BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pasaniket me te medhenj imagjinare

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Pasaniket me te medhenj imagjinare

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/4/2011, 22:50

    Pasaniket me te medhenj imagjinare Images

    Revista ekonomike “Forbes”, e cila publikon listėn e njerėzve mė tė pasur nė botė vit pas viti, publikoi sot njė listė tė pasanikėve imagjinarė, imazhi i tė cilėve ėshtė ofruar nė filmat vizatomorė apo prodhimet e ndryshme tė Hollivudit.

    Pėr tė distain vit me radhazi ėshtė “Xha Rosaku” mė i pasuri, me njė pasuri qė nė jetėn reale do t’a rendiste menjėherė pas Bill Gates, ndėrsa pėrfshihet pėr herė tė parė nė renditje njė vampir i “Twilight”, Carlisie Cullen.

    1. Xha Rosaku (41,1 miliardė $) – Personazhi vizatimor me depozitat e mbushura me flori dhe kartmonedha vazhdon tė jetė mė i pasuri nė botė, ndonėse ka shpenzuar sė fundmi njė pjesė tė mirė tė pasurisė nė jahte dhe pushime luksoze.

    2. Vampiri Carlisle Cullen (36,2 miliardė $) – Vėllai i vampirit Edward tek “Twilight”, depozitoi njė shumė tė vogėl parash nė njė bankė nė vitin 1630, por duke qenė se ėshtė i pavdekshėm, ka grumbulluar njė pasuri tė jashtėzakonshme ndėr vite prej interesave.

    3. Artemis Fowl II (13,5 miliardė $) – Ndryshe nga Lupen, Artemis ėshtė njė hajdut qė i mban sendet e vjedhura pėr vete. Nėpėrmjet vjedhjeve, irlandezi ka arritur tė jetė karakteri i tretė imagjinar mė i pasur nė botė, ndėrsa thuhet se ai ka hapur edhe “Facebook” nėn emrin e rremė Mark Zuckerberg.

    4. Richie Rich (9,7 miliardė $) – Ėshtė personazhi i filmit “I vetėm nė shtėpi”, Macaulay Culkin, ai qė renditet i katėrti, falė rolit tė njė fėmije miliarder qė shpėton biznesit e babait tė tij dhe shndėrrohet nė protagonist tė shumė aventurave tė tjera.

    5. Jed Clampett (9,5 miliardė $) – Njė personazh i filmave tė vjetėr western amerikanė, Clampett zbulon naftė nė Kaliforni dhe kėshtu u shndėrrua nė sheikun imagjinar tė botės.

    6. “Iron Man”, Tony Stark (9,4 miliardė $) – Personazhi i “Iron Man”, falė veshjeve super tė forta tė krijuar nė film, u punėsua nga qeveria e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe ka krijuar njė pasuri marramendėse falė shitjes sė armatimeve dhe veshjeve ushtarake.

    7. Dragoi Smaug (8,6 miliardė $)
    – Personazhi i “Zotit tė Unazave”, ky dragua qė fluturon nėpėr botė ka mundur tė grumbullojė pasuri nga tė gjithė vendet, tė cilat i depoziton nė vende tė panjohura nė Tokė.

    8. Batman (7 miliardė $) – Prova se pėr tė qenė njė superhero nuk ke nevojė pėr shumė aftėsi, por vetėm pėr shumė para. Batman, njė histori suksesi e publicitetit, ka arritur tė grumbullojė kėto para falė shitjes nė rrjete televizive tė historive tė tij tė trilluara.

    9. Zoti Monopoly (2,6 miliardė $) – Pronar i shumė pasurive tė patundshme nėpėr botė, njeriu qė ka shpikur lojėn mė tė famshme me zare, zotėron hotele tė tėra nė qytetet mė tė rėndėsishme tė botės.

    10. Burns i Simpson (1,1 miliardė $)
    – Pronar i njė centrali bėrthamor, Zoti Montgomery Burns ėshtė shembulli model i njė kapitalisti, nė gjendje qė tė “rrjepė” tė gjithė punėtorėt e tij. Njė herė, ai krijoi njė re artificiale me Springfild, nė mėnyrė qė Dielli tė mos dukej dhe njerėzit tė shpenzonin mė shumė energji. 10 - 17 Pril

      Ora ėshtė 27/4/2024, 20:00