BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kur “Facebook” tė zgjon nga gjumi

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kur “Facebook” tė zgjon nga gjumi

    Mesazh nga LePuRuShJa 24/5/2011, 13:50

    Kur “Facebook” tė zgjon nga gjumi Images

    Dikur mėngjesi niste nė tualet, pastaj te dera e shtėpisė pėr tė marrė gazetėn. Ndėrsa tani...

    Lamtumirė mėngjesit familjar. Sot, nė Amerikė, prindėrit dhe fėmijėt zgjohen me njė refleks tė ri. Sapo hapin sytė, ndezin celularin pėr SMS-tė e para, tweet-et e mėngjesit apo ngjiten pas ekranit tė kompjuterit pėr tė kontrolluar e-mailin dhe “Facebook”-un. Vetmia dixhitale duket se po vret edhe ritin e fundit tradicional nė jetėn e zakonshme. Tė parėt qė e kuptuan ishin kolosėt e telekomit amerikan, “Verizon”. Vėllimi i tyre i trafikut tė SMS-ve ka pasur trafik tė jashtėzakonshėm, 50 pėr qind krahasuar me vitin e shkuar dhe pikėrisht nė orėn gjashtė ose shtatė tė mėngjesit. “Akamami”, qė administron serverėt e “Facebook”-ut, ka vėnė re njė numėr tė madh vizitorėsh online mė herėt se ora shtatė e mėngjesit: piku arrihet nė orėn kur thuajse tė gjithė, sapo zgjohen nga gjumi pėr tė shkuar nė punė, pėrpara se tė hanė mėngjes, lajnė dhėmbėt apo shkojnė nė tualet, hapin mjetet e teknologjisė, pėr tė mos qenė asnjė sekondė pas me tė rejat e fundit.

    Teknologjia duket se po ndryshon zakonet antike tė jetesės. Pas zgjimit nė mėngjes, veprimi i parė i menjėhershėm dhe i domosdoshėm nuk ėshtė mė kafeja nė kuzhinė me familjarėt, por dėshira pėr t’u njohur me tė rejat e fundit dixhitale tė miqve dhe tė afėrmve. Mėngjesi amerikan nė kohėn e internetit nuk ka mė aromėn e kafeinės, bukės sė thekur, proshutės dhe vezės. “Veprimi i parė i ditės ka ndryshuar nė mėnyrė dramatike. Dikur niste nė tualet, pastaj te dera e shtėpisė pėr tė marrė gazetėn. Ndėrsa tani, edhe unė, si gjithė tė tjerėt, kontrolloj postėn elektronike”. “New York Times” komenton kėshtu: “Pas gjashtė ose shtatė orėsh izolimi nga rrjeti, njerėzit zgjohen me nevojėn e telefonit ose kompjuterit. Shpesh, para se tė ngrihen nga krevati, kanė rindezur tė gjitha mjetet teknologjike”. “Arbor Networks”, njė shoqėri “hi-tech” nė Boston qė analizon pėrdorimin e internetit, tregon se trafiku online bie nga mesnata deri nė orėn gjashtė tė mėngjesit, pėr tė arritur pikun nė shtatė.

    Aq mė tepėr qė me oraret e ndryshme dhe globalizimin, shumė e dinė qė gjatė natės mund tė kenė marrė mesazhe nga Europa, Azia etj. Ora e zgjimit, kur dikur prindėrit ziheshin me fėmijėt se kush do ta bėnte i pari dushin, sot ėshtė ora kur ata zihen se kush do ta ndezė i pari ekranin e kompjuterit. Nė shtėpitė ku tė gjithė anėtarėt kanė kompjuter dhe celularė, mėngjesi nuk ka mė asgjė tė pėrbashkėt me ata tė mėparshmit. Pėr shembull, nė shtypin amerikan citohet rasti i familjes Gude, nė Miēigan, e vendosur nėn vėzhgim nga inserti teknologjik i “New York Times”. Babai Karl, docent nė Universitetin e Miēiganit, mamaja Dorsey, fėmijėt Erik dhe Cole, janė kavjet e studiuara pėr tė kuptuar mė mirė zgjimin e amerikanėve.

    Disa vjet mė parė, familja Gude i kalonte minutat e para tė mėngjesit tė ulur sė bashku nė tavolinė, duke ngrėnė dhe duke biseduar pėr fillimin e ditės. Sot, tė atin, nė orėn gjashtė tė mėngjesit e gjen tė ulur nė tavolinėn e kompjuterit duke kontrolluar e-mailet, pastaj mesazhet nė “Twitter”. Erik dhe Cole e nisin me SMS-tė, pastaj shkojnė nė “Facebook” dhe nė videolojėrat e instaluara nė celular. Mamaja, Dorsey u pėrfshi e vetme nė njė betejė pėr tė mbrojtur intimitetin familjar, por nė fund nuk mundi t’ia dilte mbanė: edhe ajo ka laptopin e saj si shok tė zgjimit. Madje, edhe zakoni pėr t’i ngritur fėmijėt nga shtrati se bėhen vonė nė mėngjes ka ndryshuar: babai u dėrgon SMS fėmijėve pėr t’u ēuar. “Telefoni, - thotė ai, - ėshtė bėrė mjeti ynė i komunikimit, edhe kur jemi tė gjithė nė shtėpi”.

