Mbremjen e shtune ne Teatrin e TV Klan, u mbajt nata finale e edicionit te katert Gjeniu i Vogel. Ishin 8 finaliste te cilet garuan per cmimin e pare, ndersa nuk munguan surprizat ne kete finale te madhe te ketij eventi te rendesishem per talentet e vegjel ne kete mbremje organizatoret kishin menduar nje formule te re gare. Mbas nje shorti te hedhur ishin percaktuar duelet ndermjet 8 finalistet, nga te cilet 4 fituesit terhoqen nga nje gogel ne menyre te drejtperdrejte ne spektakel, short i cili vendosi dhe dy finalistet qe per ironi te fatit ishin dy shoqe te ngushta, Krusita Stafa dhe Sigi Basri. Emocionet ishin te shumta qe ne momentet e para te nisjes se spektaklit pasi te gjithe femijet kishin hyre ne gare per te fituar. Nje pjese te barres e mbante juria e spektaklit pasi te zgjedhesh me te mirin e te mireve eshte vertet shume e veshtire. Po si cdo nate juria u tregua shume profesionale. Momenti i veshtire ishte largimi nga spektakli i nje te tenori te radhes sic u cilesua nga te gjithe. Ervin Ahmeti nga Shkodra i cili beri nje performance shume te mire por duke qene ne dyert mes te mireve juria vendosi qe te kalonte per ne finale rivalja e tij.
Emocionet sa vinin e shtoheshin, por edhe per te ulur tensionin kishin menduar vellezerit Pandi dhe Bledi Laco, te cilet me shume surpriza e bene kete mbremje te gezueshme per te gjithe, edhe per ata femije te cilet linin garen.
Nje surprize shume e bukur iu be Kliti. . . . . qe pasi kendoi kengen Jeto dhe jeten time i kerkua qe ta rikendonte kete kenge dhe pas strofes se pare nga shkallet e Teatrit Klan zbriti kantautori Ardit Gjebrea, i cili emocionoi shume jo vetem Klitin e vogel por dhe te gjithe spektatoret e Gjeniut. Nje cmim i vecante nga fondacioni. . . . . . iu dha Ervin Ahmetit, tenorit te ardhshem.
Spektakli u pershkua nga emocione te forta kur mbi skene u ngjit ne nje kercim familjar, Llaqi dhe Albi Nako te cilet shpalosen talentin.
Por shume mire u prit jo vetem nga spektatoret ne salle por mbi te gjitha nga anetaret e jurise, parodia qe kishte pergatitur trupa e baletit ne menyre miqesore per anetaret e jurise dhe per moderatoren e spektaklit Suela Demiri. Parodia ne nje fare menyre u kontestua me nota gazmore nga Agron Llakaj, i cili tha se karakteret nuk ishin ne lartesine e duhur. Nuk mund te mungonin ne kete spektakel, kete radhe si te ftuar te performonin edhe dy nga anetare e jurise Alma Bektashi dhe Robert Aliaj, Roberti kendoi kengen te ciles sapo i ka lancuar edhe videoklipin e ri Vende me parfum. Grupi i baletit nen drejtimin e Albi Nakos sollen nje performance mbreselenese me pantonima, nderthurur me levizjet koreografike. Nne skene u ngjit dhe Alma Bektashi e cila kendoi nje kenge per Prishtinen. Sapo Alma mbaroi kengen nje tufe lule iu dhurua nga organizatoret pasi kishte ditelindjen dhe nje kor masiv i kendoi kengen e ditelindjes. Keto ishin momente shume te bukura qe ashtu sic u shpreh Alma vete, do ti kujtoje per nje kohe te gjate. Dhe keshtu minutat iknin dhe te gjithe prisnin me ankth se kush do te ishte gjeniu i ardhshem. Megjithese nje nate e gjate dhe e lodhshme dy konkurrueset e vogla e perballuan me shume sukses pavaresisht moshes se tyre dhe oreve te vona te nates. Ato konkurruan perballe njera-tjetres me shume dinjitet duke dhene secila prej tyre me te miren e mundshme.
