A keni degjuar ndonjehere se me ane te shkrimit te dores mund te mesojme shume mbi menyren se si dashuron nje prson dhe mbi karakteristikat e tija karakteriale?
Interpretimi i shkrimit te dores nuk eshte i dobishme vetem per prova e analiza te bera nga ekspertet mbi ceshtje te caktuara ligjore apo studime te ndryshme profesionale, por mund te jete nje mjet i dobishem per te gjithe ne deshirojme te njohim me mire njeri-tjetrin dhe te thellojme anet positive dhe ndjenjat e pavetedijshme personale apo te personit tjeter qe na intereson. Ja disa te dhena qe sherbejne si kode per te kuptuar dicka me teper mbi dashurine duke u mbeshtetur vetem ne kaligarfine e nje individi:
Ceshtja kryesore qendron ne letren G. Nje leter me rendesi thelbesore e cila eshte e lidhur me sferen e seksualitetit. Sipas analisteve nje G shume e ngushte tregon represion te impulsive seksuale dhe ndjenjave intime, kurse nje G shume e rrumbullakosur dhe disi e zmadhuar i takon nje personi te pasionuar.
T-ja eshte nje pike tjeter shume e rendesishme ne grafologji, vecanerisht vija horizontale e saj. Nese paraqitet me nje vije horizontale te lakuar, eshte tregues i nje njeriu te embel, te dobishem dhe te gjendshem.
O-ja eshte nje germe e cila mund te tregoje shume per pamjen tuaj fizike. Ne qofte se kjo germe ka tendence per te devijuar larte ne te djathte, eshte nje tregues per nje person me nje karakter dominues dhe qe ne nje marredhenie ne cift tenton te mbizoteroje mbi partnerin. Ne qofte se kjo germe tenton te devijoje ne te majte, duhet te kuptojme qe personi i cili po shkruan eshte mesuar te genjeje.
Personat e merzitshem dhe te parashikueshem kane si tendence qe te shkruajne me germa te se njejtes gjatesi. Ne qofte se letrat jane te shkruara mire, personi eshte i sigurt ne ate qe ai shkruan, por nese germat tentojne te zvogelohen atehere kjo eshte nje e dhene per ekzistencen e qellimeve te erreta dhe paqartesive qe ekzistojne ne kete person, megjithate, ne pergjithesi eshte nje person i ndjeshem ndaj nevojave te te tjereve.
Burrat te cilet insistojne ne imtesirat e germave si pikat e germave, apo grepat e tyre jane persona krijues, por ne te njejten kohe, shume narciziste dhe kane tendence qe te marrin gjithnje vendin e nderit.
Dhe se fundmi kush ka tendence per te shkruar me shkronja kapitale nuk eshte shume i besueshem.
Sigurisht, qe keto udhezime jane ne vija te pergjithshme dhe se per nje analize te hollesishme nevojitet studimi i cdo detai ne te gjithe teresine e shkrimit, megjithate, keto udhezime mund te sherbejne per nje veshtrim me te thelle dhe nje kendveshtrim me shume per personin qe na intereson.