BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Xhesika Berberi Rasti im i arte

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    29062011

    Buzqeshje Xhesika Berberi Rasti im i arte

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Gjashte vitet si modele dhe sprova e dyte e kurorezuar ne aktivitetin e Fadil Berishes. Konkurimi ne Sao Paolo per titullin e “Miss Universe” dhe e ardhmja e Xhesika Berberit. Profesioni i vertete i se ciles nuk ka asnje lidhje me modelingun. Deri kur “Miss Universe” te perfundoje, cdo dalje mediatike do te jete e kontrolluar. Intervistat me pare duhet te marrin konfirmimin e organizatoreve e pastaj te bien ne doren e saj. Ndersa nje set i ri fotografik per nje gazete apo reviste, eshte rreptesisht i ndaluar. Qe prej te premtes se dhjete qershorit, Xhesika Berberi, eshte ekskluzivitet i “Miss Universe” dhe cdo vendim i pamiratuar me pare mund t’i rrezikoje perjashtimin nga konkurimi. Rregullat jane keshtu, ndaj edhe bukuroshja shqiptare e zgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne garen e bukurise te organizuar nga Donald Trump, i eshte nenshtruar pa kushte. Plotesisht e kuptueshme per ata qe e njohin dhe ja dine ambicjet, nderkohe qe per te tjere qe nuk dine asgje per te, mjafton te thuhet qe kjo nuk ishte hera e pare qe Xhesika konkuronte ne nje event te organizuar nga Fadil Berisha. Kane kaluar gjashte vjet qe nga sprova e pare dhe ky, me ne fund, eshte momenti i saj.

    Si fillim e ka provuar fatin kur nuk i kishte me shume se 14 vjece, ne vitin 2005. Fitoi shume asokohe, fitoi emrin e mire si modele dhe i hapi plot rruge te reja vetes. Por titullin e supermodeles jo: Ishte shume e vogel per nje te tille. Megjithate Fadil Berishes, edhe atehere nuk i shpetoi nga duart kjo vogelushe per nga mosha, ama me nje fizik e portret prej te rriture: shume te gjate, pamje ekspresive – element kryesor per nje modele – sy larushe e buze mishtore. Xhesi, sic i flisnin te gjithe, kishte parametrat e duhura per t’u bere modele. Prandaj me fotografin e njohur realizuan nje set te plote fotografik dhe vetem pak kohe me vone ajo do te ishte nje nga vajzat shqiptare qe pozuan per revisten amerikane “Seventeen”. Dhe jo vetem. Me e vogla e grupit te asaj kohe filloi te shfaqej kudo, ne cdo eveniment mode, cdo pasarele a sfilate qe behej ne Tirane. Ishte zyrtarisht modele, madje nga ato te kerkuarat dhe me te paguarat krahasuar me tregun shqiptar te modeleve.

    Ndersa tani, gjashte vjet me pas Xhesika Berberi ka fituar ate qe shume moshatare te saj e enderrojne: eshte “Miss Universe Albania”. Nese heren e pare gara ne “Supermodel” i hapi udhet per te qene modele profesioniste, tani Xhesi do te mbaje flamurin shqiptar ne spektaklin qe organizohet ne muajin shtator ne Brazil. Pritja ia vlejti me pak fjale. Ka fituar me shume se nje titull. Sepse tanime ajo mund t’i hipe e qete avionit. Pasigurite qe mund te kete ndjere kur ishte 14 vjece jane zhdukur krejtesisht. Ka gjashte vjet qe punon si modele ne Tirane, eshte nje nga me te kerkuarat ne kete profesion dhe eksperienca eshte e mjaftueshme qe kur ti ngjitet nje pasarele te mos e ndjeje me dridhjen e kembeve. Qofte ajo edhe e nje konkursi nderkombetar bukurie i permasave te “Miss Universe”.

