BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Duro: Bie Mavrova, mė 10 qershor nis stėrvitja nė Korēė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Duro: Bie Mavrova, mė 10 qershor nis stėrvitja nė Korēė

    Mesazh nga Albatros 8/6/2011, 22:01

    Trajneri i korēarėve deklaron se faza pėrgatitore nė Maqedoni s’do tė zhvillohet, pasi grupi i futbollistėve nuk ėshtė akoma gati

    “Deri mė 10 qershor nuk jemi gati dhe kjo na detyroi qė tė rrėzojmė pistėn e Mavrovės pėr tė zhvilluar njė pjesė tė fazės pėrgatitore. Sot (dje) po kthehem nė Shqipėri, pasi kam qEnė me pushime pėr disa ditė nė Greqi dhe ditėn e premte do tė jem nė Korēė, ku do tė fillojmė, sė pari, grumbullimin e skuadrės dhe tė shikojmė nė atė moment edhe grupin, i cili them se pas startit tė stėrvitjeve do tė formohet gradualisht.”

    Me kėto fjalė e ka nisur prononcimin e tij tė djeshėm trajneri i Skėnderbeut, Shpėtim Duro. Tashmė skuadra ka tė konfirmuar vetėm stėrvitjet nė Slloveni, nga data 26 qershor-6 korrik.

    Grupi “Nė fakt, e kisha menduar qė gjithēka do tė mbyllej pėr sa i pėrket merkatos deri mė 10 qershor dhe skuadra do tė udhėtonte mė pas e qetė drejt Maqedonisė, por planet tona janė prishur dhe kjo lidhet me formimin e grupit.

    Nėse do ta kisha grupin 100% gati, atėherė gjėrat do tė ishin ndryshe dhe nuk do tė kishim probleme tė tilla, por kjo tashmė ėshtė rrėzuar dhe mendoj qė duhet tė qėndrojmė nė Korēė tė paktėn dy javė dhe mė pas tė mendojmė pėr fazėn pėrgatitore nė Maribor tė Sllovenisė,” – ka shtuar trajneri Duro.

    Provat “Do tė kemi edhe futbollistė qė do tė vijnė nė provė. Pjesa mė e madhe e futbollistėve qė kanė qenė pjesė e Skėnderbeut nė sezonin e kaluar nuk kanė nevojė pėr provė dhe ata tashmė janė deklaruar si lojtarė tanė, ndėrkohė qė e gjithė vėmendja do tė pėrqendrohet tek ata lojtarė qė do tė vijnė pėr t’u provuar dhe pasi tė mbėrrijnė, mė duhet t’i vėzhgoj pėr disa ditė dhe mė pas tė marr edhe vendimin pėrfundimtar.

    Gjithēka do tė thotė qė Skėnderbeu do tė fillojė tė marrė formėn e duhur pas 10 qershorit nė qytetin e Korēės, atje ku do tė fillojė edhe grumbullimi,” – mbyll fjalėt trajneri shpėtim Duro.

    Bicaj joshet nga jashtė, por nuk lėviz

    Nga tė paktėt qė ka kaluar pushimet nė Shqipėri ėshtė mbrojtėsi shtatlartė Ditmar Bicaj, i cili vazhdon tė jetė nė pritje dhe nuk ka asnjė njoftim nga ana e drejtuesve korēarė pėr tė firmosur edhe kontratėn e re. Bicaj pohon se ka dy oferta tė tjera nga jashtė vendit dhe ėshtė nė pritje edhe tė pėrgjigjeve nga ana e dy klubeve tė huaja.

    “Janė dy oferta tė mira dhe nuk di ēfarė tė them mė shumė se kaq dhe pėr disa arsye nuk mund t’i pėrmend edhe emrat e ekipeve. Nėse do tė vendos pėr tė qėndruar nė Shqipėri, ka vetėm njė skuadėr ku mund tė luaj dhe kjo ėshtė Skėnderbeu. Nė Korēė kam kaluar shkėlqyer pėr njė sezon tė tėrė dhe mund tė them se ėshtė njė skuadėr mė shumė se korrekte nė tė gjitha drejtimet, aq mė tepėr qė fitova edhe titullin me kėtė skuadėr,” – thotė Bicaj.

    Lako nuk ėshtė mė nė planet e korēarėve

    Eshtė krijuar jo pak konfuzion nė radhėt e korēarėve. U deklarua se tė gjithė do tė qėndronin, apo deri mė 10 qershor do tė mbylleshin tė gjitha kontratat dhe pastaj do tė iknin nė Mavrovė pėr t’u stėrvitur, por gjėrat janė rrokullisur dhe tashmė asnjė nuk e di ēfarė po ndodh tė bardhekuqtė.

    Dje, nė telefonin e mbrojtėsi korēar Stavrion Lako ka ardhur njė thirrje nga drejtuesit, duke i deklaruar: “Nuk jem mė nė planet e Skėnderbeut, kėshtu qė je i lirė tė gjesh ekip tjetėr.” Natyrisht, Lako mė shumė ėshtė habitur sesa mėrzitur, sepse ai kishte marrė besimin pas fitimit tė titullin kampion qė do tė ishte nė ekip edhe pėr mė tej, por gjėrat kanė ndryshuar totalisht.

    Pas Joliēit, Grabiēit dhe Markoviēit, i larguari i radhės tashmė ėshtė Lako. Por burime pranė klubit bėjnė tė ditur se do tė ketė edhe tė tjerė qė mund tė largohen.

