BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Bruksel, skaner per Shqiperine

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    17072011

    Buzqeshje Bruksel, skaner per Shqiperine

    Mesazh nga Albatros

    Qėndrimi i Pėrbashket i 27 vendeve anėtare tė Bashkimit Europian analizon qė nė fillim situatėn politike para e pas-zgjedhore, pėrpara takimit tė Kėshillit tė Trete te Stabilizim Asocimit BE-Shqiperi qė do te mbahet javėn e ardhshme, nė Bruksel.

    POLITIKA

    Bashkimi Europian nenvizon se mire-funksionimi i institucioneve demokratike eshte aspekt thelbesor i kriterit politik dhe, si pasoje, themelor ne procesin e anetaresimit.BE thekson rendesine e ri-vendosjes se duhur e te plote te veprimtarise parlamentare te bazuar ne dialog te qendrueshem e konstruktiv politik ne mes te gjitha partive politike. Ky eshte nje prioritet kyc i Opinionit. Qorrsokaku politik po mban peng reformat e rendesishme te kerkuara nga vendi per te ecur perpara drejt BEse. Per me shume, funksionimi i plote i parlamentit eshte jetik per besueshmerine e pjekurise demokratike te Shqiperise."

    BLLOKIMI

    BE shpreh keqardhjen per vazhdimin e ngercit te gjate politik dhe klimes konfrontuese politike qe buruan nga mosmarreveshja mbi rezultatin e zgjedhjeve te qershorit 2009, te ciles mosmarreveshje, i hodhen benzine ngjarjet e vajtueshme te 21 Janarit dhe tek e cila , zgjedhjet lokale te 8 Majit ndikuan edhe me shume.
    BE perserit thirrjen se eshte e gatshme te kontribuoje ne te gjitha perpjekjet per te zgjidhur ngercin politik. Por nenvizon se eshte fillimisht pergjegjesia e lidereve politike te te gjitha aneve te vendosin interesat dhe te ardhmen e vendit mbi axhendat personale e te partive politike dhe te gjejne nje zgjidhje per daljen nga qorrsokaku. Lideret politike duhet te nderrmarrin hapat e domosdoshem dhe te veprojne per kete qellim.

    Per zgjedhjet, europianet vleresojne se megjithe parregullesite, gjerat mund te quhen brenda normave, deri tek rezultati paraprak, pas te cilit nisen problemet. Kjo pjese, ne dokumentin konfidencial 26 faqesh te siguruar nga Top Channel, mund te pesoje ndryshime, ne varesi te vendimeve dhe zhvillimeve te fundit ne Tirane, deri ne mbajtjen e ketij takimi.

    ZGJEDHJET

    BE perserit thirrjen se reforma zgjedhore dhe mbajtja e zgjedhjeve jane prioritetet kyce te Opinionit.

    BE veren se, pavaresisht disa parregullesive, votimi gjate zgjedhjeve te 8 Majit ishte pergjithesisht i i qete dhe se fillimisht numerimi ishte i ngadalte por, megjithese u shoqerua me disa tensione, pergjithesisht ishte brenda normave.

    BE shpreh keqardhjen per keqesimin e situates dhe rritjen e tensioneve qe pasuan kur rezultatet paraprake nuk u shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pas vendimit te tij per te numeruar vota te gabura, i cili u konfirmua nga Kolegji Zgjedhor.

    BE pret qe procesi ne vazhdim i ankesave te jete i ndershem, transparent, te kryhet ne menyre te pavarur dhe ne perputhje te plote me kuadrin ekzistues ligjor.
    BE thekson nevojen per t'ju drejtuar te gjitha rekomandimeve te bera nga OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve te Qershorit 2009 dhe rekomandimet paraprake qe beri ne kuader te zgjedhjeve lokale te Majit 2011 (po ashtu dhe rekomandimet perfundimtare sapo te publikohen) per te permiresuar praktikat e se kaluares dhe te garantoje perputhshmeri me standartet e BE-se dhe ato Nderkombetare per zgjedhje demokratike.

    Ne pergjithesi, BE-ja lavderon vazhdimin e miratimit te ligjeve, pervec atyre qe kerkojne shumice te cilesuar, megjithese mungon konsultimi i duhur me shoqerine civile dhe grupet e interesit, por gjerat ngecin si gjithnje tek zbatimi. Nderkohe qe perseritet thirrja per krijimin e nje administrate publike te pavarur, dhe gjyqesori vazhdon te kritikohet per mosfunksionimin e duhur, BE nuk harron te kerkoje serish hetim dhe ndeshkim te fajtoreve per ngjarjet e 21 janarit.

    ADMINISTRATA

    Persa i takon Reformes ne Administraten Publike, BE nenvizon se krijimi i nje sherbimi civil te pavarur, profesional, bazuar mbi merita dhe i lire nga nderhyrjet politike eshte prioritet kyc i Opinionit. BE shpreh shqetesim per progresin e kufizuar te deritanishem ne drejtim te ketij prioriteti. Rritja e monitorimit, efikasiteti dhe zbatimi ne kohe i masave te parashikuara per kete fushe duhen zbatuar ne terren dhe rregullisht te raportohet nga autoritetet shqipetare. Egziston nevoja per te garantuar perforcimin e plote te ligjit per Sherbimin Civil dhe zbatimin e strategjise per reformen e administrates publike, perfshire ketu dhe rishikimin e kuadrit egzistues ligjor, forcimin e autoritetit dhe te kapaciteteve administrative te Departamentit te Administrates Publike dhe te permiresohet transparenca per rekrutimet ne sherbimin civil. Nje ligj i ri per sherbimin civil eshte ende ne fazen fillestare.

