Teknologjia e larte tashme ka hyre edhe ne boten e sportit dhe te futbollit vecanerisht.
Duket pak e veshtire qe teknologjia e larte te bej vend ne kete tempull,
nga me konservatoret dhe tradicionalet ne drejtim te "besnikerise" dhe
qendrimit ndaj rregullave te sprovuara tashme prej me shume se nje
shekulli, por sipas te gjitha gjasave, kjo shpikje, mundet qe te shenoje
nje nga perputhjet me jetegjata te ketij sporti tradicional dhe
konservator, me teknologjine hi tech.
Eshte fjala per shpikjen e nje topi, i cili eshte ne gjendje qe te
ndryshoje ngjyren e tij, ne varesi te faktit nese e ka kaluar apo jo
vijen e portes, ate fundore, anesore, madje te jete i ndjeshem edhe ndaj
faktit nese lojtari qe e merr ne kembe eshte ose jo ne pozicion
jashteloje.
Kjo shpikje, para segjithash ndihmon gjygjtarin e ndeshjes per te qene
me i sigurt ne vendimet e tij, te cilat jo rralle here jane shume
vendimtare dhe shenojne jo vetem rrjedhen e lojes, por edhe fatin e
takimit.