BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

4 posters

    Copėzė jete...

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Copėzė jete...

    Mesazh nga Vizitor 18/4/2011, 13:26

    O jeta ime! O zemra ime!Valle ku je tani ...?Ku? Ku je ,ku ndodhesh ne keto momente ku une po hedh ne leter nje pjesez nga jeta ime ,e cila ne ato vite ishte e vlefshme vetem se egzistonit ju...ne ato vite te bukura ku zemra ime rrihte dhe regetinte vetem se egzistonit ju...Kete pjesez jete po e hedh ne leter per ju dhe nqse ju nuk kini arritur ta lexoni do te le amanet qe dikush t'ju orientoje se ku ndodhet ajo dhe ju te merrni vesh te pathenat e mija per ato vite...I kam lene porosi mikes sime me te mire t'ua jape kete copez jete te servirur ne leter sepse ajo eshte deshmimtarja e vetme e kesaj tragjedie shpirterore...
    Mosha ime me e bukur ,kur une shkelqeja e reflektoja nga dashurija,kur une digjesha si prushi prej saj,por nuk kuptoja mire se cfsre ishte ajo...Nje zjarr i brendshem qe donte te shperthente,por qe nuk gjente dot udhe sepse ishin te zena dhe nuk kishte asnje rrugezgjidhje...
    Jetonim bashke ne te njejtin qytet...ju me punen tuaj dhe une gjimnaziste...Cuditerisht,jetonit me qira perballe shtepise sime...Te kisha perballe zemer,te shikoja perdite dhe me ate mendjen time prej adoleshenteje,mundohesha te vija re ndryshimet qe ndodhnin nga dita ne dite ne trupin tuaj...ju shikoja tek rriteshit perdite e beheshit me i bukur...Djale ne kulmin e moshes...Shtati yt i larte e i gjate si selvi,trupi yt i drejte si filiz,shpatullat e tua te gjera kane mbetur ne imazhin tim,ne imagjinaten time dhe kurre nuk do te me shkulen nga mendja...Fytyra jote engjellore,syte tuaj ngjyre gri, sikur ma ngrinin buzeqeshjen ne buze kur ndodhesha perballe jush e doja me cdo kusht te tehiqja vemendjen tuaj.Nuk me vije re,s'kishe faj sepse une isha imcake,e holle ,e gjate.Sic me thoshin kisha nje fytyre te bukur ,me tipare te embla qe ju kurre nuk arritet t'i shijonit...S'kishit si,nuk me vije re,nuk me shikoje,nuk kishe kohe,ishe i angazhuar me te tjera probleme...Po une c'te beja,c'te beja une qe ashtu ne heshtje te doja aq shume,c'te beja une qe ju per mua ishit perendi,ishit gjithcka..Mua me dukej kur s'ju shikoja se dielli nuk do te dilte kurre...se agimi nuk do te agonte kurre... dhe pranvera asnjehere nuk do sillte lulet shumengjyreshe te saj...
    ...ju mbaruat punen tuaj dhe shkuat ne qytetin tuaj...
    ...une mbarova shkollen dhe une...une ...erdha ne qytetin tuaj pa e ditur se ju jeni nga ai qytet... erdha per te vazhduar studimet me zemer te plagosur... por me nje shprese te madhe../
    Une erdha ne qytetin tend kur isha ne kulmin e lulezimit,kur megjse isha gonxhe ,doja te shpertheja e te celja petalet...Doja ,o Zot sa doja qe ju te ishit diku dhe t'me shikonit sa e bukur isha ,sa e bukur isha bere ne kohen e mungeses suaj ne qytethin tim...t'me shikoje se me thoshin qe isha me e bukur se bukuria,doja me shume se dashuria,por Ti prape nuk me pe,prape nuk me ndjeve,prape nuk me vure re...
    Oh zemer e vrare,oh zemer e plagosur,pse valle nuk ke goje?Pse valle nuk ke duar qe ta kapesh ate qe do dhe ta zhytesh thelle ne trupin tend e te mos e lesh te dale kurre.E,ti zemer ke te drejte te besh c'te duash me ate,ate qe do....Mund ta marresh,ta shtrengosh,ta puthesh,ta shtrengosh e fusesh ne gji,ta shash ,ta ledhatosh e ta dashurosh ashtu sic di ti...Doja o zemra ime,qe tiktaku i zemres tende te bashkohej me tiktakun e zemres sime dhe nga dy zemra te shkriheshin ne nje...
