BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 shekujt e erret te shqiptareve

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje 10 shekujt e erret te shqiptareve

    Mesazh nga Albatros 13/7/2011, 20:22

    "Kodikėt e Shqipėrisė nė “Kujtesėn e Botės”, ėshtė monografia e parė e plotė nga prof. dr. Shaban Sinani, i sapohedhur nė treg nga botimet “Naim”, antropologji kulturore, me afro 700 faqe dhe me ilustrime me ngjyra ėshtė certifikuar nga pikėpamja e vlerės shkencore nga kėshilli i botimeve i Akademisė sė Shkencave. Vijnė nė analizė kodikėt e Shqipėrisė, ku zbardhen 10 shekujt e errėt tė fillimeve tė krishterimit nė atdheun e shqiptarėve

    Malet mė tė larta dhe deti pafund qė duken sikur na shkėpusin e na largojnė nga kjo jetė, kanė forcė tė na e largojnė mendjen nga shqetėsime tė jetės sė rėndomtė dhe tė na dhurojnė idenė se jemi pjesė e botės sė pėrjetshme. Kėshtu, duke larguar vėshtrimin prej tyre, ne kthehemi nė veten tonė, me zemėr tė rritur e tė kthjelluar - Jeronin De Rada

    Nė vitin 2003 publiku i huaj dhe shqiptar u njoh pėr herė tė parė me njė katalog tė kodikėve, dorėshkrimeve tė rralla kishtare tė zbuluar nė Berat, dy prej tė cilave pėrfshihen nė shtatė kodikėt e njohur si unikė nė trashėgiminė botėrore.

    Katalogu qė atėherė ndodhej nė Arkivin Qendror tė Shtetit i panjohur dhe i pabotuar i pėrgatitur nga Theofan Popa. Sot kjo pasuri njihet si fondi 488. Ėshtė pranuar prej specialistėve qė ky katalog i Popės ka mangėsi, po konkretisht askush, ende, nuk i ka bėrė publike. Ndėrsa interesi i studiuesve tė huaj qė kanė kaluar kėtej ka pasur si referencė pasaportat qė Popa ka pėrgatitur pėr kodikėt, gjithsej 100 po pėrshkruar 97.

    Nė botimin e 2003 si projekt shkencor-kulturor nga UNESCO dhe Drejtori e Pėrgjithshėm e Arkivave ėshtė njė histori e koncentruar e Kodikėve tė Shqipėrisė, i vlerėsuar si njė botim shkencor-kritik i ilustruar ku bėhen tė njohur 100 kodikėt dhe njerėzit qė kishin punuar mbi to, por tė papublikuar. Ky libėr, pra “Kodikėt e Shqipėrisė“, pėrzgjodhi nė pjesėn mė tė madhe artikuj dhe shkrime me “karakter studimor e njoftues pėr dorėshkrimet ungjillore, qė i janė paraqitur publikut pėr njė periudhė afro 135-vjeēare, qysh se ipeshkvi i Beratit, Anthim Aleksudhi (Anthimus Alexoudes), dijetari, “miku i artit”, siē e quanin me mirėdashje nė Kostandinopojė, pėrshkroi, pėr tė parėn herė, nė librin e tij “Pėrshkrim i shkurtėr i mitropolisė sė shenjtė tė Beratit…” disa nga kodikėt mė tė vjetėr, qė ruheshin nė kishat e manastiret e besimtarėve shqiptarė”, - shkruajnė nė parathėnie Kaliopi Naska dhe Shaban Sinani.

    Ēfarė ėshtė pėrfshirė nė “Kodikėt e Shqipėrisė” sė 2003 ka tė bėjė me studime tė paleografėve, tekstologėve, kataloguesve dhe bibliologėve tė huaj e vendės.

    Kėtu studiuesit e kanė vėrejtur se tradita e shkrimeve kishtare nė Shqipėri ka pasur mė shumė vėmendje nė shkencėn botėrore se sa nė atė antropologjike shqiptare. Studiuesit e kanė gjetur justifikimin e pozitės ateiste tė shtetit shqiptar pėr njė periudhė relativisht tė gjatė, qė tashmė dihet, dhe nga ana tjetėr ėshtė konsideruar si mė kryesore mungesa e specialistėve me njohur ndėrdisiplinore pėr tė gjykuar e vlerėsuar.

