BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dita e veres

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dita e veres

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/3/2011, 12:26

    Dita e veres Images

    Dita e Verės ėshtė njė festė me origjinė tė lashtė. Ajo ėshtė festė arbėreshe e trashėguar nė veēanti nga qytetarėt e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtėsisė) dhe festohet mė 14 mars.

    Festimi kryhet nė nderim tė natyrės sė bukur shqiptare dhe bimėsisė qė merr jetė nė kėtė datė. Tanimė kjo festė ėshtė bėrė edhe ditė kombėtare pushimi. Shenja dalluese e kėtij festimi ėshtė gatimi i ballokumeve. Ndėrsa nė Lezhė Ditėn e Verės ndizeshin zjarre purifikues e pėr t'i dhėnė forcė diellit nė oborr e nė kopshte. Nga gratė bėheshin rite magjike e kundėr qenieve tė tjera dėmtuese, grabitėse. Ndonėse kjo ditė vazhdon tė ruhet dhe festohet madhėrishėm nė qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo ėshtė festė e tė gjithė shqiptarėve. Mė 13 mars njerėzit marrin njė tufė tė vogėl bari tė njomė bashkė me rrėnjėt dhe dheun, qė ta kenė nė mėngjesin e datės 14 Mars nė shtėpi. Ky zakon i lashtė ruhet dhe festohet jo vetėm nė Elbasan po edhe nė Dibėr, Strugė e Prespė.

    Dita e Verės ishte dita e fillimit tė vitit sipas kalendarit shumė tė lashtė tė shqiptarėve, pra njė ditė qė kremtohej shumė shekuj para se tė lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars tė kalendarit Julian, ditėn e parė tė vitit tė ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte njė festė mbarėshqiptare, qė kremtohej si nė Veri edhe nė Jug, por me nuanca tė ndryshme, sipas krahinave.

    Si dėshmi po sjellin kėtu dy pėrshkrime tė kuptimit dhe kremtimit tė "Ditės sė Verės" njėra pėr krahinat jugore, tjetra pėr malėsitė veriore. Janė pėrshkrime tė botuara nė kohėn kur nė Shqipėri nuk kishte parti politike, madje nė kohėn kur as institucionet klerikale nuk futnin hundėt nė kremtime tė ashtuquajtura pagane. Pėrshkrimin e parė e kemi nga i madhi Faik Konica, i cili gati 100 vjet mė parė, nė kohėn e sundimit osman, shkruante me atė stilin e vet elegant.

    Ē'ėshtė Dita e Verės ?

    Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshit tanė, kur skish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkė me romakėt dhe me grekėt e vjetėr, perėnditė e lulevet, tė shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzėqeshur, e hollė dhe e gjatė si nė pikturė tė Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga njė barrė, shijon njė qetėsi, njė lumtėri tė ėmbėl. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndienin njė detyrė t’u falėn perėndivet qė sjellin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė e quajnė Dita e Verės. Nė pakė ditė nė Shqipėri, besnikėt e fundmė tė paganizmit, besnikėt pa dashur dhe pa ditur, do tė rrethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjavet, tė dafinavet, tė gjitha shelgjevet tė nderuara. Do tė kėputin degė tė gjelbra dhe do t’i vėnė pėrmbi kryet e shtėpivet. Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetra tė racės sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriut. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpi. Njė vend ku jeta e tė vegjėlvet ėshtė aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanė njė rasė tė rrallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shije poetike tė hollė e tė rrallė.

    Pėrshkrimin e dytė, i cili flet pėr kremtimin e "Ditės sė Verės" nga malėsorėt katolikė tė veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicės : "Shtėpi mė shtėpi nė ditėt e veravet, pjesėtarėt e familjes bashkoheshin rreth zjarrit pėr me lidhė shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e tė gjitha shtazėt dėmtuese : gjarprin mos ti nxajė, lepurin mos t’u hajė loknat e bathėn, e shpendin emėn pėr emėn e krimbat e tokės mos t’u mbajnė dam ndėr ara. Tri ditė pėrpara veravet duhet me mshefė shoshat, sitat, furkat e me ēartė krojet, nė mėnyrė qė mos me i pamė kėto sende asnjė rob i shtėpisė, pse pėr ndryshej nul lidhet gja. Kėto ditėt e veravet bijnė gjithmonė ndėr ditėt e para tė Marsit. Mbas darkė, tė gjithė pjesėtarėt e shtėpisė bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtėpisė merr njė pe tė zi leshi, e lidhė pėr vergue njė nyje e thotė kėto fjalė. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave ! Unė pak e Zoti shum ! Po lidhim shtringat. Kėshtu pėrsėrit kėtė veprim pėr secilin shpirt damtues, sėmundje, krimba e kodra qė don me lidhė".

    Po nė Verilindje si festohet "Dita e Verės" ? Hapat e para tė fėmirisė i kam kaluar nė vendilindjen time Dibėr, ku e kam pėrjetuar drejtpėrsėdrejti dhe kam qenė dėshmitarė se si Dibranėt e festojnė "Ditėn e Verės". Prandaj po pėrshkruaj pikėrisht trevėn e Dibrės, duke e simbolizuar me pozicion gjeografik Veri-Lindje, pasi edhe zonat pėrreth nė shumė element e festojnė dhe kanė shumė ngjashmėri me dibranėt.