    Ti vazhdoje ritualin tend ndoshta kur ne nje dite te bukur me ze syri silueten tuaj,nje hije qe po kalonte para shkolles sime...O zot instiktivisht dilja ne oren e caktuar dhe cuditerisht silueta apo hija konkretizohet me personin tuaj...Ishit ju..S'kisha me dyshim ,ishit ju ,une pra kisha erdhur me studime ne qytetin tuaj, dhe fale zotit ju rigjeta ...Ju me canten tuaj ne kurriz kalonit perdite para shkolles sime,ne ritualin tuaj te perditshem,ne stervitjen tuaj qe pervec se trupi juaj tashme ne kulmin e formimit ua kerkonte fale kjo edhe pasionit tuaj...Jetonimpra te dy ne te njejtin qytet,qytet mjaft i nxehte ndoshta per shkak te pozicionit gjeografik te tij...Ndoshta ngaqe ishte kerthiza e vendit,mezi i tij ,ishte dhe aq i bukur...Oh cfare them keshtu...te bukur e bente rinia ,e benim ne studentet e erdhur nga te gjitha rrethet, e benit ju me vrullin tuaj,me vrullin tuaj rinor...
    Cfare fati!Une studente me shoqet e mija ne dhome...kisha shperthyer tashme,gonxhet e mija ishin gati te merrnin arratine...Zemra ime ishte gati te gufonte nga gezimi,ishte gati tashme te hapte dyert e saj,per te pritur miq,miq te cilet do t'i jepnin asaj te drejten e vetvendosjes,te drejten per te provuar lumturine...
    Rituali i perditshem,leksione,seminare dhe mbasditja studim,studim...Nuk dinim gje tjeter se duhet te mbanim gjalle porosite...bije e nenes po shkon per te mesuar e jo per dashuricka...mbaro shkollen se burra ka sa te duash...
    Ne axhenden e ritualit te dites pos mesimit u shtua edhe biblioteka...
    Ditet kalonin nje nga nje dhe pak nga pak u bene dy muaj shkolle...kur cuditerishtnje dite ne oborrin e shkolles shoh ate...ate...O,Zot!Dhe ku ,ulur tek stoli im te cilin e kisha privatizuar sa kisha shkelur ne ate institut ku ulesha e meditoja ose edhe perserisja ndonje mesim me shoqet e mija...Afrohem dhe shoh ate mikun tim te pa shpallur ,te paprezantuar kurre,te lene ashtu ne skuten me te erret te zemres sime...dhe tani ...O Zot mos u tall me mua,te lutem mos luaj me mua te mjeren ,mos me vere ne pozite te veshtire me zemren time e cila kishte nje vit e dy muaj qe e kishte harruar,qe nuk e ndiqte silueten e tij dhe po celej per te tjera lunturi...Mora guximin ,hyra ne oborrin e shkolles dhe ndjeva qe tiktaku i zemres sime u c'akordua,nje afsh i nxehte s'po me hiqej nga trupi,here me zbriste e here me ngjitej lart ,me shtrengonte ne gryke dhe me dukej sikur do te me merrte frymen...Mendoja...Mos valle m'i ka lexuar mendimet dhe tani pas shume kerkimesh erdhi e me gjeti?-Mos valle ka kohe qe me ndjek dhe tani do te cfaqet dhe do te me aprovoje ate qe une kam ndier kohe me radhe...?
    Sa budallaqe!Vajze, mblidh mendjen!C'i ke keto absurditete qe mendon apo aludon?Ai kurre nuk te ka vene re,ai kurre nuk i mori vesh vegimet e mija per te,ai kurre s'mund ta imagjinonte kete marrine...Rituali vazhdonte ,shkolle ,konvikt,biblioteke...Marim vesh se menca jone do restaurohej dhe ne duhet te hanim ne nje restorant te degjuar te qytetit,ne qender te tij.
    Eh Zot!Vetem ti mund t'i besh keto cudira e mrekullira!Aty hanin studentet,hanin gjykates e avokate ,inxhinjeret e vepres me te madhe qe ndertohej atehere ne ate qytet Metalurgjiku,aty hanin sportistet e qytetit dhe per cudi aty haje edhe ti shpirti im,ti zemra ime ,ti plangprishesi im.Pra gama e levizjeve u shtua...u shtua dhe restoranti...Po e shikoja shpesh ne shkolle dhe mora mundimin dhe pyes profesorin tim qe e kishte shok se perse vinte ai njeri ne shkollentone.Pergjigja ishte se ai ishte pranuar student ne institutin tone...Mora vesh se ne ate qytet kishe familjen tende te madhe e te nderuar, ishe figure e atij qyteti dhe mbronje ngjyrat e atij qyteti...