    Mėngjesi, i domosdoshėm

    Imazhi ėshtė gjithnjė i njėjtė, nga njė brez te tjetri, pavarėsisht kohės, punės apo moshės: nėna dhe babai pėrpara me filxhanėt e ngrohtė dhe tabakanė tė mbushur me kroasantė apo ėmbėlsira tė tjera. Kėshtu i ilustrojnė mėngjeset televizionet dhe gazetat prej mė shumė se gjysmė shekulli. Nė tė vėrtetė, sot nuk ėshtė mė kėshtu, sepse luksi i vėrtetė i kėtij mijėvjeēari nuk ėshtė paraja, por koha. Madje edhe nė mėngjes. Sot nuk na mungon asgjė: kafe, fruta nė tė gjitha stinėt, qumėsht i shijshėm, bukė e ēdo lloji apo biskota tė shijshme. Me pak fjalė, mėngjesi i bollshėm ėshtė pasqyra besnike e zgjimeve tona tė pėrditshme. Kėrkimet e fundit tregojnė se rreth 80 pėr qind e europianėve e nisin ditėn duke ngrėnė mėngjes, megjithėse askush nuk i kushton atij mė shumė se 11 minuta. Meqenėse ėshtė edhe vakti i parė i ditės, duhet tė jetė i pasur, i larmishėm, i tretshėm dhe mbi tė gjitha, tė konsumohet nė qetėsi. Mėngjesi mė i dashur qė europianėt preferojnė ta hanė nė bare ėshtė shumė larg atij tė shėndetshmit.

    Por edhe nė shtėpi gjėrat nuk shkojnė mė mirė, sepse zakonisht mbi tavolinė dy ushqimet mė tė dashura dhe mė tė shpeshta janė biskotat dhe kutia me “corn flakes”. Sikur kjo tė mos mjaftonte, mė shumė se gjysma e njerėzve kanė hequr dorė prej vitesh nga mėngjesi familjar, duke zėvendėsuar ritin kolektiv me praktikėn e njė personi tė vetėm. Ėshtė vėrtet pėr t’u adhuruar qė nė disa vende tė Europės Perėndimore mėngjesi ėshtė pasaporta e duhur pėr ta nisur mirė ditėn. Praktika e shėndetshme e tė ushqyerit me briosh, qumėsht, gjalpė, bukė tė thekur apo vezė tė skuqura, proshutė dhe bukė tė zezė, ėshtė pėr t’u marrė shembull. Por edhe pse shumė prej nesh e dinė rėndėsinė e tij, askush nuk merr guximin t’i kushtojė aq shumė vėmendje. “Duhet tė mėsojmė tė ushqehemi, e jo tė hamė thjesht se jemi tė uritur”, - tregojnė dietologėt, tė cilėt e vėnė theksin mė shumė te cilėsia e ushqimeve, se sa te pėrmbajtja e kalorive tė tyre. Sekreti qėndron te mėnyra e ngrėnies dhe shijimit. Atėherė vėrtet ia vlen qė tė ngrihemi gjysmė ore mė parė se sa orari i zakonshėm. Ato qė zakonisht heqin dorė nga mėngjesi janė femrat.

    Ndoshta ideja e kileve tė tepėrta i tmerron. Sipas statistikave tė bėra, njė nė katėr femra nga mosha 25-37 vjeēare zakonisht nuk e hanė mėngjesin. Por nuk duhet asnjėherė tė harrojmė se studimet shkencore tė 20 viteve tė fundit kanė arritur nė pėrfundimin se mėngjesi ėshtė vakti mė i rėndėsishėm dhe i domosdoshėm i ditės. Njė mėngjes sado i thjeshtė, me qumėsht, reēel apo fruta, ėshtė burim vitaminash. Ai jep pėrqendrim mė tė madh dhe rrit mundėsinė pėr tė kontrolluar peshėn. Studimet tregojnė se fėmijėt qė hanė mėngjes kanė arritur rezultate tė larta nė provime dhe njė nivel mė tė lartė tė pėrqendrimit nė klasė. Ata gjithashtu janė mė tė gjallė dhe kreativė. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė rriturit. Ėshtė vėrtetuar se ata qė nuk hanė rregullisht vaktin e parė tė ditės, kanė mė shumė mundėsi pėr t’u bėrė obezė. Shumė tė rritur nuk hanė mėngjes me shpresė se do tė dobėsohen. Pėr fat tė keq, ideja e humbjes sė kilogramėve nė kėtė mėnyrė ėshtė e dėshtuar. Shqip

      Ora ėshtė 29/3/2024, 05:46