    Festimet e kėsaj ditė nė Dibėr fillojnė dy javė pėrpara, ku djemtė e rinj gjatė ditės shkojnė nė mal dhe presin dėllinja, tė cilat i sjellin nė fshat, pėr tė formuar njė ose mė shumė mullarė. Kėta mullarė me dėllinja vendosen kryesisht nė pika mė tė larta tė fshatit, nė mėnyrė qė zjarri tė jetė sa mė i lartė duke u bėrė konkurrencė tė dukshme fshatrave tė tjerė pėr rreth.

    Kur, Dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zėvendėsuar nga hėna, tė rinjtė afrohen rreth mullarėve tė dėllinjave, dhe presin momentin qė ti vėnė zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtė gjuajnė me bahe (ėshtė mjet i trashėguar brez pas brezi dhe qė bėhet nė mėnyrė artizanale, e cila hedh prej njė distance relativisht tė largėt gurė qė kanė pėrmasa mesatare) pėr tė larguar dhe vrarė tė keqen, nė mėnyrė qė pranvera tė jetė mė reshje tė bollshme, pėr siguruar tė korra tė mira me shumė "bereqet", nga tė cilat do tė krijohen rezerva tė bollshme pėr tė kaluar periudhėn e gjatė tė dimrit. Kurse, vajzat kėndojnė rapsodi tė trashėguara dhe tė transmetuara brez pas brezi qė i kushtohen "Ditės sė Verės". Ky ritual vazhdon deri me datė "14 Mars".

    Me "14 Mars" nė mėngjes vendoset njė garė e pashpallur kush zgjohet mė shpejt nė mėngjes (sipas traditės ai qė zgjohet mė vonė do ti shkoj i gjithė viti nė tė shumtė nė kohės nė gjumė), familjet qė zgjohen mė vonė zakonisht kanė edhe njė ndėshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtė dera e shtėpisė.

    Pasi zgjohen, tė rinjtė dalin pėr te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, tė cilat i vėnė mbi portėn hyrėse si dhe brenda shtėpisė. Kurse vajzat ziejnė vezėt, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezėt rroken mes tė rinjve me fitimas (qė do tė thotė se ai qė ka vezėn me tė fortė ja fiton dhe ja merr ati qė i thyhet).

    Kėto ngjarje ndodhin zakonisht nė njė livadh ose nė qendėr tė fshatit, ku pėrvec kėtyre riteve bėhen edhe mjaft lorja tė tjera si : "Kala Dibrane", mundje mes djemve tė rinj e etj. Gjatė paradites nėnat pėrgatisin drekėn e bollshme, ku njė vend tė veēante zė flija (gatim tradicional kryesisht i zonės sė Dibrės).

    Pas drekės, njerėzit dalin pėr vizita tek tė afėrmit.

    Kėshtu mbyllet festimi i Ditės Verės, si njė festė qė sjell vetėm gėzim, harmoni dhe lumturi nė familjet tona.

    Vitet e fundit "Dita e Verės" ėshtė bėrė me tė vėrtet njė festė mbarėkombėtare, ku festohet masivisht nga tė gjithė shqiptarėt pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor. Kjo tregon se shqiptarėt edhe nė festa janė tė bashkuar, si njė trung i vetėm duke treguar se janė njė komb i vetėm dhe qė kanė vetėm njė identitet, atė shqiptar, i cili rrjedh nga qytetėrimi antik Ilir, ndėr mė tė vjetėrit jo vetėm nė Ballkan por edhe nė Evropė. Dita e Verės e vėrteton kėtė lidhje, sepse vetė "Dita e Verės" ėshtė shumė e lashtė pėr nga koha e kremtimit dhe mėnyra. Ėshtė festė pagane qė rrjedh nga lashtėsia dhe qė ėshtė ruajtur me shumė fanatizėm deri nė ditėt tona.

    Natyrisht qė nga fillimet e kremtimit tė saj deri sot, kohėt kanė ndryshuar dhe pėr rrjedhojė edhe mėnyra e festimit, por forma e saj bazė ėshtė po e njėjta, ka qenė dhe mbetet njė festė pagane, me origjinė dhe traditė shqiptare dhe qė i dedikohet stinės sė pranverės, me tė cilėn rigjallėrohet gjithēka pas njė gjumi tė lodhur dhe tė gjatė dimėror.

    Dita e Verės njihet si festa e gjithė shqiptareve, por Elbasani dhe ballokumja ėshtė zemra e saj. Njė feste pagane, qe e ka origjinėn ne kohen kur njerėzit i faleshin perėndive. Tempulli ka qene ne zonėn e Ēermenikas, ne afėrsi te Librazhdit te sotėm. Ne kalendarin e vjetėr, njerėzia orientohej ne diellin, hėnėn dhe gjelbėrimin. Ndėrsa sot ėshtė fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shėnon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranverės se ēeljes se luleve. Ne kohen antike, te paret tanė, Iliret, udhėtonin nga te kater anėt pėr t'ju falur perėndisė sė ripėrtėritjes dhe gjithėsisė, Diana Candieviensis. Dita e Verės ėshtė feste e te gjithėve, e te pasurve dhe te varfėrve, ėshtė feste mbarėpopullore ku te gjithė gėzojnė. As feja, as ideologjia dhe sė fundi as politika, nuk mundėn ta kenė tė tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qėndroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kėngės, te dashurisė dhe begatisė.