    E ,keshtu u beme bashkestudente ne te njejten dege.Nuk ju shihja shpesh se ju pervec studimeve ,mbanit nje cante tjeter ne kurriz ,perfaqesonit dhe mbronit ngjyren e qytetit tuaj,shkonit lart e poshte neper qytetet e vendit dhe nuk kishit nge te shikonit bukurirat qe rriteshin e zhvilloheshin perdite...Tashme keto bukuri mernin oferta te ndryshme domosdo sepse jeta ka ligjet e veta,nga shoket e shkolles apo edhe nga te jashtem sic quheshin djemte qe nuk ishin ne shkolle.Bukuria kish filluar te vinte re bukurine e saj,ta vleresonte ate dhe veten me shume dhe te mendonte se nuk ishte vetem nje yll ne qiell qe vezullonte por qe kishte edhe shume te tjere qe shkelqenin mbi dhe...
    Eh pas nje perplasje tek stoli pse ma zure vendin enuk e ke blere me tapi nuk patem me shkembime...
    Por prape Zoti,Zoti eshte nje mjeshter i madh ,qe i rregullon apo me mire te them i sajon gjerat...Edhe per ne beri kete...Une vazhdoja te shtoja bukurine,te mbushja trupin,gjoksin e kolme...e s'kishin si mos me vinin re ...
    Poc ,poc,shishe shampanje ,ishin komplimentat qe mernim ngado ku shkonim...
    Sa cudi ,me se fundi Ti po me shikoje po me vije re...shoqja jote e kursit dhe e dhomes sime me sillte sinjalet qe bisedonit per mua...por une nuk kuptoja qe isha e lumtur ndoshta ,e shqetesuar, turbulluar.Dhe ja nje film i bukur i atyre viteve 'Gruaja me e bukur" me protagoniste Vito Juvaren e Franceska Cimarozen u be shkak per afrimin tone ,per bashkimin tone Shtyheshin per te hyre ne kinema dhe une prisja te mbaroheshin njerezit kur per cudi u gjenda ne koridorin e kinemase dhe ju them shoqeve se hyra kollaj se me rrembeu vala...Mbrapa veshit degjoj nje ze qe thote ...te futi lala... dhe cuditerisht biletat i kishim ngjitur...E po gjithcka dukej e stisur...S'kaloi shume ,ne pritje tek stoli,ulesha dhe une sepse kisha pjesen time domosdo dhe erdhi dhe momenti i duhur kur ti,po,po,ti me shprehe dashurine...Pas shume hezitimeve,pas shume nazeve (sikur s;isha une qe vdisja per ty,sikur s'isha une qe e kisha enderruar kete cast),pas shume frike...te pranova.Kaluam bukur bashke,losnim ,qeshnim ,vraponim...e ku nuk shkonim...por ti ,ti tradhetar,ti genjeshtar ,ti mashtrues si neper filma fillove te beheshe Don Zhuan...ti fillove te ngrije hunden sepse ishe i perkedheluri i qytetit sepse po shkelqeje ne ato vite ne pasionin tend...dhe domosdo u bere dhe ne dashuri profesionist...
    U vele sepse dy vjet dashuri iken shpejt...vinin te reja ne vitet poshte nesh ,te dukeshin me te bukura e me te mira,fillove te shetisje Boten me lojen tende dhe pse te mos merrje eksperiencat e Botes...Une e di qe ti peng me kishe mua sepse nuk thone kot qe s'ka si dashuria e pare por i mjeri njeri fillon e ftillohet,mendon per te sistemuar jeten e tij ,saj ,fejohet dhe shikon punen...Sa me doje e mora vesh mbas fejeses sime ,ku ti u ndjeve keq dhe mbas shetitjeve te tua lule me lule konkludove se une isha lulja me e bukur,dhe doje te me merrje ne bacen tende por kot ...Cdo gje kishte zene vendin e vet...Dhe tani i dashur une jam ajo e panjohura qe gjimnaziste e bukur vdiste per ty,cfare nuk do jepja ateher qe te te prekja pak,qe cfare s'do jepja qe dora jote te me prekte pak,cfare sdo te braktisja per ty dhe une isha qe te harrova ,ndoshta faktori kohe beri punen e saj dhe une tani jam ne nje moshe te mesme ...dhe ti aty je...
    Dhe cuditerisht Zoti nuk do te na ndaje...ben cudirat e tij te sjell prape ne qytetin tim ku une kam folezen time te lumtur...te ndertuar me mund e djerse...por nuk rri dot pa te dhene komoditetin e duhur qe pas 35-se vjetesh te pijme nga nje kafe bashke...Shpesh te dy perseritim shprehjen e njohur....Te tjere duam ,te tjere na duan, e me te tjere martohemi....
    Eh si i rregullon Zoti keto pune...nuk thone kot....punet e Zotit...
    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Albatros 23/4/2011, 13:16

