BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Troja - 'zhgenjimi' i madheshtise se Homerit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Troja - 'zhgenjimi' i madheshtise se Homerit

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/7/2011, 11:33

    Njė hapėsirė arkeologjike, qė duhet thėnė se nuk e kalon shumė Butrintin, pak turistė dhe varfėri ekspozuese, ky ėshtė pak a shumė sfondi arkeologjik i Trojės. I mbajtur aspak mirė; njė muze i varfėr, qė paraqet historinė e gėrmimeve; dhe zėrat patetikė tė zvargur tė guidave turke, qė pėrsėrisin tė njėjtat gjėra, nė tė vėrtetė nuk ‘tė grishin’ pėr asgjė. Gjithsesi, po t’i harrosh tė gjitha kėto, je nė vendin mė historik tė botės dhe nė njė atraksion, qė nuk duhet mbetur pa u parė sa tė jesh gjallė...

    “As 10% nuk ėshtė e zbuluar sot e kėsaj dite nga Troja”, na thotė guida turke, qė kur futet nė hollėsitė e shpjeguara nė anglisht, humbet krejt. I shkurtėr, i veshur si zakonisht guidat turke qė mund t’i ngatėrrosh me zyrtarėt e provincave, bėn udhė pėrpara duke u lėkundur. Grupi ynė laraman, qė stratigrafisht fillon nė moshė nga mė pleqtė deri mė tė rinjtė, e ndjekim tė bindur nga pas. Duket se pėr australianėt, neozelandezėt, dhe pėr njė ēift nga Afrika e Jugut, qė historinė e kanė ndjekur vetėm nga filmi “Troja” i Wolfgang Petersen mė 2004 dhe qė mezi ēapiten, kjo s’duhet tė thotė ndonjė gjė tė madhe. “Sikur s’ishte kėshtu kali. Kėtu duket si vagon treni”, i thotė djali i ri tė shoqes afrikano-jugore, tejet tė hajthshme, e cila vazhdimisht tėrheq vėmendjen. Pėr hir tė sė vėrtetės, interesi mė i madh i tė gjithė turqve ėshtė tė pėrcjellin turistėt e pafundmė anglezė, neozelandezė dhe australianė drejt Galipolit. Po, kėtu ata kanė se ēfarė tė thonė sepse i treguan vendin armatės sė pėrbashkėt anglo-franke dhe kuptohet legjionarėve tė tyre tė ANZAC (Armatės sė pėrbashkėt australianė dhe neozelandezė).

    Drejt Ēanakalasė

    Njė ditė mė parė, ne tė gjithė, nė orė dhe nga drejtime tė ndryshme, jemi pėrplasur nė derėn e tė njėjtės shoqėrie turistike afėr Xhamisė Blu nė Stamboll. Pėr 100 Euro dhe pak mė shumė nėse do tė rrish jashtė qytetit, kemi kėrkuar njė tur tė organizuar nė Galipoli, Ēanakala dhe Trojė. Udhėtimi dhe gjithė gjėrat e tjera zgjasin 15 orė dhe gjithēka duket se ėshtė e organizuar mirė. Nėse ke hotelin afėr Sulltanahmet, pika turistike tė merr nė mėngjes herėt dhe premton tė kthejė drejt aty nė darkėn e vonėt. Deri sa tė bėhet e gjithė ngarkesa, ne dy shqiptarėt, tė parėt nė minibusin e vogėl drejt Trojės, ‘mbledhim’ pasagjerė. Shkojmė hotel pas hoteli ku ‘britanikėt’ kanė lėnė adresat. Mė tė ngatėrruar janė neozelandezėt dhe australianėt. Vinė si tė shushatur. Pasi mbushet ngarkesa, marrim udhėtimin drejt veriut, qė pėrkon me jashtė-murin bizantin tė Stambollit. Ky i fundit, shumė i zhurmshėm nė gati 18 orė tė ditės, e fillon jetėn ngadalė dhe i ngjan njė bishe tė madhe qė mezi zgjohet. Zgjohet pak nga pak, kur makina pafund dhe targat e tė gjithė Turqisė, mėsyjnė qytetin. 2 milionė njerėz vinė mesatarisht pėr ēdo ditė, ndėrsa korsitė e daljes nė mėngjes janė pothuaj tė lira, pėrveē segmentit tė aeroportit. Askush nuk pitėtin nė minibus, por as edhe ka ndonjė entuziazėm. Nga dremitja kolektive, qė i ngjan fundit tė njė seance spiritizmi, na zgjon guida turke me kėmishė tė bardhė dhe me flokėt e gjata. “Po shkojmė nė Galipoli, thotė- dhe disa miq do t’i lėmė drejt Trojės nė Ēanakala”.

