Jeni ju qe vendosni te keni nje lidhje. Ta beni tjetrin te dashurohet dhe te filloni nje marredhenie ne cift, varet nga ju.
Kenget per dashurine na thone se fijet e dashurise mbeshtillen nga gishtat e fatit, ndersa poetet se ajo eshte dicka e paprekshme, e paparashikueshme dhe vagelluese si nje fill tymi. Miqte mund te na thone se te gjesh njeriun e duhur eshte thjesht te gjesh kohen e duhur. Por sekreti per te gjetur dashurine e vertete nuk qendron ne nje studim te dhembeve e as ne duart e fatit apo te kohes.
Qendron ne vetedijen tone. Dashuria nuk rastis. Dashurine duhet ta krijoni, tamam sic do te krijonit cfaredo lloj gjeje tjeter. Por jo gjithmone partneri mund te pajtohet me mendimet dhe deshirat tuaja. Diferencat dhe distanca secili ka preferencat dhe shijet e veta. Keshtu shfaqen eksplorimet e tipit te partnerit dhe diferencat. Mund te filloje edhe nga nje: Cfare filmi te pelqen te shohesh? Sigurisht qe jo ndonje nga ata filmat me aksion dhe pa pike ndjenje qe te pelqejne te shohesh ti! Fillon te theksosh mosperputhjet dhe diferencat.
Ne vazhdim vjen faza e eksplorimit, gjate se ciles tentohet te distancohesh nga tjetri. Ne kete periudhe fillon te te pelqeje te dalesh me miqte e tu pa partnerin, ose te regjistrohesh ne palester, ose te merresh me nje hobi tendin, te cilin e kishe lene pas dore. Ky largim i momentit i ndihmon individet ne cift te rigjejne unin e tyre te humbur, qe ishte lene menjane perkohesisht, per te qendruar me prane partnerit.
Behet fjale per nje faze delikate. Shume cifte nuk arrijne ta kapercejne pa u prekur nga kjo gje.Nese kjo faze kapercehet pa e paragjykuar raportin, kalohet ne fazen e riafrimit, ne te cilen te dy kane ide me te qarta mbi faktin se cilet jane dhe cfare duan nga ky raport. Ne kete pike mund te arrihet te mesohet te bashkepunosh per nje qellim te perbashket dhe cifti meson te mos jetoje me vetem per veten e tij, por edhe per te tjeret, p.sh. femijet.
Ne fund te ketij udhetimi njihet dhe pranohet partneri per ate qe eshte ne te vertete, mund te zbulohet qe defektet qe ai ka te pelqejne, sepse e bejne ate te jete nje person i vecante, favorizohet zhvillimi i plote dhe i hapur i personalitetit te te dy paleve. Ne varesine afektive, perkundrazi, gjithcka ka ndaluar, asgje nuk transformohet, por gjithcka perseritet me nje shigjete te hidhur vuajtjeje dhe pakenaqesie.
Nuk eshte nje faze e raportit, por nje skenar unik qe rishfaqet gjithmone ne te njejten menyre, dhe ne te cilin protagonistet duket sikur kane gjithmone te njejtin rol gjate gjithe vazhdimesise se marredhenies. Cfare duhet bere nese ndergjegjesohesh se e do tjetrin me shume se cduhet, se nuk ke nje jete tenden te pavarur dhe te kompletuar edhe jashte asaj ne cift? Kujt ti drejtohesh? Kush dashuron shume, ka pretendimin te manipuloje partnerin, ndjen nevojen te nderhyje duke ndryshuar realitetin dhe ka veshtiresi te medha per te pranuar tjetrin per ate qe eshte. Duke e mbajtur tjetrin nen kontroll, mendohet gabimisht te kontrollohen edhe ndjenjat.
Te ndergjegjesohesh per kete sjellje do te thote te besh nje hap te rendesishem perpara. Nese varesia afektive te shtyn te kontrollosh tjetrin, gjeja e pare per tu bere eshte te mos besh me asnje levizje, dhe te mos veprosh me me kontroll. Por te fillosh te pranosh realitetin dhe mbi te gjitha veten tende. Te shohesh realitetin ashtu sic eshte dhe te vleresosh partnerin per ate qe eshte, te ndihmon pa diskutim te marresh vendime te shendetshme dhe te dobishme.