Nje gjelog e kishte parashikuar qe me pare, por asnje nuk e kishte degjuar.
Masanobu Shishikura, shkencetari japonez, 41 vjec, i konsideruar tanime si Kasandra japoneze, ne gushtin e viti 2010, shkruante: Nuk mund te mohojme mundesine qe nje cunami te shkaktohet ne nje te ardhme te afert"
Kerkuesi japonez prej shume kohesh merret me studimin e ngjarjeve tektonike qe kane bere historine e sizmicitetit te Tokes qe ne shekujt e kaluar.
Keto studime, e kane bindur ate se cdo 450 deri 800 vjet, pllakat qe perplasen ne Oqeanin Paqesor, jane ne gjendje te prodhojne dallge te medha. Pikerisht keto dallge, kishte mundur te parashikonte shkencetari japonez, do te perplaseshin ne qytetin Sendai, ne prefekturen e Miyagi dhe zonen perreth, ku perfshihet edhe prefektura e Fukushima-s.
Shkenca qe studjon keto fenomene dhe lidhjen ndermjet tyre ne shekuj, quhet paleosismologji. Kjo eshte shume e rendesishme, si per nga pikpamja historike, por edhe nga ajo shkencore, pas deri tani eshte e vetmja mundesi per te percaktuar mundesine dhe rreziqet e nje termeti apo cunami.
Per ironi te fatit, Shishikura ne 23 Mars, ndodhej pikerisht ne Fukushima per te folur me autoritetet vendase per nevojen e perforcimit te masave te sigurise se nukleo centraleve.