    duartrokitje duartrokitje e bukur shume flower
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Burrelsja 7/7/2013, 11:10

    Me zbehtesine e zymte te gjetheve qe thahen,
    Me ngjyren gri te qiellit mes reve qe shperndahen,
    Me nje kujtim te bukur, ketu ne zemren time,
    Me shira te rrembyer, me erera e gjemime,
    Ja vjeshta po afron.
    ...
    Me nje petale loti ne cep te syve rene,
    Me nje pende dallandyshesh neper shtegetime lene,
    Me nje fjale dashurie mbuluar me mister,
    Me mall e nostalgji per Diellin ne pranvere,
    Ja vjeshta po renkon.

    Kur era vershellen mbi xhama dhe troket,
    Kur shiu lot i qiellit mbi syte tona shket,
    Vete vjeshta murmurit me nje trishtim ngjyre gri:
    Nuk dua qe te kem kaq shume lot e merzi,
    Vete vjeshta po loton.
    Dhe ikin ditet, javet, pranvera vjen serish,
    Na peshperit gjithe gaz plot fjale dashurish.
    Dhe iken perseri dhe prape vjeshta vjen,
    Trishtimin, zymtesine me vete pas i kthen
    Kjo vjeshte qe vjen e shkon..
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Burrelsja 7/7/2013, 11:10

    Copeza shpirti
    le rruges ne ēdo hap
    gjerave te shtrenjta
    me dashuri ua dhuroj
    te urryerat
    ma brejne pak nga pak...
    E ēuditshme kjo pune e shpirtit
    edhe kur mendoj
    se kam mbetur bosh
    ndjej filizat e tij tek rriten brenda meje
    e me thone...
    Lufto
    Beso
    Mos pusho se enderruari
    Dashuro
    Je ende gjalle
    shume me teper
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Burrelsja 7/7/2013, 11:12

    ......Atij

    .................edhe pse mundohem tė tė harroj, ēdo ditė e mė shumė ndjej mungesėn tėnde, dhe jeta me ėshtė shndėrruar ne njė kamp vuajtjesh ku netėt i kalojė me lot nė sy e ditėt duke bredhur rrugėve dhe parqeve ku dikur shėtisnim te dy te lumtur. Shpeshherė mundohem qė kurrė mė mos tė kujtoj dhe tė mos shkruaj mė pėr ty por ja qe nuk mundem. Brenda meje zhvillohet luftė pėr jetė a vdekje, mes dėshirės pėr tė harruar dhe ndjenjės dhe dashurisė qė ushqej pėr ty. Ne vazhdimėsi e kujtoj atė ēast te errėt dhe akoma nuk mundė ti bindem realitetit. Tė prisja me tufė lulesh ndėr duar dhe nė momentin kur prisja takimin e buzėve tona dėgjova fjalėt qe nuk kisha dashur asnjėherė ti dėgjoja: ’’ Nuk mundem.....s’dua tė takoj mė asnjėherė!!!!!!!!!!!......................dita mė ishte errėsuar, isha mbetur i shtangur dhe posa mora vetėn pak pashė se isha vetėm, qyqe i vetė, buqeta me lule qėndronte para kėmbėve te mija dhe kalimtarėt e rastit e shikonin me habi shtangjen time........................dhembja pėr ty shtohet ēdo ditė e mė shumė. Ndjejė mungesėn e zėrit tėnd, buzėqeshjeve tua, puthjeve tua, shikimeve tua, budallallėqeve tua...........dhe aspak nuk i besoj me thėnies: ’’ Koha shėron plagė’’. Ēdo ditė qėndrojė me shpresė se njė ditė do te kthehesh, dhe me kthimin tėnd do ti kthehet edhe kuptimi i jetės sime....... dhe gjithė atė qe pata kur ishim se bashku....................por dhembja ēdo dite rritet mė shumė, si pėr inat ajo nuk ka fund dhe lotėt nuk kane fuqi ta shprehin mungesėn tėnde, dhe pritja bėhet e kotė. Malli pėr ty kurrė nuk do te shuhet dhe ndoshta valėt e jetės do te me degdisin nėpėr lakime te ndryshme, por beso fuqishėm se ty kurrė nuk do te harrojė...

