BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Partizani i Beogradit interesohet pėr Andi Lilėn

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Partizani i Beogradit interesohet pėr Andi Lilėn

    Mesazh nga Albatros 8/6/2011, 22:02

    Kapiteni i bardhebluve, Andi Lila, kėrkohet nga kampionia aktuale e Serbisė, klubi dėrgon pėrfaqėsues nė Zenica

    3 vjet ėshtė aktivizuar titullar nė radhėt e 24 herė kampionėve mbrojtėsi i djathtė kavajas, Lila.

    1 eksperiencė jashtė vendit ka provuar deri mė tani, pikėrisht 6 muaj tek Iraklisi nė kampionatin helen, nė sezonin 2006-2007.

    3 trofe ka fituar me fanellėn e bardhebluve, Andi, 1 titull dhe njė superkupė, nė edicionin 2008-2009 dhe njė kupė nė fund tė sezonit qė shkoi.

    Kapiteni i skuadrės sė Tiranės edicionin e shkuar tė superiores, pas interesimit tė vazhdueshėm tė skuadrės rumune Dinamo e Bukureshtit apo edhe Arisit tė Greqisė, pėlqehet shumė edhe nga kampionia nė fuqi e Serbisė, Partizani i Beogradit. Sezoni qė shkoi ka qenė shumė i suksesshėm pėr Lilėn, pasi ishte njė nga shtyllat e bardhebluve, por arriti qė tė bėhej edhe titullar nė ekipin pėrfaqėsues.

    Lajmin pėr interesimin e Partizanit tė Beogradit pėr mbrojtėsin Lila, e kanė publikuar edhe edhe dy media serbe, konkretisht “Novosti. rs.” dhe “Sportske.net”.

    Sipas asaj qė thuhet nė kėto dy sajte serbe, drejtuesit e Partizanit tė Beogradit kanė kohė qė e vėzhgojnė Lilėn, madje njė investim pėr tė afruar lojtarin shqiptar nė gjirin e skuadrės sė tyre do tė ishte me tė vėrtetė njė goditje nė merkato.

    Lila tashmė ėshtė nė kulmin e karrierės, por luan shumė mirė jo vetėm nė rolin e tij natyral si mbrojtės i krahut tė djathtė, por edhe si shkatėrrues, detyrė qė i ėshtė besuar si nė skuadrėn e Tiranės ashtu dhe nė pėrfaqėsuese.

    Madje drejtuesit e skuadrės sė Beogradit, dje kanė dėrguar njerėz, pjesėtarė tė klubit pėr tė ndjekur Lilėn nė ndeshjen qė kombėtarja jonė zhvilloi dje nė Zenica. Pėr sa i pėrket anės financiare, bėhet fjalė pėr njė shifėr tė majme, madje rroga e Lilės mund tė shkojė rreth 10 mijė euro nė muaj.

    Ofertat Gjatė kėtij sezoni, pėr Andi Lilėn kanė mbėrritur edhe oferta konkrete nga skuadra tė kampionateve tė ndryshme tė Europės. Kėshtu, fillimisht ka qenė interesuar Dinamo e Bukureshtit. Drejtuesit e skuadrės rumune, pasi janė bindur pėr formėn e mirė qė ka treguar mesfushori i kuqezinjve, Elis Bakaj, duan qė tė afrojnė nė gjirin e vet edhe Lilėn.

    Por edhe skuadra e Arisit nė kampionatin helen, pak muaj mė parė shfaqi interesin pėr mbrojtėsin e djathtė tė bardhebluve. Kėshtu qė nisur edhe nga insistimi i ekipeve tė tjera, drejtuesit e skuadrės sė Partizanit tė Beogradit po i pėrshpejtojnė tratativat, nė mėnyrė qė ta “rrėmbejnė” sa mė parė dhe ta bėjnė tė vetin Andi Lilėn.

    Tifozėt I menjėhershėm ka qenė edhe reagimi i tifozėve tė Partizanit tė Beogradit, kur kanė mėsuar se skuadra e tyre po bėn ē’ėshtė e mundur qė tė afrojė shqiptarin Andi Lila. Nė komentet qė bėheshin, kishte tifozė qė nuk e donin pėr faktin qė ėshtė shqiptar, por edhe tė tjerė qė e mirėprisnin blerjen e Andi Lilės.

    Nisur edhe nga fakti se kapiteni i Crvena Zvezdės, Ivan Gvozdenoviē, vitin qė shkoi luajti te Tirana, madje u pėrkrah dhe gėzon respekt nga tifozeria bardheblu, ata e kanė vlerėsuar ardhjen e shqiptarit, nisur edhe nga karriera dhe kualiteti i Lilės.

    I. Lika i rikthehet stėrvitjes, nigeriani Ēarls nis provėn

    Pasditen e djeshme, nė kompleksin “Skėnder Halili”, nėn urdhrat e dyshes Dimraj-Sengla janė vėnė edhe dy lojtarė tė tjerė. Kėshtu, portieri Ilion Lika dje u ka thėnė “stop” pushimeve dhe ėshtė bashkuar me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Gjithashtu, pėr herė tė parė nė stėrvitje me 24 herė kamponėt ka dalė edhe mbrojtėsi i Apolonisė, nigeriani Ēarls Ofoyen.

    Ky i fundit pritej qė tė bashkohej me skuadrėn kryeqytetase qysh javėn e shkuar. Ai do tė provohet pėr disa ditė dhe mė pas do tė jenė drejtuesit ata qė do tė japin vendimin nėse ėshtė i vlefshėm apo jo.

    Bala mungon, sot priten “legjionarėt”

    Ka dy ditė qė nė stėrvitjen e bardhebluve mungon sulmuesi shkodran, Bekim Bala. Sulmuesi 20-vjeēar u bashkua me grupin disa ditė me vonesė, sepse ka qenė pjesė e ekipit Shpresa. Mirėpo Bala ka dy ditė qė nuk duket nė “Skėnder Halili” dhe drejtuesit e Tiranės nuk japin asnjė shpjegim nė lidhje me mungesėn e tij nė stėrvitje.

    Ndėrkohė, sot pasdite pritet qė tė bashkohen me pjesėn tjetėr tė skuadrės edhe tre lojtarėt qė ishin grumbulluar me pėrfaqėsuesen pėr ndeshjen me Bosnjė-Hercegovinėn, mbrojtėsi Andi Lila dhe dy mesfushorėt, Gilman Lika dhe Jahmir Hyka.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 8/5/2024, 02:00