BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pse bejme levizje te tilla naten?

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Pse bejme levizje te tilla naten?

    Mesazh nga Albatros 20/4/2011, 10:13

    Pse bejme levizje te tilla naten? 076

    Studimi francez i drejtuar nga Delphine Oudiette, eksperte ne dinamikat e procesit te gjumit ka shqyrtuar me shume kujdes nje video ne te cilen shfaqet nje grua duke fjetur. Nje studim francez ka deshmuar se si trupi yne perserit gjate nates levizjet e mesuara gjate dites. Sipas studiuesve, keto te dhena jane nje shprese me shume per te depertuar ne problemet qe krijohen nga sonambulizmi.

    Studimi francez i drejtuar nga Delphine Oudiette, eksperte ne dinamikat e procesit te gjumit ka shqyrtuar me shume kujdes nje video ne te cilen shfaqet nje grua duke fjetur. Levizjet e saj ne gjume jane te tilla qe e bejne gruan te ngjaje sikur po kercen funky dance. Ajo qe eshte per t’u cuditur eshte fakti qe hapat qe ajo ndjek ngjajne gjithnje e me shume me hapat qe ka mesuar pak ore me pare duke ndjekur disa pamje nga kompjuteri. Ky studim ka treguar se si trupi yne riprodhon ne gjume cfare meson gjate dites.

    Ky studim eshte publikuar ne Plos ONE dhe sipas tij kur ne flejme gjume ne trurin tone aktivizohen te njejtat zona qe perfshihen kur ne mesojme dicka dhe e shtyn mendjen per te perseritur informazionin e fituar gjate zgjimit.

    Per te kuptuar dicka me shume, shkencetaret kane ekzaminuar rreth 70 vullnetare, 1/3 e te cileve ishin me proces gjumi te shendetshem, 1/3 me probleme sonambulizmi dhe 1/3 tjeter te prekur nga "REM sleep behaviour disorder" qe nenkupton probleme me sjelljen ne gjume. Hulumtuesit u kane kerkuar atyre qe te ushtronin detyra te ndryshme gjate dites si per shembull te shtypnin butona me ngjyra dhe te ngrinin apo te ulnin krahun ne perputhje me komanden qe u jepte ekrani i kompjuterit. Me pas te gjithe keta persona i’u nenshtruan nje monitorimi rigoroz te sjelljeve te tyre gjate nates. Te filmuar me ane te videokmerave, u vertetua se levizjet qe vullnetaret kryenin gjate nates ishin o te ngjashme ose thuajse te njejta me ato qe kryen gjate dites.

    Sipas kerkuesve, ky studim eshte nje deshmi e gjalle e menyres se si truri human rikrijon gjate gjumit informacionet motorrike te magazinuara gjate zgjimit dhe ky zbulim sherben per te gjetur kura me te mira per te gjithe personat qe kane probleme shqetesuese me gjumin.

    Gjate viteve shkenca ka provuar se nje nga funksionet e trurit eshte qe te lejoje perforecimin e informacioneve te fituara gjate dites, qofshin ato vizive, hapesinore, etj. Mendohet se gjate gjumit ndodh nje proces ripastrimi dhe riorganizimi qe sherben ne ndarjen e informacioneve pak domethenes dhe evidentimin e informacioneve te rendesishme, shqetesuese dhe qe ndikojne ne menyre te dobishme gjate procesit te te mesuarit.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 12:51