    **********Momenti te ndan nga e kaluara si perplasje qepallash e palodhura.Kur ndihemi te vetmuar refuzojme te hapim syte.Shfrytezojme luften brenda vetes per tu rebeluar dhe perfundojme duke luftuar me mullinje ere.
    Qajme se ndihemi te pakuptuar; Luftojme qe te mos dorezohemi por ne fund perfundojme te dorezohemi gjithmone per dicka. Hedhim dorashka duelesh, por s'dime nese e kemi te fituar ndonjehere te vetmen beteje: ate me veten...! Vleresojme te vleresueshmen dhe harrojme qe vleresimi s'ka asnjehere fund per te pavleren. Renditim ditet e jetes neper axhenda boshe si drure te ngulur ne toke,pa hedhur ne jete qofte te vetmen frut te shijshem,madje madje edhe nje frut qe na u dha e perdorem per te ngopur joshjen.
    Tani qe e mesuam kete,kemi mesuar edhe se si ta falim veten. Me vjen per te qeshur se si kerkojme pareshtur te gjejme telat e palidhura te nderthyrjeve rastesore te fatit.Ndonjehere jemi thjesht per tu meshiruar!!!****************

    E ndersa edhe nje dite tjeter tretet duke vrapuar..duke ndjekur jeten,
    papritur hedh shikimin pertej dritares dhe ngadaleson "hapin"..
    ...madje ndalesh perpara atij peisazhi qe jeta te dhuron...sepse nganjehere mjafton pak,
    shume pak qe syte e shpirtit te te mbushen plot jete...
    Si perendimi i diellit qe ke perpara....ato ngjyra aq te ngrohta,
    qe ndezin ndjenjat e zbehura qe ke ne zemer...
    ...ato rreze aq te brishta qe rizgjojne dicka ne fund te shpirtit!

    E humbur me sy e mendje pertej atij perendim reflekton me veten:
    "Nese jeta eshte kaq e pafajshme perse humbim kohe duke e ndeshkuar padrejtesisht?!"

    Njeriu, qenie e cuditshme!**************

    Sa hipokrite me duken njerzit ne kete nate te qete por te sperkatur me djallezi...
    Thone se jeta eshte si nje loje shau, qe po nuk perdore llogjiken dhe perceptimin humbe!
    Ndonjehere goditja na vjen si pa kuptuar thjesht nga nje levizje e gabuar impulsive....
    Ti e levize gurin....tani eshte rradha ime!


    ***************

    Ndonjehere kthej koken mbrapa, dhe per nje cast..
    me shfaqet gjithcka si nje vegim i turbullt...
    Per nje cast aty gjej njerzit, qe papritur mbaruan udhetimin e tyre perkrah meje,
    te gjitha enderrat e humbura gjate rruges, fjalet e mbuluara me pelhurin e heshtjes,
    dhe zgjedhjet qe me sollen ketu...
    Per nje cast...dhe nje fllad i lehte merr me vete gjithcka!*************

