BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Parisi i nje mije mrekullive dhe mistereve...

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Parisi i nje mije mrekullive dhe mistereve...

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 16:38

    Parisi i nje mije mrekullive dhe mistereve...  1310817267-paris-sa_gjera_nuk_dini

    1. Meditim pėr Dukėn e Madh dhe Skėnderbeun…

    Studiuesit e sotėm flasin pėr njė “arkeologji” balzakiane tė Parisit, pasi shumė vende tė pėrshkruara nga ai nuk ekzistojnė mė. Kėshtu e nis bisedėn te rrufisim njė kafe nė katin e 36 tė bar “Concorde Lafayet” nė Paris shkrimtari dhe studiuesi Luan Rama. Mė pas ai hedh vėshtrimin nga pyjet e Burgonjės, duke sjellė ndėrmend Dukėn e Madh, qė u bė dhe mik i ngushtė i Skėnderbeut. Duka do tė shtronte nė kėshtjellėn e tij njė darkė qė do tė quhej dhe “Banketi i fazanit”.

    Nė kėtė banket Duka Philipe-le-Bon (Filipi i Mirė) do tė betohej se do tė merrte kryqin pėr mbrojtjen e fesė kristiane dhe pėr t’i rezistuar marshimit tė pabesė tė turkut tė madh. Duka i Madh foli edhe pėr njė kryqėzatė. E pėr kėtė do t’i ēonte lajm dhe Papa Piut 2 pėr tė nisur kryqėzatėn. Filipi i Mirė i kishte dėrguar si mbėshtetje flotėn e tij me tė birin Antojnie le Batard. Sapo mbėrriti nė Ankona pėr tė nisur kryqėzatėn Papa Piu 2 vdiq. Venediku dhe fuqitė e tjera u tėrhoqėn.

    Por tri vite mė vonė, mė 1467-n dhe Duka, rivali i mbretit tė Francės, vdiq. Ndėrsa njė vit mė vonė, mė 17 janar 1468, do tė vdiste edhe Skėnderbeu. Kėshtu as Duka, as Skėnderbeu s’u takuan pėr tė udhėhequr kryqėzatėn. Ky imazh historik i lėviz si njė sekuencė filmi mbi pyjet e Burgonjės, qė ėshtė e pėrmendur edhe pėr verėn e famshme jo vetėm nė Francė, studiuesit dhe kineastit Luan Rama, qė e kishte qė nė adoleshencė ėndėrr tė shikonte Parisin pėr tė pikėtakuar personazhet qė kishte ndjekur te “Tė mjerėt”, apo romanet e Zhyl Vernit. Dhe kjo ėndėrr u realizua, madje ai u bė edhe ambasador e pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė UNESCO. Tek shkonte nė mėngjes nė ambasadėn shqiptare nė Rue de la Pompe, afėr Troca dero-s, atij ėndrra i dukej ende si diēka irreale, ndonėse e realizuar.

    Ēdo mėngjes e pasdite atij i duhej tė kalonte nėn kėmbėt e hekurta tė kullės sė famshme Eifel pėr tė shkuar tek ambasada shqiptare. Ndonėse ka 20 vjet nė Paris, pėr tė ai mbetet pėrherė i magjishėm, mbetet Parisi i njė mijė mrekullive dhe mistereve. Duke “gėrmuar” nė bibliotekėn e famshme tė Parisit, por edhe nė arkivin e tij tė pafund, ai zbulon ēdo ditė diēka tė re pėr Napolonin e madh dhe mbretėrit e Francės, por dhe pėr jetėn kontemporane. Kėshtu do tė bėnte edhe kur ishte ambasador, kėshtu edhe kur ishte pėrfaqėsuesi ynė nė UNESCO, kėshtu dhe tani si pedagog nė departamentin e masterave nė Institutin e Studimeve Orientale.

    Gjithmonė kėrkues, tepėr miqėsor e njerėzor ai mbetet jo vetėm pėr miqtė e tij tė ngushtė, Ylljet Aliēka, ambasadori ynė nė Francė, Alket Canin diplomat, por edhe pėr sopranen e njohur shqiptare Inva Mula, pėr vajzėn e gjeneralit tė pushkatuar nga shteti stalinist i Hoxhės, Lule Balluku, pėr piktorin Artur Muharremi.

