashur t’ia faturojė tė gjitha pėrgjegjėsitė holandezit. “Trajneri ka pėrgjegjėsitė e tij, por nuk ėshtė ai fajtori i vetėm. Ndonjėherė ėshtė edhe ēėshtje fati, por kjo tani pak rėndėsi ka”, ka deklaruar kreu i federatės pėr “Panorama”. Duka ka lėnė tė hapura mundėsitė qė Kombėtaren ta drejtojė nė tė ardhmen njė trajner shqiptar, por kjo ka pak gjasa qė tė ndodhė, pasi dihet tashmė se preferenca e tij janė teknikėt e huaj.
    J. Halilaj


    Interesimi

    Mėsohet se gjatė ditės sė djeshme nė federatė kanė mbėrritur CV-tė e katėr trajnerėve tė huaj, emrat e tė cilėve nuk bėhen tė ditur. Tre prej tyre janė teknikė gjermanė, madje njėri nga ata ka drejtuar nė tė kaluarėn edhe Volfsburgun. Interesant ėshtė fakti qė njė nga teknikėt qė ka paraqitur CV-nė dje ka qenė holandez, por zor se mund t’i bindė krerėt e FSHF-sė.

    Largimet

    Vetėm dy nga katėr trajnerėt e huaj tė punėsuar nė epokėn “Duka”, gjermani Hans Peter Brigel (2002-2005) dhe kroati Oto Bariē (2006-2007) kanė mundur ta pėrfundojnė kontratėn e tyre nė drejtimin e Kombėtares, ndėrsa nga dy tė tjerėt, italiani Xhuzepe Dosena (korrik-tetor 2007) e holandezi Ari Han (janar 2008-prill 2009), i pari e braktisi Shqipėrinė, tė fundit iu kėrkua largimi.


    Kulmi i eliminatoreve

    Ndeshja kundėr Suedisė (0-0), mė 6 shtator tė vitit tė kaluar, ishte padyshim mė e mira qė ka zhvilluar Shqipėria nėn drejtimin e Ari Hanit. Barazimi me Portugalinė, mė 15 tetor, ishte pa dyshim mė i bujshmi, por nė aspektin taktik apo mėnyrėn se si luajti ekipi, pėr kuqezinjtė, ajo kundėr Suedisė qe paraqitja mė e mirė.

    Zhgėnjimi mė i madh

    Barazimi nė transfertė 0-0 me Maltėn, mė 11 shkurt, si dhe humbja me Hungarinė 1-0, mė 28 mars nė Tiranė, ishin dėshtimet mė tė mėdha tė pėrfaqėsueses gjatė kėtij edicioni. Me kėto rezultate, Shqipėria i humbi tė gjitha shanset pėr tė realizuar objektivat e kėtij sezoni, pasi kuqezinjtė synonin vendin e katėrt.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 19/5/2024, 18:37