Dhe ndonjehere xhelozia eshte fatale, vret veten ose te tjeret. Xhelozia eshte reagim ndaj perceptimit te kercenimit qe ekziston ne nje marredhenie, qe jo gjithmone bazohet ne realitet.
Problemet e marredhenieve
Mosmarreveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit, mund te krijojne konflikte serioze ne marredheniet intime. Pavaresisht nga shkaku, nje nivel i caktuar stresi dhe konflikti eshte i pashmangshem kur njerezit kane lidhje te forta emocionale me njeri-tjetrin, sidomos kur jetojne bashke.
Nga natyra e tyre, marredheniet intime krijojne konflikte midis deshires se cdo partneri per pavaresi kundrejt deshires per afersi, midis nevojes per te qene i hapur dhe i sinqerte, dhe nevojes per privaci, midis deshires per veprime te parashikuara dhe asaj per te provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerez zbulojne se jane te ndryshem ne nje sere qendrimesh, vlerash dhe preferencash, fillojne te shfaqin ndjenja negative. Dukuri te tilla ndodhin shpesh ne lidhjet e bazuara ne dashuri pasionante.
Kur dashuria eshte e verber, emocionet kane nje pushtet te tille qe zoterojne gjithcka dhe nuk lejojne vemendjen qe te dalloje detaje te papranueshme. Dallimet mund te jene fatale per marredheniet intime, por ato mund te jene me pak te demshme kur zbulohen ne fazat e para te marredhenieve sesa me vone, ose pas martese. Ndonjehere dallimet kuptohen qarte, por njeri nga partneret ecen me shpresen se tjetri do te ndryshoje. Kjo eshte nje karroce mbrojtese nga ndryshimet, por e perkohshme, sepse periudha e mevonshme (martesa) nuk eshte magjike.
Ka dallime qe shfaqen ne periudhen pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund te shmangen. Ne keto raste ngjashmerite e fillimit kthehen ne dallime. Kur bashkeshortja vendos qe ti perkushtohet me pasion karrieres, por me vone te jete nje amvise shembullore, kjo krijon diferenca ne qendrimet e saj. Interesi i ndryshuar dhe shume i madh i bashkeshortes per jeten brenda shtepise mund te jete burim konflikti per burrin e befasuar nga ndryshimet.