    Ėshtė koincidencė interesante qė dritarja e shtėpisė sė tij bie pėrballė hotelit tė vjetėr “Mistral”, ku nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore kishte jetuar Jean-Paul–Sartre dhe Simone de Bovuar. I pari eseist, filozof, dramaturg, e dyta ikonė e feminizmit. Ai reflekton kulturė e miqėsi tė sinqertė, qė tani e gjen rrallė te shokėt e miqtė, pasi po degradon ēdo ditė konstitucioni shpirtėror i njerėzve, mes tė cilėve ėshtė futur interesi, servilizmi, xhelozia, smira, por dhe intriga e madhe, “lufta e ftohtė” e nėndheshme pėr pushtet e privilegje.

    Me Luan Ramėn e Parisit, ndodh krejt ndryshe, ai mbetet i thjeshtė e njerėzor, (natyrisht tani me njė kulturė mė tė gjerė), si atėherė kur e njoha si student tė gazetarisė nė UT. Ėshtė privilegj tė kesh njė mik tė tillė nė Parisin e pamat… Shqetėsimi i tij i pėrditshėm ėshtė tė “zbuloj” pikėtakimet franko-shqiptare.

    2. Parisi njė jetė kontrastesh, liria e inteligjencės…

    Nga njėri Paris nė tjetrin syri tė rrok kontraste tė ndjeshme. Ka lagje tejet tė pasura, ku njė shtėpi me qira jo mė e madhe se 40m2 mund tė shkojė nė 1500 euro nė muaj, ka edhe zona tė tjera tė tij, ku qiraja shkon dhe nė 2500 euro nė muaj. Kėto ēmime i has nė Parisin 17-tė nė 11 Rue de l’Arc de Triomphe 75017, nė Parisin 16, ku unė ēdo dy javė bėj analizat nė njė laborator, para se tė vazhdoj kimioterapinė nė spitalin Bicht etj. Nė Parisin 16 njė m2 kushton 9 mijė euro, pra kuptohet nga njė pėrllogaritje e thjeshtė se sa euro tė duhen pėr tė blerė njė shtėpi normale me njė hapėsirė prej dy dhoma e njė kuzhinė.

    Ndėrsa nė Parisin 17 njė metėr katror kushton deri nė 8 mijė euro. Kurse kėto ēmime ulen nė Parisin 10, nė Parisin 4 e kėshtu me radhė, madje kjo ulje vazhdon po tė largohesh drejt zonave periferike tė Parisit e mė tej nė fshatra, ku mund tė gjesh edhe shtėpi private me 100 mijė euro. Natyrisht kėto fshatra nuk ngjasojnė me fshatrat e varfėr shqiptarė, me toka tė mbetura djerrė, tė papunuara, me blegtori qė zhvillohet spontanisht. Ndėrsa nė fshatrat francezė tokat janė tė punuara e tė sistemuara, po kėshtu edhe fermat blegtorale, vreshtat e pemėtaria etj. Shteti i ndihmon me kredi tė buta fermerėt pėr tė shtuar prodhimin e modernizuar. Por dhe i takson me taksa tė rėnda deri nė kalim tė tokės nė pronėsi tė komunės, ata qė nuk e punojnė tokėn.

    Tek shoh Parisin e kontrasteve tė mėdha duke zbritur nė Aveny Hoch, nė parkun Monso, qė ėshtė edhe zona e tė kamurve, tė zė syri edhe pamje gri. Tė tillė nuk do tė quaja vetėm numrin jo tė paktė tė lypėsve, por sė pari ata qė flenė dimėr e verė nė ēadra tė sajuara vetė, apo nėn strehėt e apartamenteve me arkitekturė moderne.