    Shpesh here e krahasoj shpirtin e njeriut me nje nje nga ato sirtaret
    apo kutiat me celes qe nje njeri mban thesarin e tij: kujtimet. Aty i
    flakim te gjitha ndodhite e se shkuares. Kujtimet e trishta i vendosim
    ne fund, ne menyre qe pluhuri i harreses ti mbuloje sa me shpejt. Sa
    me pak te dukshme e sa me pak te dijme dhe te jemi te vetdishem per to,
    aq me te lumtur do jemi. Kurse kujtimet e mira i vendosim gjithmone
    siper ne menyre qe sa here te kemi nje ballafaqim me kujtimet, te
    kemi parasysh vetem ato te kendshmet. Por jemi qenie egoiste...e
    prandaj vuajme...sepse na vret ndergjegj'ja per dicka te pabere ose
    te bere, per nje fjale te thene ose te pathene...per nje kujtim...per
    dicka qe ngel peng ne shpirt sa te jete jeta. Rob te pluhurit jemi!
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Burrelsja 7/7/2013, 11:13

    Tingujt..

    Tingujt po frymzohen
    Po marrin udhe te gjate
    Bashk me dallget e detit
    Te shoqeruar nga nje shtrengate.

    Ato po mbrrijen ngadale
    Edhe ne zemren time
    Po i falin melodi
    Edhe jetes time.....

    **********

    Cudi se si nje moment i shkurter ndryshon gjithecka. Edhe pse intriga te huaja te rishfaqen para syve edhe ti sheh nje tjeter njeri brenda syve te dikujt qe mendoje se e njihje, cuditerisht zhgenjimi nuk te dobeson....te kalon shkarazi. Te godet... pastaj humbet. Cudi se si nje moment te ben te rritesh kaq shume. Edhe e sheh boten serish, lakuriqe, te piset..., te zhgryer ne jashteshqitjet e saj e serish shemtia e saj nuk ta shqyen shpresen nga shpirti....nuk te helmon. Thjesht ndjen pak keqardhje luzion u fik...u shua, humbi dhe asgje me teper!
    Jeta fillon serish. Ti je po ajo qe ishe dje. Vetem pak me e rritur. Me nje grimcez njohuri me teper...Shpirti eshte i njejti. I imi shpirt qe i reziston gjitheckaje...
    Shpresat jane aty. Te mijat shpresa qe nuk shuhen kurre...


    **************

    Te gabosh pa pasur frike…
    te qash pa pasur turp...
    te te kuptoje edhe kur nuk ke te drejte...
    te mos ndjesh peshen e sakrificave...te zhveshesh shpirtin….
    te mos fshihesh pas hijeve...
    te gjesh buzeqeshjen...
    ai perqafim i sinqerte…
    ajo puthje aq e deshiruar...
    ai fllad lumturie...
    Ndoshta kjo eshte dashuria...*********

