Por me pare duhen mbledhur 100 mije firma.
Me rastin e 100 vjetorit te rigjetjes se portretit te Mona Lisa-s ose Gioconda-s, vepres se famshme te Leonardo Da Vinci-t, ne Firence, pas vjedhjes qe i ishte bere asaj nga Muzeu i Louvre-s, Komiteti Kombetar per Kulturen dhe Ambjentin, ne bashkepunin me provincen e Firences, kane marre nje inisiative qe synon ekspozimin e perkohshem te kesaj vepre te mrekullushme ne kete qytet.
Per te bere te mundur kete, organizatoret do te duhet te mbledhin 100 mije firma, dhe me pas peticionin ta dergojne njeherazi ne ministrine perkatese italiane, ministrine franceze te kultures, drejtorit te muzeut te Louvres.
Fushata publicitare per kete obektiv do te perfshije te gjitha mjetet e komunikimit, perfshi edhe internetin dhe Facebook-un.
Kjo veper eshte derguar ne France nga vete Leonardo dhe se fundmi eshte vendosur ne ambjentet e muzeut te famshem te Louvre ne Paris.
Louvre i pergjigjet negativisht kerkeses lidhur me Gioconda-n
Mund te demtohet gjate transportit.
Autoritet franceze dhe posacerisht drejtuesit e museut te famshem te Louvre i jane pergjigjur negativisht kerkeses se Komitetit kombetar per kulturen dhe ambjentin ne Firence te Italise per te mundesuar ekspozimin e perkohshem te vepres se Leonardo da Vinci-t Gioconda ne kete qytet me rastin e 100 vjetorit te rigjetjes se vepres pikerisht ne nje hotel te ketij qyteti.
Eshte shume lehte e demtueshme dhe nje transport eventual do ta demtonte ne menyre te pariparueshme ate, eshte justifikimi zyrtar i Louvre-s.