    Pranė tyre (ata janė tė palarė, tė parruar), kanė vėnė njė karton ku shkruhet: “S’kam shtėpi, s’kam familje”. Njė mikja ime e vjetėr qė ėshtė rezidente nė Paris, thotė se ky soj nuk pranon tė shkojė nė qendrat sociale tė bashkisė, as nė azile. Ndoshta ėshtė kėshtu dhe faji mbetet i tyre. Por mua qė kaloj ēdo mėngjes kėndej pėr tė shkuar te parku i madh Monso, ku vrapojnė tė rinj e tė reja, ēifte pleqsh, ku ndihet e qeshura e ėmbėl e fėmijėve tė njė shkolle aty pranė, mė ther nė zemėr jeta nomade e kėtyre njerėzve. Nė kėtė rrugė pranė dyerve tė hoteleve, por edhe larg tyre, ku njė natė kushton 200 euro, gėlojnė edhe prostituta qė “gjuajnė” djem e burra, madje dhe tė moshuar pėr tė bėrė seks pėr 50 euro. Natyrisht qė ka prej tyre qė kanė “pazare” edhe mė tė larta. Sigurisht qė ata nuk shfaqen vetėm nė kėtė zonė tė Parisit, por edhe nė zonat e tjera tė tij, madje dhe nė shėtitoren mė tė famshme tė tij qė ėshtė “Champs Elysees”.

    Njė natė pranė saj po kalonte mbi njė makinė tė hapur i harlisur njė ēift i porsamartuar dhe m’u kujtua dasma e famshme e princit tė Monacos Alberti i 2 qė u martua me ish-noteren Charlen Eittstock, duke zbatuar tė gjitha ritet e traditės. Tek shikoja atė ditė pėrmes stacionit televiziv TF1 ēiftin tek shkėmbente unazat me flori tė bardhė e platin, e mė pas tė bėnin shėtitjen tradicionale me njė makinė tė hapur, mendja mė shkoi te dasmat shqiptare qė i kanė tjetėrsuar kodet e tyre qė te krushqit e pėrcjellėsit e deri te kėngėt qė kėndohen nė kėto dasma, qė mė sė shumti janė sllave e tė Maqedonisė.

    Kaloj nėpėr rrugėt e Parisit, (njihen 20 tė tillė), dhe menjėherė mė vjen ndėrmend ajo thėnia e famshme e Balzakut tė madh se “Parisi ėshtė njė jetė kontrastesh, liria e inteligjencės”.

    3. Udhėtim drejt Normandisė…

    Bashkė me djalin tim Genti u nisėm herėt drejt Normandisė. Ishte ditė e shtunė dhe kishte trafik, si nė ēdo fundjave, kur parisienėt nisen pėr uikend nė vilat e tyre jashtė Parisit dhe kthehen tė dielėn nė darkė. Normandia ėshtė njė ndėr qytetet historike tė Francės. Ajo numėron 3.202 milionė banorė. Shtrihet nė njė sipėrfaqe prej 29.906 kilometra katrorė. Gjithashtu rigrupon 2 rajone administrative tė Francės, Normandinė e Poshtme dhe Normandinė e Sipėrme. Qeveria, kohėt e fundit, ka paraqitur variantin e njė reforme, qė synon bashkimin territorial tė Normandisė nė njė rajon tė vetėm, qė do tė ketė si qendėr tė saj administrative “Rouen”.

    Tek ecim nė qytetin-port tė saj shohim qė rrugėt gjallojnė nga turistė tė shumtė. Befas djalit tim Gentit i lind ideja pėr tė bėrė njė shėtitje me kalė nė qytet, me synim qė tė shohim mė mirė disa anė tė tij, arkitekturėn, tregjet, si dhe portin me anijet e jahtet. Nė kėta tė fundit hipin turistė tė ardhur jo vetėm nga qytete tė ndryshme tė Francės, por edhe nga Anglia e gjetkė.

    Nis e rigon pak shi, por meqė karroca me poltronėn e saj ėshtė e mbuluar, nuk na e prish kėrshėrinė e kėsaj shėtitje disi tė veēantė. Pas kėsaj vizite drekojmė nė njė nga restorantet e shumtė qė ndodhen nė rrugėn sipėr portit, i cili shihet nė pėllėmbė tė dorės. Na shijon supa karakteristike e zonės, mishi i rosės, vera.