    Orelesi-Ribeiro, mbėrrijnė disa ditė mė vonė

    Dy futbollistėt e huaj tė Skėnderbeut, nigeriani Nuredin Orelesi dhe braziliani Ribeiro Bernardo, kanė lajmėruar trajnerin Shpėtim Duro qė do tė mbėrrijnė nė Korēė disa ditė mė vonė se data 10 qershor. Kėtė lajm e ka pohuar ditėn e djeshme vetė trajneri Duro:

    “Orelesi dihet qė ėshtė i grumbulluar me kombėtaren e tij dhe mė ka marrė leje edhe pėr disa ditė tė tjera. Ky lojtar menjėherė sapo tė mbėrrijė nė Korēė, do tė firmosė edhe kontratėn e re. Pė rsa i pėrket Ribeiros, edhe me tė kam komunikuar dhe mė ka thėnė se pėr disa arsye familjare, ai do tė mbėrrijė disa ditė mė vonė.

    Ne do t’i presim dhe nuk janė vetėm kėta lojtarė qė do tė vijnė me vonesė, por ka edhe tė tjerė dhe kjo mė bindi tė vendos pėr tė shtyrė edhe fazėn pėrgatitore nė Mavrovė.”

    Nė provė do tė jetė edhe njė argjentinas

    Pėrveē dy futbollistėve kroatė, njė polak dhe njė portugez, qė tashmė dihet qė do tė vijnė nė Korēė pėr t’u provuar nga trajneri Duro, pritet qė sė shpejti tė mbėrrijė nė qytetin juglindor edhe njė futbollist argjentinas. Flitet se ky lojtar do tė vijė nė Shqipėri nė tė njėjtin avion qė do tė udhėtojė edhe Rafael Soza, por akoma nuk dihet emri dhe ēfarė roli luan ky futbollist i huaj.

    Skėnderbeu ka vendosur qė pas datės 10 qershor tė sjellė nė Korēė futbollistė nga shtete tė ndryshme tė botės, madje flitet se tė gjithė kėta lojtarė qė do tė mbėrrijnė janė futbollistė cilėsorė, por ai qė do tė japė vendimi pėrfundimtar, nėse do tė qėndrojnė apo jo, do tė jetė vetėm trajneri Shpėtim Duro. Deri tani, siē dihet, me Skėnderbeun kanė pranuar tė jenė pjesė e tij vetėm Emiljano Vila dhe Nuredin Orelesi.

    MBROJTĖSI PRET OFERTĖN KORĒARE
    Vrapi me pushime nė Itali: S’kam vendosur


    Edhe pse nė muaj mjalti, mbrojtėsi i kombėtares mban njėrin vesh nga telefoni

    Mbrojtėsi Endri Vrapi, qė tė dielėn qė sapo kaloi dogji edhe shaminė e beqarisė, nuk mundi tė udhėtonte sė bashku me kombėtaren tonė pėr tė qenė pjesė e saj nė ndeshjen e mbrėmshme nė Bosnjė. Menjėherė pas dasmės sė tij nė kryeqytet, Vrapi ka udhėtuar drejt Italisė, atje ku ėshtė duke kaluar pushimet sė bashku me bashkėshorten e tij:

    “Nuk di ēfarė tė them, pasi pėr momentin jam me pushime dhe do tė qėndroj nė Itali deri nė fundin e kėsaj jave. Asgjė nuk mund tė them pėr momentin edhe pėr tė ardhmen, pasi menjėherė sapo tė kthehem, do tė ulem tė bisedoj me presidentin Agim Zeqo dhe nėse do tė biem dakord pėr kontratėn e re, atėherė do tė jem sėrish pjesė e Skėnderbeut.

    Kjo do tė thotė qė jam nė pritje tė ofertės nga ana e korēarėve dhe shumė shpejt do tė marr edhe vendimin tim pėrfundimtar pėr atė se ku do tė luaj sezonin e ri,” - ka theksuar nga Italia mbrojtėsi Endri Vrapi.
    Henrikue pret njoftimin

    Trajneri i pėrgatitjes atletike tė Skėnderbeu nė sezonin e kaluar, Miguel Henrikue, me shumė mundėsi do tė jetė pjesė e stafit korēar edhe pėr sezonin e ri, gjė e cila ėshtė konfirmuar pėrpara disa ditėsh edhe nga trajneri Duro, i cili ka thėnė se gjithė stafi i sezonit tė fundit do tė vazhdojnė tė qėndrojnė te Skėnderbeu.

    Por i ndodhur pėr momentin nė Kaliforni tė ShBA-sė, Henrikue thekson se nuk ka asnjė njoftim dhe nuk di akoma se kur do tė mbėrrijė nė Korēė. “Nuk di ēfarė tė them, pasi nuk kam asnjė njoftim nga drejtuesit e Skėnderbeut se kur do tė nisem pėr tė qėnė pjesė e ekipit.

    Dėshira ime ėshtė qė tė qėndroj sėrish tė kontribuoj pėr Skėnderbeun, por nuk kam asnjė njoftim dhe mė duhet tė pres njė kontakt dhe mė pas jam i gatshėm tė udhėtoj drejt Shqipėrisė,” - ka thėnė trajneri i pėrgatitjes atletike, Henrikue.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:13