    Bote reale apo virtuale, te dyja te cojne ne perfundimin qe femra eshte kurve. E kur i jap perkufizimin kurve, nuk e kam per prostituten e rrugeve, qe nderron meshkujt per njeqind arsye te saj, po flas per kurvellekun e shpirtit. Po flas per ate kategori femrash te uleta, te cilat vene ne perdorim gjithe ligesine qe u permban zemra per te arritur qellime qe vetem mendja e tyre i di. Duke besuar ne aftesite e nje femre fillova te ndjej keqardhje per mashkullin . Jo rralle here ndodh qe mashkulli te bjere pre’ e mendimeve djallezore te femres, te ideve absurde se si nje femer e konceptopon jeten. Menyren sesi trajton dicka qe e ka per zemer, por qe papritur e kthen ne nje prone vetjake. E duke e pasur te tille, nuk i le hapesire te jete vetvetja. E drejton ****in e kundert ne kthesat qe do ajo vete, nxiton me ritme marramendese, e nese ai papritur pengohet, apo thjesht nuk mund ta ndjeke dot me, ajo tjetersohet, behet e eger, del nga vetja, e shikon nga lart me perbuzje si per ti thene "S’je per gje"! Dhe rrezikshmeria e te qenurit femer, arrin maksikumin kur nga nje , behen dy femra, pastaj tre dhe me shume. Krijohet nje lufte e heshtur ****esh, ne te cilen rregullat jane vendosur ne heshtje prej ****it me te bukur, dhe mashkulli thjesht duhet t'i ndjeke. I pelqen apo jo, s’ka shume rendesi. Por sigurisht, nuk duhet nenvleresuar per asnje moment te vetem, se mashkulli rralle here ve trurin ne levizje, e nxjerr jashte perdorimit si nje organ te trupit te skaduar tashme, per tia lene vendit ndonje organi tjeter qe merr situaten ne dore. E kur ndodh kjo, te menduarit me koken poshte, ne vend te kokes lart, femra e humbet lojen, dorezohet....por jo per shume kohe. Eshte aq e zonja sa te marri frenat ne dore, te braktisi mashkullin qe tashme eshte kthyer ne nje objekt pa vlere, per ta zevendesuar me nje loje me terhqese. Qe te kthehem te ideja e fillimit, duhet te jesh femer qe te kuptosh djallezine e nje femre te tille. Se sa eshte e zonja gjinia femerore qe ta rrotulloje boten si te doje , kete e dine mire te gjithe...e vetmja gje qe me ngushellon ne gjithe kete mesele, eshte fakti qe jo te gjitha femrat jane te tilla....egziston ende nje perqindje qe vuajne nga naiviteti, nga ndershmeria, nga besimi i verber qe kane kundrejt gjithckaje qe e rrethon,dhe pa dyshim jane pikerisht keto femra, qe bien viktima te parat. Nuk jane meshkujt fundja ata qe demtohen me shume prej kesaj lufteje cmendurie, por femrat naļve qe bien ne kurthin e kurvave te panumerta. Eshte vertet per te ardhur keq. Ky eshte realiteti, ku ka femer , ka ligesi, ka sigurisht edhe bukuri, por kjo bukuri mbytet nga gojet e keqia, urrejtjet hakmarrjet dhe xhelozite. E ndersa nje femer e bukur ne shpirt ( c'rendesi ka sa te bukur i ka syte, buzet, apo trupin), jepet e gjitha, me gjithe ciltersine e saj, dashurine e saj per jeten, per te gezuar cdo moment ne kete bote, kurthi eshte ngritur tashme prej shpirtrave te shemtuar ne maksimum!
    Eshte me mire qe nje femer naive, mos ti futet fare asaj loje! Sigurisht qe ka per te humbur, sepse ligesia fiton gjithmone ne kete jete. S'ka vend per ndershmerine! Cdo hapesire eshte pushtuar nga kurvelleku, qe me ngjan me rrjeten e nje mirimange, e cila zoteron gjithcka!

    *********************

    S'te besoj, o vdekje, s'te besoj.
    Mos m'u drith e m'u perdrith.
    S'te besoj, kot e ke s'te besoj
    s;te besoj qe regjistrin tend ke hapur ,
    regjister era dhe te kalbezuar.
    s'te besoj qe erdhe per te me marre
    s'te besoj pra s'te besoj....
    Ndoshta po ulerin ne brebdesi
    per kete mosbesim-marrezi
    Por c'te bej qe dot ty s'te besoj?

    Shpesh une i therras jets,
    pergjigje nga vdekja marr.
    Shpesh dua te prek jeten,
    papritmas me drith ftohtesia e vdekjes.
    O Zot, perse, perse papritur
    vdekja ne boren e jetes perzihet?

    *****************

    Sonte dua te shkruaj per ty. Mendime mbase te thena nga malli, qe rritet.
    Mall i pakontrollueshem, qe me shtyn me force, e ushqen kohen qe kalon.
    Ne mendje edhe pa ndonje imazh, bombarohem me fjale te pavdekshme ashtu sic vete koha.
    Vullkan ndjenjash qe arrin ne zemer e shkrin cdo copeza te akullta, lot te gedhendur nga enderra, asnjehere te realizuara.
    Tashme te lena menjane...Asgjeja lundron ne ajer. Te heshtura stinet zevendesojne njera- tjetren.
    Rreze drite kercasin mbi xhama dritaresh e ne boshllek, dyer te hapur drejt asgjese.
    Ne shpirt, nje ishull i humbur ne nje det plot boje...shenja te thella te nje trishtimi te vjeter.
    Fjale qe fluturojne ne erresiren e nates, e vizatojne te kaluaren e cila vret te ardhmen duke i hedhur nje perde syve te tashmes.
    E kam akoma deshire te shkruaj per ty...Ty qe nuk me degjon!
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/7/2013, 01:09

    Nuk dua tė qajė mė,,, dua tė jemė dhe unė e lumtur,,, nuk dua tė derdhė mė lotė pėr ty... Jamė shumė e lodhur nga gjithėēka. Kamė nevojė tė buzėqeshė, tė jemė e lumtur dhe unė si tė gjithė tė tjerėt, e meritojė apo jo ????