    Pasi drekojmė vazhdojmė vizitat nė qytet, duke parė objektet kishtare, muzetė ku jepen figurat mė tė spikatura normandeze nė fusha tė ndryshme, qė nga ajo e fizikės deri nė politikė, letėrsi e arte. Tek shikoja muzeun me tavanin shumė tė lartė befas m’u kujtua romancieri i famshėm Gustav Floberi qė jetonte sa nė Paris e mė sė shumti nė Normandi, nė Groisset, afėr qytetit Rouen. Kėtu ai kishte nėnėn e tij.

    “Madame Bovari” e Floberit ėshtė njė nga kryeveprat botėrore, ku ai tentoi tė prekė “tabutė” e shpirtit njerėzor, atė qė lihej nė hije e blasfemi. E tillė ishte edhe historia e asaj borgjezeje tė vogėl qė donte tė thyente “barrierat” e njė shoqėrie meskine, pėr tė reflektuar dinjitet femėror e dashuri tė vėrtetė.

    Floberi nė Normandi, siē thonė kronistėt e kohės, mbyllej nė njė dėshpėrim tė thellė. Bėnte njė jetė tė trazuar. Ai gėzohej vetėm kur i vinin pėr vizitė Zhorzh Sand, Mopasan, Emil Zola, si dhe Turgenjevi. Ky i fundit mė pas do tė largohej nė Rusi. Ai do tė bėnte edhe njė roman tjetėr interesant pėr njė Sagė nė Normandi, por kapitulli i fundit do tė mbetej pa u pėrfunduar. Mė 8 maj 1880, kur ai kishte planifikuar t’i hipte trenit pėr nė Paris, e kapi njė krizė dhe ra papritur me fytyrėn e skuqur mbi qilimin otoman. Ishte njė hemorragji cerebrale qė as mjeku qė thirri shėrbėtorja Suzanė nuk mundi t’ia ndalonte.

    Ai u varros nė varrezat e qytetit tė Normandisė nga miqtė e tij tė mėdhenj si Moposan, Zola etj.

    Nė Normandi vinte pėr pushime edhe shkrimtarja e njohur franceze Koletė, autorja e romanit tė njohur “Vagabondja”. Nė Normandi mėson se ka dhe njė shėtitore me emrin e Marsel Prustit, buzė bregut tė detit pranė “Grand hotel”, tė qytezės turistike Cabourg.

    Nė Cobourg shiten edhe ėmbėlsira me kuti me emrin e Prustit, qė francezėt e quajnė “Madalenat”. Ai mbeti pėr parisienėt njė shkrimtar enigmatik, qė dilte nga shtėpia vetėm mbrėmjeve vonė. Atij i pėlqenin personazhet e dyzuar.

    Kaloi nė stendat e kėtij muzeu enigmatik dhe mė ngjan se dėgjoj zėrat e betejave tė Rogerit tė 2, apo tė Bohemond, qė u detyrua tė shkruajė dekretin e paqes me Aleksisin e 1 nė Devoll. Kronisti i kohės Guibert de Nogent shkruan pėr Bohemond se …tė parėt e tij rrjedhin nga Normandia, qė ėshtė njė krahinė e Francės dhe ai duhet konsideruar si njė frank, pėr mė tepėr se ka siguruar edhe vajzėn e mbretit tė frankėve.

    Tė gėzon fakti se nga Normandia dy vjet mė parė vajza e hirshme Melika Menard do tė shpallej “Miss Franca”.

    4. Honfleur, komuna portuale e magjishme

    Nė Normandi ndodhet edhe njė komunė portuale qė tė befason. Ajo shtrihet nė bregun jugor tė lumit Seine, pėrballė Havre, shumė afėr me urėn e Normandisė, qė mban mbi shpinė histori e drama njerėzore tė shumta, hingėllima kuajsh e romanca dashurie. Kjo komunė portuale mėsojmė se pėrbėhet nga 8163 banorė, qė quhen honffleurais. Nga kjo komunė kanė dalė artistė me emėr si Gustave Courbet, Eugene Boudin, Claude Monet dhe Johan Borthold Jonglind. Kėta janė tė njohur edhe pėr krijimin e “shkollės sė Honfleurs”, e cila dha kontributin e saj nė lėvizjen impresioniste.

