BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Momenti i duhur per te thene "te dua"

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Momenti i duhur per te thene "te dua"

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/6/2011, 16:01

    Momenti i duhur per te thene "te dua" Images

    Fraza "te dua" duhet te perdoret me shume kujdes dhe ne vecanti eshte e keshillueshme te kuptoni me pare ndjenjat tuaja dhe me pas ti pershtatni ato ne kontekstin e sentimental. Shume shpesh, kjo fraze shprehet vetem sepse duket gjeja me e bukur per tu thene ne nje moment te caktuar, mbase pas puthjes se pare, apo pas nje mbremje te bukur kaluar se bashku. Here te tjera ajo shfrytezohet per te pasur rastin e nje takimi te dyte, edhe pse akoma nuk e ndjejme nje ndjenje kaq te forte sa mund ta quajme dashuri.

    Kur ndihemi gati per te shpehur dashurine tone nje personi tjeter, duhet te jemi te sigurt se ndjenjat tona shkembehen, ne kete menyre evitojme te gjendemi ne nje situate jo fort te kendeshme, qe zakonisht kuptohet si nje refuzim. Para se te themi "te dua" nese vini re tek personi tjeter shenja pasigurie eshte me mire te mendoheni dy here per te mos shkaktuar nje reagim negativ. Shenjat per kuptuar, jane heshtjet e gjata dhe batutat ne pergjigje ndaj provokimeve sentimentale. Ne kete menyre, personi tjeter kerkon te evitoje te vije ne teme sepse e di mire thelbin e diskutimit. Por nuk duhet te shqetesoheni, mbase personi tjeter ka nevoje per pak kohe para se te ndjeje te thote frazen e famshme. Nuk duhet te mungoje atmosfera per "te dua"-n e pare, eshte e rendesishme qe fraza mos te nxitohet te thuhet.

    Shume veta preferojne te pergatisin nje ambjent romantik me muzik dhe me qirinj aromatik per propozimin e pare te dashurise. Sekreti qendron ne planifikimin e cdo detaji dhe te jeni gjithmone romantik. Ne zgjedhjen e vendit keshillohet te zgjidhni nje vend te rendesishem apo si vend takimi i pare. Vendi ku do tju thote "te dua" do te mbetet perhere ne mendjen e ciftit, prandaj eshte mire ta zgjidhni me kujdes. Kur jeni te vendosur per te thene frazen e famshme eshte me mire ta beni me ze te qarte dhe pa fshehur ndenjat tuaja pas nje zeri te ulet dhe dridherues. Te besh nje hap te madh do te thote te flasesh me zemer, dhe ne kete rast qartesia eshte menyra me e mire per te treguar ndjenjat tuaja. Ikub.al

      Ora ėshtė 15/11/2024, 15:39