    Nė kėtė panoramė historike nė gati dhjetė vjet kur kodikėt njihen publikisht, dhe janė tė hapura pėr studime nė Arkivin e Shtetit, studiuesi Shaban Sinani publikon tė parėn monografi tė plotė pėr traditėn e shkrimeve tė krishtera tė ruajtura nė Shqipėri qė konsiderohet si tradita mė jetėgjatė e kulturės sė shkruar.

    Libri i ri i prof. dr. Shaban Sinani, "Kodikėt e Shqipėrisė nė “Kujtesėn e Botės”, antropologji kulturore, me afro 700 faqe dhe me ilustrime me ngjyra ėshtė certifikuar nga pikėpamja e vlerės shkencore nga kėshilli i botimeve i Akademisė sė Shkencave. Libri analizon kodikėt e Shqipėrisė, njė prej koleksioneve me rėndėsi botėrore pėr kulturėn dhe historinė e njerėzimit; me dorėshkrime tė regjistruar nė programin e UNESCO-s “Memoire du Monde” (nėn kujdesin e autorit) dhe me dorėshkrime tė tjera tė regjistruar nė Bibliotekėn Virtuale Mesdhetare dhe nė Listėn e Kryevlerave tė Trashėgimit kulturor botėror. Libri "Kodikėt e Shqipėrisė nė “Kujtesėn e Botės”, ku zbardhen 10 shekujt e errėt tė fillimeve tė krishterimit nė atdheun e shqiptarėve, botohet nga shtėpia botuese “Naimi” nė kolanėn e saj “Universitas”.

    Duke analizuar kėtė libėr, prof. Aleksandėr Meksi vlerėson: “Monografia “Kodikėt e Shqipėrisė nė “Kujtesėn e Botės” pasuron dijet tona pėr vlerat e trashėgimisė kulturore tė krishterimit tė hershėm dhe pėr periudhėn e gjatė e tė vėshtirė qė vijon. Monografia e analizon nė mėnyrė tė gjithanshme kėtė pasuri pak tė njohur, madje dhe pėr vetė studiuesit e interesuar. Studimet e kėtij autori pėr historinė e dorėshkrimeve tė krishtera nė Shqipėri janė mirėpritur nga qarqet shkencore ndėrkombėtare dhe janė vlerėsuar nga studiues tė ndryshėm tė shkrimeve biblike-ungjillore: paleografė, bizantologė, historianė tė krishterimit. Si rezultat i kėtij vlerėsimi, dy kodikėt e purpurt tė Beratit janė regjistruar si pjesė tė programit “Memoire du Monde” tė UNESCO-s nė vitin 2005”.

    Ndėrsa akademik Jorgo Bulo thotė: “Nė kėtė monografi pėr herė tė parė shpallet pasuria e jashtėzakonshme e traditės sė dorėshkrimeve tė ruajtura nė Shqipėri, me njė koleksion qė nuk mund tė krahasohet jo vetėm me ato tė popujve tė tjerė tė rajonit, por dhe nė shkallė evropiane. Monografia qė paraqet Sh. Sinani pėr herė tė parė promovon nė mjedisin kombėtar e ndėrkombėtar kėtė traditė, pėr tė cilėn dija shqiptare nuk e ka thėnė fjalėn e vet dhe tashmė po plotėson njė vonesė tė pėrligjur pėr njė kohė, por jo pėr shumė kohė. Autori i monografisė ka shkruar njė libėr qė ka tė bėjė me identitetin shqiptar, me kulturėn e ruajtjes dhe tė pritjes tė popullit shqiptar, njė kulturė qė nis prej njė kohe parashqiptare”.