Ne fund Juria e gjendur perballe dy vajzave shume te pergatitura dhe secila me karakteristika te ndryshme e kishte mjaft te veshtire per te vendosur, por ne fund te fundit ne konkurrim veten njeri eshte fituesi, dhe ne fund fituesja doli Kruselda Stafa, vajza nga Elbasani. Edhe kete edicion ishte nje vajze qe fitoi titullin Gjeniu i vogel. Ne i urojme shume suksese Kruseldes dhe te gjithe femijeve te tjere pjesemarres shume suksese sepse sfida te tjera i presin ne jete. Keshtu perfundoi dhe ky edicion i Gjeniut te vogel, duke i uruar Promotor per keto spektakle te mrekullueshme qe bejne per femijet dhe jo vetem shpresojne qe kjo tradite te vazhdoje qe cdo vit te zbulohen talentet e rinj.
Superduel
Vajza nga Elbasani me vokalin potent u perball ne nje superduel me Sigi Basrin, ku per disa jave radhazi dy finalistet kane ndare vendin e dyte me pike e vleresime te barabarta. Por jo gjithmone garen mund ta fitoje ai qe kryeson, edhe pse tenori shkodran ka kryesuar gjithmone me performancen e tij ne Teatrin e Gjeniut. Dhe ne nje shoe te tille emocionet e surprizave live mbeten elementet me te bukur artistike sepse nuk paragjykon asnjehere fundin.
Cmime pafund per te vegjlit e Gjeniut
Pas nje gare qe zgjati plot 12 jave, Gjeni i Vogel i dhuroi 12 vjecares nga qyteti i Elbasanit cmimin e pare prej 200 mije lekesh te reja, plus nje udhetim ne Turqi se bashku me familjen e saj. Edhe fituesja e cmimit te dyte, Sigi, fitoi nje llogari prej 200 mije lekesh te reja.
Pas 12 javesh emocionuese, nga konkurrimi live u perzgjodh dhe nje tjeter fitues, ai i cmimit special, tenori nga Shkodra, Ervin Ahmeti, qe mori edhe 100 mije leke te reja. Por pervec ketyre cmimeve, Televizioni Klan u dhuroi te gjithe finalisteve nga nje laptop, krahas cmimeve suplementare te akorduara nga shtepi te ndryshme botuese.
Sfidat, mes emocioneve dhe veshtiresive te perzgjedhjes
Plot shtate sfida dyshe, kater sfida te para dhe dy gjysmefinale, per tu ndjekur me pas nga nje superduel per titullin e madh, percollen ne nje mbremje te gjate jo vetem nje gare te forte dhe emocionuese per tete finalistet, por edhe nje spektakel te vertete per publikun e teleshikuesit e ekranit te Klan. Finalistet perjetuan nje gare nga me te bukurat, qe solli jo pak veshtiresi edhe per jurine. E kemi pasur te veshtire ti vleresojme keta femije sepse duke qene vet juri kemi qene te gjykuar, tha anetarja e jurise Alma Bektashi. Ne keto 12 jave veshi im degjoi vecse zera te talentuar, njeri me i bukur se tjetri dhe ndoshta me e bukura ishte se ndoshta ndertuam ne imazhin tone se mund te ishte fitues dikush tjeter, por keta sepse shperthyen si lulet e pranveres
ishte e vecante emocionuese dhe bukur, u shpreh Agron Llakaj. Truri i ketij superspektaki te Televizionit Klan, treshja tashme e njohur Pandi e Bledi Laco dhe Adi Hila edhe pse te mesuar me kete produksion, nuk i fshehin emocionet e tyre. Edhe per prezantuesen Suela Demiri emocionet qe dhurojne te vegjelit jane me te medha se ato qe dhurojne te medhenjte. Skeden e Gjeniut do e ruaj me shume dashuri, sepse Gjeniu me ka dhene momente te jashtezakonshme dhe te paharruara, shprehet ajo.
Yllka Selita Koha Jone
No Comment.