    Ballokumja

    Ėshtė ėmbėlsire karakteristike vetėm nė Elbasan. Ka qene dhe ėshtė sinonim i Ditės sė Verės. Ka njė formule te veēante gatimi, e njohur vetėm ne kėtė qytet. Ne vija te pėrgjithshme, njė ballokume pėrgatitet si vijon : Ne njė ene te posaēme prej bakri futen sipas radhės gjalpė i freskėt, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet pėrzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kėtė njė ngjyre te veēante. Gjalpi i freskėt tretet dhe vendoset ne enėn e ballokumes. Mbi gjalpė hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga njė luge druri. Me pas hidhen vezėt njė e nga njė ndėrkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhėn hedhja e majės se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalė dhe pėrzihet vazhdimisht me lugėn e drunjte. Ne masėn e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo pėrzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furrėn me dru zjarri. Piqet dhe shėrbehet ne formėn e kulaēeve.

    Rituali i Ditės sė Verės, kater fazat e festes

    Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janė trashėguar brez pas brezi ndoshta pėr 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perėndisė Diane, sot ato praktikohen pėr njė jete me te mire te mbushur me gėzim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Ditės sė Verės. Faza e pare ėshtė faza pėrgatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe janė te nevojshme pėr Ditėn e Verės. Faza e dyte ėshtė nata e Verės qė nis me 13 mars me zjarrin, faza e trete mėngjesi i Ditės sė Verės qe nis me 14 mars dhe se fundi pikniku i Ditės sė Verės ne mesditėn e 14 marsit. Ne vigjilje te natės se Ditės sė Verės, ēdo shtepi e kėtij qyteti ėshtė e mbushur me njė gėzim te veēante, ėshtė njė ndjesi qe i pushton njerėzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbėrimit apo shpėrthimit te farės dhe sytheve qe janė shprehje e begatisė dhe vazhdimėsisė. Shtėpia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollėk. Porta zbukurohet me lule dhe lastarė te gjelbėr, te cilėt simbolizojnė futjen e mirėsisė dhe natyrės. Gjate kėsaj nate te afėrmit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kėndojnė kėngė te vjetra te shoqėruar me kuzhinėn me nam te Elbasanit. Disa nga gjellėt, qe nuk i gjen ne vend tjetėr, janė tava me pistil, tava e kosit, kabunia, ēomleku, gjeli i detit etj. Gjate kėsaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e nesėrme pėr njerėzit me te afėrm. Mėngjesi ėshtė i gėzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herėt me 14 mars dhe me njė pėrkushtim te veēante hapin derėn qe te futet e mira dhe te del e liga.


    Buka e derrit

    Sytė lahen me lulet e verės, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet ujė ne "bukėn e derrit", qė ėshtė njė zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelbėrim. Uji ne "bukėn e derrit" simbolizon njė vit te shėndetshėm dhe te begate.


    Vizitat

    Mėngjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afėrmit, ku djali me i vogėl i familjes nxiton te dėrgoje hisen e ndare. Pikniku nis ne orėn 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet pėr rastin e festes nisin njė ore me pare. Ne piknikun e Ditės sė verės elbasanasit lėne qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurrėn e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


    Kopshtaret e luleve dhe kėngėt e traditės

    Dita e Verės nuk ka kuptim pa lulet dhe kėngėt. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kėngėtare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan janė jasemini, karafili, trėndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen pėr lulet ne mėnyre qe ato te shpėrthejnė Ditėn e Verės. Vitet e fundit ansambli i luleve ėshtė pasuruar me trėndafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Holandė. Gjate natės dhe Ditėn e Verės kėndohen me pasion te veēante kėngėt e mjeshtrit te muzikės popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kėnge te tilla si ; "Njė lulishte me trėndafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kėndohen jo vetėm nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.


    Koha dhe ritet sot, ēfarė ka ndryshuar

    Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojnė nga shpirti i vete njerėzve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendrėn e pelegrinazhit. Festa ka njė ndikim te ēuditshėm tek te gjithė. Jo vetėm shtėpitė, por i gjithė qyteti vishet me dekor shumėngjyrėsh, ashtu si lulet e pranverės. Ne vigjilje te festes, ndėrmarrja e dekorit zbukuron rrugėt dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndėrsa ndėrmarrja e gjelbėrimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelbėruara. Pėr ēdo vit bashkia Elbasan akordon njė fond te veēante pėr festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe janė programuar te organizohen koncerte, lojėra popullore, pjese humori etj./Wikipedia/[/font][/color][/td][/tr]

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 6/5/2024, 17:37