    GJYQESORI

    BE nenvizon se sundimi i ligjit dhe pavaresia, paanshmeria, transpareca, eficenca dhe pergjegjshmeria e gjyqesorit jane elemente qendrore ne vleresimin e kriterit politik per antaresimin ne BE. Autoriteti gjyqesor duhet te jete i afte te punoje ne menyre te pavarur, pa asnje nderhyrje te papershtateshme apo pengese. BE nenvizon se ne kete drejtim do te vazhdoje te monitoroje nga afer ndjekjen e ngjarjeve te 21 Janarit. Eshte thelbesore qe keto ngjarje te hetohen plotesisht nga autoriteti i duhur i Drejtesise se Shtetit dhe qe hetimi te ndiqet nga akuza si dhe denimi i pershtatshem i te gjithe fajtoreve te gjetur. "

    Per median, kerkohen deshmi te dukshme per garantimin e lirise dhe pavaresise se saj.

    MEDIA

    Persa i takon lirise se shprehjes, BE ve ne dukje se presionet nga politika dhe biznesi vazhdojne te demtojne pavaresine e medias. Mbulimi i zgjedhjeve lokale te Majit 2011 nga media shenoi nje permiresim ndaj praktikave te kaluara por ka ende shqetesime mbi anshmerine e raportimit. BE perserit thirrjen mbi rendesine se Shqiperia duhet te miratoje amendamente ne kodin penal per dekriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes. BE deshiron t’i kujtoje Shqiperise rendesine per te mbeshtetur dukshem lirine dhe pavaresine e medias. Liria e medias eshte shtylle themelore e mireqeverisjes dhe llogaridhenies.

    Ne dokument vijojne te pandryshuara vleresimet per disa fusha kyce si krimi i organizuar, trafiqet e korrupsioni:

    KORRUPSIONI

    BE ben thirrje per me shume perpjekje ne luften kunder korrupsionit, qe ende eshte nje problem vecanerisht serioz ne Shqiperi. Eshte thelbesore te deshmohet ne menyre te besueshme se hetimi dhe denimi i fajtoreve perfshin rastet e korrupsionit ne nivele te larta. Per te kapercyer pengesat ndaj hetimit ne rastet e korrupsionit, BE inkurajon per masa qe kufizojne ose heqin imunitetin e gjyqtareve, anetareve te parlamentit dhe te zyrtareve te larte, ne perputhje me praktikat me te mira te standarteve nderkombetare.

    Nderkohe qe per kriterin ekonomik jepen keshillat e radhes, dokumenti veren se per ceshtjen e pronave nuk ka nisur ende as pergatitja e nje strategjie dhe plani aksioni per zgjidhjen e saj

    EKONOMIA

    BE shenon progresin e bere per te mundesuar qe ekonomia shqipetare te perballoje presionin konkurues, perfshire dhe rritjen e konkurrences ne sektorin e telekomunikacionit, por me shume perpjekje nevojiten, midis te tjerash, ndaj zbatimit te axhendes se privatizimit dhe permiresimit te infrastruktures se transportit dhe energjise si dhe ne forcimin e metejshem te kapitalit njerezor.

    PRONAT

    BE shenon se ceshtja e prones mbetet e pazgjidhur dhe ben thirrje ndaj Shqiperise qe te pershpejtoje perpjekjet per te konsoliduar te drejtat mbi pronat, me ane te pergatitjes, miratimit dhe zbatimit te nje strategjie kombetare dhe plani aksioni mbi te drejtat e prones. Ky eshte prioritet kyc i Opinionit. Kjo strategji duhet te mbuloje kthimin, kompensimin dhe legalizimin e proceseve. Kthimi i prones dhe kompensimi jane fusha te ndjeshme dhe eshte thelbesore transparenca e plote dhe konsultimi me palet e interesuara. BE nenvizon rendesine per te plotesuar regjistrimin e pare per pasurine e paluajtshme, si dhe te regjistrimit te tokes, vleresimin dhe kompensimin, me qellim qe te zhvillohet nje treg toke funksional dhe te permiresohen kushtet e investimit. Mungesa e garancise ligjore, kompleksiteti dhe keqfunksionimi i procedurave administrative e gjyqesore rrezikojne respektimin e plote te te drejtave te njeriut, krijojne mundesi per korrupsion dhe demtojne potencialin e vendit per zhvillim ekonomik.

    Ne qendrimin e radhes, BE nuk harron te lavderoje Shqiperine per rolin e saj pozitiv ne rajon, si dhe per zbatimin, ne pergjithesi, pa pengesa te MSA-se.

    BE kujton nderkohe largimin me force te familjeve rome, e kerkon me insistim gjetjen dhe ndeshkimin e autoreve, njesoj dhe per miratimin dhe zbatimin e standardeve nga qeveria per personat me aftesi te kufizuara.

    Ne konkluzion, Bashkimi Europian perkujton se perparimi i vendit ne rrugen e integrimit varet vetem nga plotesimi i 12 kritereve kyce, per te cilat, zbatimi i planit te aksionit nuk ka nisur ende. Ne fund te KSA-se se radhes, qe zhvillohet ne Bruksel me 19 korrik, pritet dhe nje deklarate e perbashket BE-Shqiperi, me perfundime te perafruara.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:49