    Kthimi…

    Kthimin nga Normandia e bėmė pasdite vonė. Mbresat nga qyteti i saj dhe ata ēka pamė qenė tė shumta. Tek udhėtoja drejt Parisit mendja mė vajti tek sa e sa objekte historike nė vendin tim qė po braktisen, apo harrohen nga indiferentizmi.

    Kėtė harresė tė trashėgimisė kulturore qė ruhet me fanatizėm nė Normandi, e ēdo qytet tė Francės, e trazoi deri diku edhe replika e ditėve tė fundit mes Neritan Cekės, kėshilltarit tė “Doktorit” dhe numrit dy tė MKTRS-sė, Nikoll Lesi. Por gjithsesi replika e debate tė tilla nuk e shkundin letargjinė e institucioneve tona kulturore.

    5. Fontaine bleau-un grande Chantier d’Henri IV

    Kėshtjella e mbretėrve nė Fontaine bleau njihet mė sė shumti si kėshtjella madhore e Henrikut IV. Ajo ėshtė 70 kilometra larg Parisit. Kėrshėria pėr tė parė atė objekt madhor qė rrezaton historinė e mbretėrve tė Francės, por nė veēanti tė Henrikut IV, na shtyu qė tė nisemi drejt saj herėt nė mėngjes. Vizita jonė kishte njė koincidencė interesante, ajo pėrkonte me 400-vjetorin e lindjes sė Henrikut IV. Nė kėtė kėshtjellė me mure ciklopikė, me hapėsira tė mėdha, gati tė pafund, sipas biografit tė tij Zhian Pjer Babilon, Henriku IV ka kaluar 1200 ditė.

    Ai ka njė kontribut special nė zbukurimet e mjediseve tė saj, duke ofruar rreth vetes arkitektė me zė tė kohės. Rrjedhojė e interesimit tė tij ishte ngritja e njė oxhaku monumental, shumė funksional nga Mathieu Jacquet, i cili ka realizuar edhe bustin e Henrikut IV. Ky i fundit e njohu kėtė kėshtjellė qė kur ishte i vogėl, nė sajė tė kushėririt tė tij Cazrli qė e sillte shpesh kėtu.

    Nė kėtė kėshtjellė me histori mbretėrish e mbretėreshash tė befasojnė shumė objekte, por mes tyre tė “shtang” galeria e pjatave, kryer nė kohėn e sundimit tė Lui Filip. Janė 28 pjata nė porcelan, servirur mbi njė dekor qė ka si bazament drurin.

    Mė tej ēdo vizitor befasohet nga 21 pikturat nė vaj nė tavane, qė i dedikohen Mbretėreshės Diana, gruas sė Henrikut IV. Shandanė, oxhaqe, piktura, karrige, tavolina tė stilit antik, tė detyrojnė tė ndalesh njė copė herė pėr tė parė mjeshtėrinė e atyre qė i kanė ndėrtuar me plot fantazi e art, qė rrallėkund e gjen.

    Vėrtet kjo kėshtjellė ka qenė rezidencė e dytė pėr Henrikun IV, por ai kishte njė interesim deri nė kufijtė e njė meraku tė madh pėr tė. Kėtu vinte edhe Napoleoni i madh qė kishte kaluar dhe nėpėr Shqipėri, sipas kronistit Emmanuel Las Cassen. Pėr kėtė udhėtim ai i tregonte marshallit tė tij Bertrandit, kur ishte i burgosur nė Saint-Helenė, ishull qė njė ditė, siē shkruante nė ditarin e tij Napoleone, mund tė jetė varri im….

    Nga kėto mendime mė shkėput njė portret i realizuar me mjeshtri i gruas sė Luigjit XV, Mari Lesszczynska, me origjinė polake. Ajo, bijė e Mbretit tė Bolonjės, ėshtė lėnė pothuajse nė “hije” nga historianėt.