    “Pjesemarrja ne “Supermodel” ishte trampolina ime per ne boten e modes”, thote Xhesika. Zerin e ka te embel, si te nje vajze te vogel, te foluren e qete dhe pasi ka kerkuar falje me droje qe nuk vihet dot ne dispozicion te nje fotografi qe nuk eshte i “Miss Universe”, pranon t’u pergjigjet disa pyetjeve. “Qe nga ajo kohe nuk kam marre pjese ne edicionet e tjera pasardhese, sepse ishte dicka e provuar me pare. Atehere isha vetem 14 vjece dhe pata vleresime mjaft pozitive, pavaresisht se nuk isha une fituesja. Madje drejtoresha e agjencise se famshme “Ford” me ofroi kartviziten e saj per te mbajtur kontakte ne vazhdim. Keto ishin arsyet qe me shtyne te konkuroja tek “Miss Universe Albania”.

    Pervec kesaj endrra e femijerise ishte permbushur deri diku. “Me ka pelqyer gjithmone modelimi dhe dikur enderroja te behesha modele e famshme”. Nuk eshte ne nivelet e modeleve me fame nderkombetare, por ne Shqiperi Xhesi hyn tek emrat e me te njohurave. Nga ato qe jane me patjeter ne cdo sfilate te rendesishme qe organizohet ne Tirane, ne javen e modes apo cdo prezantim ku nje modele profesioniste eshte e nevojshme. Kaq sepse edhe tregu i modelimit nuk ofron me teper ketu. “Ne Shqiperi zhvillohen shume pak aktivitete te mirefillta mode. Si pasoje e kesaj, kufizohet edhe aktiviteti i modeleve, por megjithate duket se gjera po ndryshojne cdo dite dhe kjo fushe po vleresohet gjithnje e me shume. Sigurisht kjo gje eshte ne favor te vajzave dhe djemve qe kane zgjedhur kete profesion”, thote ajo.

    Ne rastin e saj, (sic edhe te modeleve te tjera qe njihen ne Tirane), ne fillim punet funksiononin me te njohur. Ne mungese te nje agjencie a menaxheri, rrjeti i modeleve vihej ne levizjet nga miqte dhe telefonatat. Kur behej fjale per jave mode apo prezantim veshjesh te reja nga stiliste, ishin keta te fundit qe ftonin personalisht modelet, kundrejt pagesash qe gjithnje jane komentuar si qesharake. E megjithate ka pasur gjithmone, edhe pse shume pak, vajza qe i kane mbijetuar kesaj pune. Nuk kane munguar ne asnje pasarele dhe jane lehtesisht te identifikueshme ne cdo lloj ambjenti: shume te gjata e te holla, me ecjen e drejte dhe pa u dridhur qofte edhe maje takave 12 centimetra, me masen trupore nga ato qe cdo vajze normale mund ta shohe vetem ne enderr.

    “Por ne rastin tim mund te them se kam qene me fat”, shton Xhesi. “Ka qene im ate ai qe ka luajtur nje rol shume te rendesishem ne arritjet e mia, sepse ka qene jo vetem nje menaxher per mua, por eshte keshilltari me i mire qe mund te gjeja. Megjithate di qe agjensite e modes ne Shqiperi kane filluar te zhvillohen, sidomos keto 2 apo 3 vitet e fundit. Kjo sigurisht eshte dicka e rendesishme sa i perket fushes se modes, pasi nga agjencite fillon gjithcka”.

    Nje te tille ka krijuar edhe Joni Peci kohe me pare, i cili aktualisht po organizon javen e modes ne Tirane dhe eshte nje nga bashkepunetoret e Fadil Berishes, fotografit qe ka ekskluzivitetin e “Miss Universe” dhe “Supermodel of the World” per Shqiperine dhe Kosoven. Joni eshte nga te paret qe solli traditen e javes se modes dhe kjo e ketij viti eshte shnderruar ne nje event vertete special, qofte per nga menyra e organizimit, qofte per nga emrat qe marrin pjese ne te.

    “Eshte dicka shume e bukur. Edhe per mua ishte eksperienca si modele profesioniste ajo qe me ndihmoi te isha fituesja e “Miss Universe Albania”, thote Xhesi. “Ka qene nje nga endrrat e mia te perfaqesoj Shqiperine ne nje evenimet te permasave nderkombetare dhe ndihem me shume fat qe po me jepet ky shans”.

