BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sinjalet e alarmit te nje krize

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sinjalet e alarmit te nje krize

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/3/2011, 20:43

    Sinjalet e alarmit te nje krize Images

    Kur nje histori mbaron shpesh gabimet ndahen midis partnereve. Jo rralle ndodh qe kur dikush nga parteneret gabon, tjetri ndihet ne faj sepse nuk ka vene re asgje qe me pare.

    Shume histori te cilat zgjasin prej vitesh mund te mbarrijne ne nje pike, ne te cilen raporti te mbahet per force zakoni ose frike, perpara se te mbyllet perfundimisht. Sipas psikologeve, kjo periudhe mendohet se sherben si nje faze pergatitore, e cila e ben me te thjeshte ndarjen definitive te nje cifti.

    Por ndodh qe nese je i perfshire emocionalisht, shpesh shtiresh me te tjeret dhe veten tende , duke u vetebindur se cdo gje po shkon sikurse duhet. Kjo eshte arsyeja kryesore perse kur vjen momenti perfundimtar, ai i prishjes se marredhenies, ndarja te duket si nje rrufe ne qiell te paster. Ne disa raste eshte shume me e thjeshte per personat e jashtem te kuptojne qe nje marredhenie eshte ne fund se sa te kuptohet kjo gje nga vete individet e perfshire ne lidhje.

    Por cilat jane sinjalet qe i paraprijne fundit te nje historie dashurie?

    Nuk jane gje tjeter vecse xheste te vogla ose ndodhi te vogla qe rrisin pakenaqesine ne cift. Nje nga kembanat e para te acarimit eshte te menduarit negativisht dhe te sjellurit ne menyre agresive kundrejt partnerit. Fillohet me diskutime nga me banalet e te parendesishmet dhe perfundohet ne konflikte qe lene pasoja e gjurme te parikuperueshme.

    Nje tjeter tregues i rendesishem eshte ai qe nga psikologet njihet me termin skema “kerkes-refuzim”. Kjo ndeshet kur nje nga pertneret leshon me ze te larte nje provokim dhe personi tjeter ben sikur nuk e kupton, duke refuzuar keshtu kerkesen per konfrontim. Ky qendrim ne vetvete fsheh nje mungese te theksuar komunikimi. Personi ngre keshtu nje mure ne dem te komunikimit ne cift duke u bere gjithnje e me indiferent deri ne momentin e shkeputjes perfundimtare. Ne kete menyre te pathenat dhe merite e akumuluara amplifikohen dhe behen jane te shperthejne ne konfliktin e pare me te vogel.

    Shpesh, kur nje histori eshte duke prekur piken perfundimtare te saj, defektet qe ne fillim te lidhjes na benin te qeshnim behen te padurueshme dhe fillohet te behet lista e cilesive qe nuk i durojme dot me te personi tjeter. Nje aspekt shume domethenes ne nje marredhenie dashurie ne cift eshte menyra se si e perceptojme zhvillimin e marredhenies. Kjo nuk do te thote vetem qe cifti te martohet, te krijoje familje, por nenkupton edhe dhenien e hapesirave dhe respektimin e se drejtes se tjetrit per t’u realizuar ne jeten individuale. Realizim ky qe ndihmon edhe ne zhvillimin e vete marredhenies ne cift.

    Nese pas shume vitesh lidhjeje do gjendemi perpara nje raporti pa alternativa zgjidhjeje dhe pa mundesi progresi, atehere propabilitetet me te medha jane te kemi deshtuar dhe ajo qe duhet te bejme eshte t’i japim fund kesaj marredhenieje dashurie. Kėshilla.net

      Ora ėshtė 14/11/2024, 18:20