    Pasaporta qė Theofan Popa u ka bėrė dy kodikėve qė njihen me shkurtimin Beratinus-1 dhe Beratinus-2 pėrfshirė nė listėn e trashėgimisė botėrore qysh mė 2003

    Katalogu i kodikėve kishtarė mesjetarė tė Shqipėrisė

    Theofan Popa

    Beratinus-1

    Kodiku i Purpurt i Beratit njihet nė botėn shkencore me emrin “Codex Purpureus Beratinus”. Ky thesar dorėshkrimor, mė i vjetri i lashtėsisė sonė, ruan vetėm dy ungjij: tė Mateut dhe tė Markut. Pėrbėhet prej 190 fletėsh pergamene tė ngjyrosura nė ngjyrė tė purpurt, nė tė kuqe tė thellė, sot shumė e zbehtė. Grafia e kodit ėshtė me shkronja argjendi tė tretur. Disa fjalė janė tė shkruara me ar. Shkronjat janė kapitale, tė tipit tė pėrzier, kuadrat, (unciale majuscule). Shkrimi ėshtė i vazhdueshėm, pa ndarje midis fjalėve. Nistoret janė tė mėdha, por jo tė stolisura.

    Formati i fletėve ėshtė 314 x 268 milimetra. Teksti ėshtė nė dy kolona, me 17 rreshta pėr kolonė dhe me njė motiv dekorativ tė thjeshtė.

    Pėrveē shkrimit kaligrafik, qė paraqitet si art mė vete, kodiku ruan njė dekor me njė motiv prej zemrash, qė pėrbrenda kanė nga njė lilan tri petalesh. Ky ėshtė njė motiv interesant pėr vjetėrsinė. Motivi pėrfshihet brenda dy linjash paralele tė vendosura vertikalisht dhe qė kryqėzohen horizontalisht, duke krijuar njė kėnd tė drejtė. Ky motiv i thjeshtė, qė simbolizon epiqendrėn shpirtėrore tė njeriut, si mė i vjetri nė bibliografinė tonė mė tė lashtė, trashėgohet nė kodikė tanė mė tė vonė, nė mėnyrė identike, si nė Kodikun nr. 4 tė Beratit, nė Kodikun nr. 8 tė Beratit. I stilizuar motivi gjendet edhe nė zbukurimoren e disa kodikėve tė tjerė, si nė Kodikun nr. 5 tė Vlorės dhe nė Kodikun nr. 11 tė Vlorės. Ky kodik ėshtė dėmtuar rėndė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, duke qenė i fshehur pėr njė kohė tė gjatė nė Berat. Ėshtė restauruar, por paraqitet mjaft i dėmtuar.

    Beratinus-2

    Ky kodik u quajt prej Batiffol-it me emrin “Codex Aureus Anthimi”. Kjo pėr nder tė emrit tė peshkopit tė Beratit, Anthim Aleksudhi, i cili e kishte ndihmuar Batiffol-in pėr tė njohur antikitetet e Beratit. Kodiku nė fjalė ėshtė katėrungjillėsh, me 420 fletė pergameni, me tekst nė njėshkolonė, me

    format 24 x 19 cm, me grafi prej shkronjash tė vogla korsive ari tė tipit tė vjetėr dhe me 17 rreshta pėr faqe.

    Kodiku ka qenė i stolisur me katėr figurat e ungjillorėve, tė dekoruara me korniza tė gjera, me katėr vinjeta, nga tė cilat tri ruhen, ndonėse mjaft tė dėmtuara, kurse e katėrta ėshtė zhdukur krejt. Nga pjesė tė ruajtura tė kornizave dhe pjesė tė vinjetave ėshtė bėrė rindėrtimi i plotė i tyre nė njė kopje identike tė kėtij kodiku. Ēdo figurė e ungjillorėve ėshtė pikturuar brenda njė katėrkėndėshi me pėrmasa rreth 12 x 19 cm. Janė kompozuar thjesht, pa ndonjė sfond arkitekturor, madje pa tryezėn e shkrimit, brenda

    njė katėrkėndėshi tė ngushtė, saqė figura e Shėn Gjonit del pak pėrmbi linjėn e sipėrme pėrkufizuese. Megjithatė, kėto figura paraqiten tė trajtuara bukur: Shėn Gjoni ulur mbi njė fron me mbėshtetėse tė lartė tė harkuar nga sipėr, kurse Shėn Marku e Shėn Luka mbi stola tė vegjėl prej druri, nė pozicion pak tė pėrkulur mbi ungjillin e hapur qė mbajnė mbi gjunjė.