    Ngarkesa e ketyre diteve megjithate nuk e ka ndihmuar ta perjetoje me pak ankthin dhe friken qe ndjen perballe nje konkurimi te tille. Do te jete perfaqesuese e Shqiperise dhe sado profesioniste, per shpatullat e nje 20 vjecareje kjo nuk eshte nje peshe e lehte. Pervec kesaj Xhesi, ca nga kurioziteti e ca per te marre informacion, e ka vizituar edhe faqen zyrtare te “Miss Universe”, prej nga ka pare se edhe konkurencen nuk e ka te vogel. Perkundrazi.

    “Emocionet i kam ndjere qe kur degjova emrin tim si fituese e “Miss Universe Albania” dhe besoj se do te vazhdoj te ndihem keshtu deri ne fund te kesaj eksperience, e cila filloi me 10 qershor ne Tirane dhe perfundon me 12 shtator ne Brazil. Kam pare vajzat e tjera konkurente kam kuptuar se do te jete nje gare shume e forte, por ne fund do te jete vetem njera qe do te mbaje kuroren e “Miss Universe”.

    Peshen e vertete megjithate do ta ndjeje ne javen e dyte te muajit gusht kur do te niset drejt Brazilit. Do te qendroje ne San Paolo, qyteti ne te cilin zhvillohet spektakli dhe informacionet qe jane servirur deri tani thone se do te behet fjale per dite te ngarkuara nga mengjesi ne mbremje me prova per naten finale te spektaklit dhe plot aktivitete te tjera, pjese e formatit te “Miss Universe”.

    Endrra dhe deshira per nje kurore sigurisht eshte e madhe, por kete Xhesi nuk e thote me fjale. Eshte ambicje shume e madhe dhe ne momentin kur te kaperceje kufirin shume gjera do t’ia lere ne dore fatit. Pastaj sido qe te perfundoje ajo eksperience, praktika ka treguar se vajzat pjesemarrese nuk jane ndare kurre pa gje. Sidomos ato shqiptare te marra ne patronazh nga Fadil Berisha. Pas cdo konkurimi ne adrese te tyre kane mberritur oferta nga pertej oqeanit per kontrata te mira pune, te cilat edhe kur kane qene afatshkurtra, jane komentuar si shanse te mira, nga ato qe ia vlen te provohen e perfitohet prej tyre. Ne rastin e Xhesit per te tilla do te mund te flitet vetem pas muajit shtator.

    Kohe kur modelja bukuroshe do t’i rikthehet realitetit te perditshem, ketu ne Tirane. I ka hyre kesaj rruge ne vitin 2005 dhe gjashte vjet me vone po shijon rastin e arte. Megjithate Xhesi eshte e vetedijshme se kjo nuk do te zgjase pergjithmone. Edhe pse gjerat ne fushen e modelimit kane filluar te ndryshojne dhe te funksionojne si ne te gjithe boten, per Xhesin vlen gjithmone praktika se “te qenit modele nuk eshte nje profesion qe zgjat shume. Jam e vetedijshme per kete”, thote ajo. Prandaj dhe ne momentin kur i eshte dashur te zgjedhe per shume me vone, ka menduar ti jape tjeter drejtim jetes se saj, i cili nuk ka lidhje as me modelimin e as me boten e artit sic mund te ndodhe zakonisht. Keto dite, pervecse mbi pasarele i eshte dashur te nxitoje edhe per ne shkolle. Po jep provimet e fundit te vitit te dyte ne degen e Inxhinierise Gjeoinformatike, nje dege e re per te cilen bukuroshja thote se “eshte me shume prespektive per te ardhmen”. Dhe kur keto te perfundojne, per te pritur diten e nisjes, Xhesi do te shnderrohet ne nje 20 vjecare si gjithe te tjerat ne Tirane: qe ben palester per te mbajtur trupin ne forme, del me shoqerine, shijon baret me ne mode te kryeqytetit dhe ndjek moden. Saktesisht deri javen e dyte te gushtit, kohe kur do te marre avionin per te kapercyer kontinentin dhe oqeanin bashke e per t’u ndalur ne Sao Paolon e larget. Nga atje, ne mos titullin e “Miss Universe” me siguri do te sjelle me vete nje eksperience qe nuk do ta harroje per te gjithe jeten.

    Revista Klan
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 12:54