    Te kopshti i Mbretėreshės Dianė, gruas sė Henrikut IV, tė shtang portret i saj, realizuar nga Tomassoe Aleksandro Fancini, ndėrsa dreri qė mban nė krah dhe qentė qė e rrethojnė mbretėreshėn u realizuan nga Pjer Biard mė 1603-n.

    Kjo rezidencė e dytė e mbretėrve tė Francės nuk ėshtė mė pak impresionuese se pallatet e mbretėrve nė Versajė.

    6. Sheshi “Skėnderbeg” nė Paris…

    Njė natė vonė kaloja afėr kėtij sheshi, pasi kisha pirė njė kafe me miq nė njė lokal pranė pyllit Vincent.

    Mė ēuditi fakti se pėr emėrtimin e kėtij sheshi me emrin e Heroit tonė Kombėtar, formati i tė cilit nuk pyet pėr hipoteza halucinante qė deformojnė historinė, siē ėshtė ajo e tė kthyerit tė kėtij heroi tė madh dhe nė kaēak mali, siē ndodhi dhe me studiuesin austriak Smith, njė kontribut tė veēantė kishte dhėnė edhe Isa Ndreu.

    Ai, pėrpos politikan nė diasporė, kryetar i Partisė Bashkimi Demokrat, si dhe biznesmen i suksesshėm nė Firence, ishte edhe njė patriot i madh. Falė kėmbėnguljes sė tij pėr tė takuar edhe Zhak Shirak, atėherė kreu i Bashkisė sė Parisit, u mundėsua edhe marrja e vendimit nga kėshilli bashkiak pėr t’i dhėnė atij sheshi nė Parisin 9 emrin “Skėnderbeg”.

    Ai ka dy vjet qė ėshtė ndarė nga jeta, duke lėnė pas kujtimet e njė njeriu shumėplanėsh. S’kishte si tė ndodhte ndryshe atij, tek interesohej pėr emėrtimin e kėtij sheshi, i lėvizte nė damarė gjaku i tre burrave tė mėdhenj tė Ndreve, i Elez Isufit, Suf Xhelilit dhe tė atit Cen Elezi.

    Mė 27 shtator tė vitit 1735, pėrpara Mbretit Luisi XV, gjykatėsit tė parė tė njė vepre muzikore nė atė kohė, Akademia Mbretėrore e Muzikės do tė shfaqte operėn tragjike me pesė akte tė titulluar “Scanderbeg” tė kompozuar nga Fracois Rebel dhe Francois Francoeur, kompozitor i muzikės sė dhomės sė madhėrisė sė tij.

    Kjo shfaqje do tė jepej tridhjetė herė radhazi pėrpara mbretit dhe aristokracisė franceze. Ajo u shfaq edhe nė kėshtjellėn Fontein blean, ku rrinte mbreti. Nė galerinė e portreteve nė kėshtjellėn Bauregard nė krahinėn e Loire-s, pranė Perandorit tė fundit tė Kostandinopojės ėshtė dhe portreti i Skėnderbeut. Pranė tij Huniadi, si dhe njė sėrė princash tė Anjous.

    Pėr Palė Engjėllin, aleatin kryesor tė Skėnderbeut, aleanca me frankėt perėndimorė ishte e vetmja shpresė e Shqipėrisė pėr tė bėrė ballė sulmet otomane. Daniel Zimmerman, studiuesi i jetės sė Aleksandėr Dymas, thotė se Skėnderbeg ofroi komandėn “Ushtria e ēlirimit tė Ballkanit”. Dyma i shkruante Gierardit, mikut tė tij se “Jam nė lidhje me juntėn shqiptare tė Durrėsit dhe princin Scanderbeg, i cili siē mendoj, do tė bėjė pėr Shqipėrinė atė qė Garibaldi bėri pėr Italinė”.

    Vėshtroj sėrish atė shesh dhe them: Franca ka bėrė kaq shumė pėr Heroin tonė Kombėtar, atėherė sa borxhli i janė atij elita e historianėve, skulptorėve, piktorėve, muzikologėve e politikanėve shqiptarė? Shumė, vėrtet shumė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:39