    Pėr portretet e kėtyre figurave Batiffol-i ka shkruar, qysh nė shekullin e 19-tė, se “ato janė shuar tėrėsisht”. Sot ato mund t’i shohim nė siluetė. Pjesėt e tjera tė figurave paraqiten, gjithashtu, tė dėmtuara shumė. Tek Shėn Marku mungon gjithė pjesa e pergamenit mbi tė cilėn ėshtė pikturuar ungjillori ndenjur. Ngjyrat e veshjeve sot paraqiten si njė fushė e rrafshėt ngjyrė kafeje tė errėt, tė turbullt. Trajtimi i figurave ėshtė i njė stili grafik tė thatė. Rrudhat pėrcaktohen me anė linjash tė zeza, tė thyera e tė drejta, kurse me linja tė lakuara piktori anonim ėshtė pėrpjekur tė arrijė format e gjymtyrėve dhe pozicionin e kėrrusur tė figurave. Kėshtu, ndonėse tė thjeshta, por me vizatim tė saktė, kėto figura vlerėsohen pėr njė finesė tė theksuar nė vizatimin e siluetės. Pozicionet e figurave pak tė kėrrusura karakterizohen nga eleganca.

    Proporcionet e figurave pak tė kėrrusura, po tė krahasohen me ato tė miniaturės mė tė mirė tė shekullit tė 10-tė, tė Kostandinopojės, me siguri do tė duken si tė njė tipi gati naiv, siē e ka vėnė nė dukje Batiffol-i. Pėr t’i pasuruar artistikisht kėto figura tė thjeshta, artisti i ka stolisur me korniza tė bukura tė trefishta, mbushur me motive gjeometrike e shirita tė gėrshetuar, me medaljone tė vogla si vargje prej rruazash ari ose lilanė tė stilizuar, tė gjitha prej ari, mbi sfondin e purpurt, me njė ton si nė blu tė errėt.

    Kėto stolisje tė kornizave me motivet e tyre tė stilizuara florale e gjeometrike, pėrbėjnė njė zbukurim artistik jo tė zakonshėm, i cili, si pjesė pėrbėrėse e pandarė e kompozimit nė tėrėsi, ia rrit vlerėn artistike figurės sė pikturuar. Pa kėto dekorime tė pasura e tė bukura tė kornizave tė gjera, figurat do tė paraqiteshin tepėr tė varfra, si tė cunguara.

    Nga katėr vinjetat e kodikut ruhen vetėm tri, tė vizatuara edhe kėto nė formė katėrkėndėshi kėnddrejtė, prej katėr brezash tė mbushur me motive gjeometrike e florale tė stilizuara, me motive shtesė brenda medaljonesh tė vogla ose me motivin e sovajkave, tė vendosura nė formė zigzagu. Piktori ka krijuar me to trekėndėshe. Fushat e brendshme tė vinjetave kanė titullin e ungjillit pėrkatės. Tek ajo e Ungjillit sipas Lukės ky ėshtė shkruar nė formė kryqi pėrfshirė prej njė linje tė trashė. Tek vinjeta e Ungjillit sipas Markut titulli pėrfshihet prej dy rrathėsh tė mėdhenj dhe tek ajo e Ungjillit sipas Gjonit - brenda njė fushe katėrkėndėshe. Duke u mbėshtetur nė kaligrafinė me shkronja tė vogla ari dhe nė tipin korsiv tė vjetėr tė shkronjave, nė inicialet e pazhvilluara, nė motivet gjeografike e florale tė stilizuara tė kornizave, si dhe nė linjėn elegante tė trajtimit tė figurave, mendojmė qė kodiku Beratinus-2 mund t’i atribuohet gjysmės sė dytė tė shekullit tė nėntė dhe mund tė shkojė deri nga dekadat e fundit tė atij shekulli. Nė favor tė kėtij datimi mendojmė se flet edhe ngjashmėria e kodikut tonė me kodikė tė huaj si Cod. Gr. 53 i Shėn Petėrburgut, qė K. Witzman e daton te shek. tė 20-tė.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:25