Charles Svingholm ka veshur mbreteresha dhe yje hollivudiane si Angeline Jolie, Madonna, Jennifer Lopez. Ka stiluar yje boterore, por nuk i pelqen te rrefeje sidomos per ta, te identifikohet sidomos me ata. Edhe pse ka veshur mbreteresha dhe yje hollivudiane stilisti londinez me origjine nga Danimarka, Charles Svingholm, e koncepton cdo klient si normal, te barabarte dhe aspak te vecante. Si ai qe paguan njeqind paund, si ai qe paguan nje milion paund per nje veshje. Angeline Jolie, Madonna, Jennifer Lopez, Siena Miller, Helena Christenson e te tjere yje te famshem ne studion time e marrin kafen apo cajin me vetesherbim, pavaresisht se sa madheshtore e kane famen. Ndihen mire tek une edhe per kete detaj, qe une nuk i trajtoj si te vecante. Dhe vete Charles kur pershkruan fillimet e karrieres se tij, nuk vinte nga fama dhe nuk ishte nje i famshem, madje as e konceptonte famen si nje objektiv per tu arritur me patjeter, por qene sukseset te cilat pa kuptuar e bene nje dite te tille. Ne rrugetimin e tij profesional dhjetevjecar, pervec yjeve te artit, ka stiluar edhe mbretereshen e Jordanise, Rania Al Abdullah, princeshen Marie te Danimarkes, princeshen Latifah te Spanjes. Konkretisht, dje ne Albania Fashion Week ne Tirane, ku e kane ftuar te marre pjese per te dyten here, u paraqit nje fustan i tij me 2011 kristale, sikurse edhe viti 2011 ne te cilin gjendemi, dedikuar mbretereshes Rania te Jordanise. Por Charlesit nuk i pelqen te perqendrohet e te flase gjate per vipat. Vetem nese dikush eshte kureshtar te dije rreth tyre, me miresjellje i pergjigjet, por duke i rene shkurt apo duke iu shmangur, e duke shfaqur kwsisoj mendesine e nje artisti te vertete: Gjithe njerezit i respektoj dhe vleresoj njesoj.
Ne stilin e tij Charles frymezohet nga natyra, drita, refleksionet e drites, levizjet. Perdor sidomos gjera natyrale. Ndjek hap pas hapi femren ne te gjitha proceset e dites dhe nates se saj dhe rreket ti pershtatet ne te gjitha nevojat e petkave mbi shpinw. Duke zgjedhur mbi te gjitha rehatine, prakticitetin, kombinuar me feminilitet. Per sfilaten e kesaj here kam marre me vete 25 kostume dhe te gjitha peshojne vetem 20 kg. Pasi coperat i zgjedh sa me te lehta, qe smarrin rudha, e qe te bejne te ndihesh mire ne nje shpirt te lire, te pavarur, vetvetja, qe e ka gjetur paqen e mendjes dhe trupit...
Do te ble nje shtepi ne Tirane
E dua shume, shume Shqiperine! Aq sa po mendoj te ble nje shtepi ketu, pikerisht ne Tirane, diku ne Linze ndoshta, thote stilsiti i VIP-ave boterore dhe salloneve dhe pasarelave te luksit. Njerezit jane shume te ngrohte, te bukur, te , keni restorantet me te mire qe kam pare dhe me cmime kaq te arsyeshme, natyra e mrekullueshme, gjithcka te ben te rikthehesh gjithmone ketu. Charles tregon se perdite ua can koken edhe miqve te tij ne Londer duke folur rreth Shqiperise, duke e shperndare keshtu mjegullen e opinioneve te padrejta qe edhe qarkullojne rreth ketij vendi. Nuk gjeta as varferine qe perflitej. Ndersa persa i perket veshjeve, shqiptaret iu duken interesante, por me konservatore se anglezet. Por edhe ketu me pak njerez me te guximshem do te vije ndryshimi, thote. Dhe nje nga arsyet qe Charles adhuron Londren eshte liria per te dale qofte edhe nudo ne mes te rruges, pa e zhbiruar askush me sy qortues apo kureshtare. Ne gusht do te vije per pushime ne . Do ti kaloj ne Tirane, Durres dhe Riviere. Shqiperia ka bukuri te papame! Harroje Saint Tropez dhe Monte Carlo!.
Fillimet e karrieres
Charles Svinholm karrieren e nisi duke punuar si asistent personal i stilistit te madh John Galliano per kompanine Melody McDonald. Atje mesoi mjeshterine e prerjes dhe dizajnin fashion. Charles ka marre me pas pervoje edhe nga J.Tods group dhe Prada, edhe si menaxher i shitjeve dhe sherbimit per klientet VIP.
No Comment.