BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Shkumbini-Laēi 2-5

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Shkumbini-Laēi 2-5

    Mesazh nga Albatros 11/3/2011, 23:22

    Laēi ka shkatėrruar Shkumbinin, duke fituar me rezultatin 5-2 nė takimin e luajtur tė premten nė Peqin dhe qė hapi javėn e 24-t tė Kategorisė Superiore. Njė goleadė me njė rezultat befasuar qė nuk e kishte parashikuar askush.

    Shkumbini, qė nuk ėshtė larg zonės sė ftohtė, ėshtė mundur thellė nė fushėn e vet, aty ku ēdo ekip e ka tė vėshtirė tė dalė me pikė. Dhe ka qenė pikėrisht Laēi ekipi qė i ka bėrė “gjėmėn” peqinasve, duke i shėnuar pesė gola Shkumbinit si rrallė ndonjėherė.

    Ndeshja nisi krej normalisht me Shkumbinin qė kaloi fillimisht nė avantazh nė minutėn e 12-tė. Dervishi fiton njė 11-metėrsh, qė transformohet nė gol nga Kuli. U duk se pqinasit do tė merrnin njė fitore komode por nė minutat e fundit tė pjesė sė parė nis kthesa e madhe. Nė minutėn e 37-tė ėshtė Dragiēeviē qė barazon shifrat pas njė aksioni personal, duke vėnė nė gjumė mbrojtėsit vendas dhe dėrgon topin nė rrjetė. Vetėm dy minuta mė pas, ėshtė sėrish Dragiēeviē ai qė pėrmbys gjitha dhe kalon laēianet nė avantazh pas njė kombinimi me kolegun e sulmit Selimi. Peqinaset duken tė gjunjėzuar, ndėrsa tifozėt kontestojnė. Pjesa e parė mbyllet me rezultatin 1-2. Me fillimin e pjesės sė dytė vjen edhe goditja e radhės nga Laēi. Kėtė herė ėshtė Selimi qė gjen golin, nė minutėn e 48-tė, pasi shfrytėzon edhe mefshtėsinė e mbrojtjes peqinase. Shkumbini e humb toruan dhe laēianėt pėrfitojnė mė maksimum. Nė minutėn e 54-tė vjen edhe goli i 4-1, me Dragiēeviēin. Peqinasit shkurtuan diferencėn e golave nė 4-2, nė minutėn e 67’tė, falė sulmuesit boshnjak Gėrboviē, por Laēi arriti tė shėnojė edhe golin e pestė nė minutėn e 76-tė falė sulmuesit Vilfor Hysa. Gol qė fikson rezultatin pėrfundimtar nė 2-5.

    Pas kėtyre tre pikėve tė fituara nė transfertė ndaj Shkumbinit, nė njė sfidė qė cilėsohej si mjaft e rėndėsishme pėr mesin e renditjes, Laēi gjendet nė vendin e katėrt me 37 pikė, duke kaluar nė renditje skuadrėn e Tiranės e duke rritur shpresat pėr njė vend nė Europa League edhe sezonin e ardhshėm. Ndėrkohė qė Shkumbini gjendet nė vendin e 7-tė me 29 pikė, larg objektivave tė vendosura nė fillim tė sezonit.

    Superliga do tė vijojė nesėr me katėr ndeshje tė tjera mjaft tė rėndėsishme pėr renditjen. Skėnderbeu, qė gjendet i dyti nė renditje, 4 pikė pas Flamurtarit kryesues, do tė luajė nė transfertė ndaj Besės qė lufton pėr mbijetesė.

    Transfertė tė vėshtirė e pret edhe Tiranėn nė Krujė ndaj Kastriotit vendas, e po ashtu ndeshje tė vėshtirė do tė ketė edhe Vllaznia e Shkodrės nė Durrės ndaj Teutės. Ndėrsa nė kryeqytet do tė pėrballen Dinamo dhe Elbasani i vendit tė fundit.

    Tė dielėn zbret nė fushė Flamurtari kryesues, qė do tė duhet tė luajė nė transfertėn e vėshtirė tė Ballshit, ndaj Bylisit vendas, qė sė fundmi ka larguar edhe trajnerin maqedonas Nikolla Ilievski.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 14:40