    Dua tė jemė e lumtur me njerėzit qė vuajnė me mua... Dua thjeshtė tė harrojė, besom po mundohem me gjithė fuqinė qė kamė mos tė mendojė mė pėr ty... Po mundohem tė rindėrtojė njė jetė tė re pa TY, mos u habit qė themė kėtė gjė jam me vėrtet e lodhur nga monotonia jote, s'mė jep mė asnjė emocion pėrveē kujtimeve qė jetojnė brėnda meje...

    Mbete njeri i ftohur i pa afrueshėm dhe me karakterin tėnd besom!!! Ėshtė e vėshtirė qė do tė kuptojė dikushė. Mbase ishe kėshtu vetėm me mua, shpresojė qė po ... Themė shpresojė pėr ty pėr jetėn tėnde sepse me atė karakter nuk ikėn shumė largė vetėm qė largonė njerėzit qė tė duan vėrtet nga vetja jote, por pak rėndėsi ka ajo qė themė unė.... Sepse nėse do mė kishe dhėnė rėndėsi ose pak vėmėndje nuk isha kėtu duke tė kėshilluar pėr t'ė 1000 herė...

    Unė dua tė ndryshojė tė rikthehem ajo qė isha... Dhe ajo qė dikurė isha mė mungon shumė, mė mungonė buzėqeshja ime, mė mungonė koha qė humba, mė mungojnė miqtė e mijė qė lashė nėnjėanė pėr tė kushtuar vėmėndje ty, mė mungonė ajo vajza e thjeshtė dhe pa mendime qė isha dikurė.

    Mė ndryshove, por nė tė keqe... Nuk fitova asgjė pėrveē qė humba gjithėēka....!!
    Arlo
    Arlo
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Copėzė jete...  2eyci2f
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 08/05/2008
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 50616
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 91675
    <b>Votat</b> Votat : 440
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nga te gjitha genjeshtrat qe me the... 'Te Dua' ishte e preferuara ime!

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Arlo 11/7/2013, 01:47

    Kurva qe fjeti me mua mbreme kishte tiparet e tua. Zhvishej si ti... Prekte si ti... Puthte si ti... Shkrihej si ti...
    Kurva qe fjeti me mua mbreme kish dashuruar shume ne jete. Si ti, kish tradhetuar dhe ish tradhetuar... Si ti, kish enderruar dhe enderronte... Si ti, kish fluturuar dhe fluturonte... Si ti, kish rrezikuar dhe rrezikonte... Si ti.
    Kurves qe fjeti me mua mbreme i pelqenin qiejt dhe detet, lulet dhe zogjte, femijet... Si ti, i pelqenin dhuratat, parfumet, bizhuterite, kafshimet, tradhetite...
    Kurva qe fjeti me mua mbreme ne germadhat e shpirtit te saj vec per nje nate beri pak vend per mua "Kjo jam une. Po te pelqeu, rri!"... edhe kjo si ti...
    Kurves qe fjeti me mua mbreme i fala epshin, djersen, e me fali qetesine...
    Kurva qe fjeti me mua mbreme nuk me pyeti per emrin tim, as une per te sajin... Tashme njiheshim.
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/7/2013, 23:57

    Dikur VENDOSA TĖ NUMEROJ LOTĖT DHE BUZĖQESHJET... Gjatė numėrimit kuptova se lotet ishin rrjedhė e dobėsisė, ndėrsa buzėqeshjet pasojė e lumturisė... Kjo mė tregoi se jeta mė ka dhėnė mė shume asrye pėr tė qėnė i/e lumtur sesa i/e trishtuar! Ēdo ditė sapo zgjohem falenderoj Zotin, ēdo natė para se tė fle, i lutem dhe i falem! Asnjėherė s'duhet tė harrojmė sesa mirėnjohės duhet t’i jemi ATIJ edhe jetės!

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Copėzė jete...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 16/11/2024, 11:29