Pas katalanasve me Cristoforo Colombo-n, tani jane kroatet qe duan tja hedhin perseri italianeve. Marko Polo do te kete nje muse ne Yangzhou ne Kine, per nder te vepres se tij qe coi ne zbulimin e saj nga ana e Europianeve.
Me rastin e inaugurimit te tij, ish presidentit kroat Stjepan Mesic, ka ngritur edhe nje here pretendimin, sipas te cilit, ai ( Marko Polo ) ka qene kroat.
Ne fakt nuk eshte hera e pare qe zbuluesi i Kines te konsiderohet me origjine kroate, dhe per kete i referohen nje legjende, sipas se ciles Marco Polo ( kroatet e kane me "k", Marko) ne vitin 1298 zihet rob nga ana e gjenovezeve gjate nje beteje detare ne Curzola, ne Dalmaci.
Mirepo historiane te tjere madje edhe te zones si Alvise Zorzi, e mohojne me argumenta kete sajese.
Por edhe sikur Curzola, te jete realisht vendlindja e Polos, sikurse edhe pretendohet, ajo ne ate kohe ishte shume me prane Venecias, dhe te thuash se Marko Polo i shte kroat vetem per kete arsye, eshte njesoj si te thuash se Giuseppe Garibaldi ishte francez, pas ka lindur ne Nice te Frances.