BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Hotelet me te mire dhe me te rinj ne bote

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Hotelet me te mire dhe me te rinj ne bote

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/6/2011, 08:32

    Hotelet me te mire dhe me te rinj ne bote Images

    Cdo vit revista “Travel Leisure'” ngre kete pyetje duke derguar me mision stafin e saj per te eksperimentuar personelin, komoditetin, arredimin, dhe cdo detaj tjeter qe lidhet me hotelet e reja me qellim per te kupuar se cilet jane hotelet me te mire per t’ua sygjeruar me pas turisteve nga mbare bota.

    Lista e hoteleve te mira qe revista na ofron eshte shume e gjate, por ne do te perqendrohemi te 10 me te miret. Kujdes, sepse nuk eshte e thene qe hotelet me te mira te jene edhe me te shtrejntet.

    1. Royal Mansour, Marrakesh, Marok -
    Nuk eshte sigurisht nje nga hotelet e perballueshem nga cdo njeri per arsyen e thjeshte se ai eshte nje projekt personal i Mbretit te Marokut, Mohamedi i VI. Nje hotel pa dhoma, por me “Riad-e’ dhe nje oborr gjigand e nje staf te gatshem per te permbushur cdo kerkese te cdo vizitori. Cmimi fillestar per cdo riad fillon nga shifra 2.360 dollare .

    2. Saffire Freycinet,Tasmania, Australia - Nese ju doni te jetoni per nje kohe te zhytur ne luks, ky eshte vendi i duhur. I projektuar qe te ngjasoje me nje shtepi plazhi per te mos bere kontrast me bukurite natyrore te ishullit. Eleganca e ambienteve le pa fryme njesoj si edhe cmimi i tyre. Vetem nje dhome dyshe kushton 1.450 dollare e larte.

    3. Olarro, Kenya -
    Nese deshironi te kaloni pushime paqesore, ky eshte vendi i duhur. Arkitetkti Anthony Russell ka punuar personalisht per te 7-ta vilat, ku secila ka nga dy dhoma gjumi, dysheme druri dhe nje tavan qe krijon idene e nje tende. Nje dhome gjumi per dy veta kushton rreth 1.370 dollare e larte.

    4. Le Royal Monceau-
    Raffles, Paris - E nuk kishte si te mungonte Parisi. Gjendemi perball nje hoteli luksi vetem dy hapa larg Harkut te Triumfit. Per ke deshiron te qendroj ne zemer te Parisit dhe te shijoje edhe artin kontemporan mund te zgjedhi nje dhome per dy vete me nje cmim prej 1.115 dollare nata.

    5. Hotel Shangri-La, Paris - Hotel aziatik ne mes te Parisit. Me pamje nga Kulla Eiffel, i paisur me dhoma me veranda gjigande dhe nje sherbim i persosur. Nje dhome per dy persona mund te gjendet me nje cmim minimal prej 1.035 dollaresh dhe me shtrejnte.

    6. Delaire Graff Lodges & Spa,Afrika e Jugut - Dallohen per kantinat me mure prej xhami, oxhaket e shumte ne dhomat e servirjes se veres dhe koleksioni personal te Laurence Graff, argjendarit te njohur britanik, i cili ka ideuar kete hotel. Cmimet e dhomave dyshe fillojne nga 960 dollare nata e larte.

    7. One&Only The Palm, Dubai - Nje hotel i pajisur me veranda te shumta qe u mundesojne vizitoreve pamjen e vecante te pishinave te rrethuara nga palmat e shumta. Dhomat e ketij hoteli kushtojne nga 950 dollare e larte.

    8. Taj Falaknuma Palace, India - Dikur pallati i Nizam Hyderabad, i njohur si njeriu me i pasur i botes. Pas nje restaurimi te gjate 10 vjecar eshte hapur per vizitoret. Dhomat jane te ngjashme me ato te nje muzeumi dhe eshte i pajisur me nje biblioteke te pasur dhe me pamje spektakolare. Dhomat dopio kushtojne nga 890 dollare e larte.

    9. Montage Deer Valley,Shtetet e Bashkuara te Amerikes - Nje hotel i persosur per ke deshiron te beje ski. I hapur nga dhjetori i vititi 2010, ky hotel gjendet fare pak larg Salt Lake City. Dhomat per dy prsona kushtojne 845 dollare.

    10. Playa Vik José Ignacio, Uruguai
    - Ajo qe fare pak kohe me pare ishte vetem nje fshat peshkataresh tashem eshte transformuar ne nje oaz luksi fale ketij hoteli. Me pishine dhe pamje te magjishme te perendimit nje dhome ne kete hotel kushton rreth 750 dollare e larte.

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:48