    Askush s’do t’ia dijė. Ne, dy shqiptarėt, me sa duket jemi tė vetmit qė duam tė ikim nė Trojė. Si pėr ta ē’dramatizuar ngjarjen i them bashkatdhetarit nėse ėshtė penduar. Duhet tė jetė pak i tillė. Largimi nga programi i mikpritėsve turq, na ka kushtuar paratė e kėtij udhėtimi dhe hotelin. “Jo” mė thotė gjysmė-zėri, dhe ia rifut gjumit i qetė. Guida pėrmend dhe njėherė diēka por mė shumė monologun me njė zė qė kthehet disi lėbyrės, teksa minibusi i vogėl pėrshkon fushat e pafundme tė Turqisė. Peizazhi i saj urban ka ndryshuar plotėsisht dhe tashti dhe vendet dikur aq tė varfra janė sistemuar. “Dreka ėshtė falas, pėrveē pijeve. Pėr fėmijėt e vegjėl ėshtė free dhe biletat e hyrjes nė muze janė free”.

    “Kush merr tre ujė tek frigoriferi i autobuzit duhet tė paguajė 2,5 Euro”, thotė pas njė ore. Sėrish s’ia vėnė veshin. Ndalojmė nė dy vende sepse Ēanakale, destinacioni ynė, ėshtė 320 km nga Stambolli dhe po njėsoj si ai ka territor nė Evrope dhe nė Azi. Pikėrisht, aty ndalojmė dhe ndjekim njė drejtim tjetėr nga Ēanakalaja, pika mė e afėrt urbane me qytetin antik tė Trojės, ose Truva si i thonė vendasit. Brad Pitt, Akili nė film, i ka dhuruar “Wooden horse” tė filmit ‘Troja’ qytetit. Ndalojmė fillimisht nė Eceabat dhe pėr 20 minuta duhet tė jemi matanė nė Ēanakala. Lemė neozelandezėt dhe australianėt qė tė shkojnė nė Galipoli, ndėrsa ne lundrojmė.

    Intermexo Galipoli

    Fushata e Galipolit, e njohur po ashtu edhe si fushata e Dardaneleve apo Beteja e Galipolit, ndodhi nė gadishullin me tė njėjtin emėr nė fund tė grahmave tė Perandorisė Otomane mes 25 prillit 1915 dhe 9 janarit 1916 gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Njė trupė e pėrbashkėt franko-britanike u pėrgatitėn t’ia kthenin Krishtėrimit kryeqytetin otoman dhe Konstadinopoja tė ishte sėrish nė Evropė. Nė fakt mė shumė donin tė siguronin udhė pėr nė Rusi. Pėrpjekja ishte fatale, por pėr turqit, qė arritėn tė mbajnė vendin e tyre, u konsiderua si njė moment themeltar nė historinė e popullit pėr identitetin modern dhe krijimin tetė vjet mė vonė tė Republikės. Pak vetė e njihnin atėherė Mustafa Kemal, Ataturkun, komandantin e Galipolit, qė pas kėsaj do kthehej nė legjendė. Viktimat mė tė mėdha tė kėsaj lufte ishin forca e bashkuar ushtarake e Australisė dhe Zelandės sė Re dhe kjo ngjarje shėnon ditėn e ndėrgjegjes kombėtare nė kėtė vende. Pikėrisht, njerėzit e autobusit tonė, nisen nė kėtė pelegrinazh.

    Ataturku mė 1934, shumė vite pas ngjarjes, do linte njė nga epigramet mė tė bukura funerale pėr armiqtė e tij: “Atyre heronjve qė dergjėn gjakun e tyre dhe humbėn jetėt e tyre...ju tani shtriheni nė tokėn e njė vendi mik. Kėshtu qė prehuni nė paqe. Nuk ka ndonjė diferencė mes Xhonave dhe Mehmetėve pėr ne, kur ata prehen krah njėri-tjetrit nė kėtė vendin tonė...Ju, nėna, qė dėrguat bijtė tuaj nga vendet e largėta fshini lotėt tuaja; bijtė tuaj dergjen tani nė gjirin tonė dhe janė nė paqe. Pasi humbėn jetėn e tyre nė vendin tonė ata do tė bėhen bijtė tonė po aq”. Historia s’mbaron kėtu ngaqė mė 1922 ndodhi “Kriza e Ēanakalasė”, ku forcat britanike dhe franceze, tentuan edhe njėherė t’i sfidonin turqit. Republika e re Turke kėrkoi tėrheqjen e tyre dhe Lloyd George do mbahet mėnd se donte tė thyente arrogancėn e liderit turk nė ‘Ēanak’, Kemal Atatürk, qė e sfidoi hapur. S’mundi sėrish. Epilogu sėrish viktima dhe si ndodh rėndom njė marrėveshje.

    Nė Trojė

    Marrėveshja jonė ėshtė qė pasi tė kalojmė matanė do tė na presė dikush tjetėr pėr tė na pėrcjellė nė Trojė. Pesė orė mė vonė jemi ndarė krejt me grupin qė pėrfundon nė Galipoli dhe marrim udhėn drejt Trojės. Njė burrė, qė na pret nė “Ēanak”, fillon historinė dhe na tregon ēfarė di pėr Arnautistanin. Sa pėr Trojėn, mjaftohet me njė ėshtė pjesė e UNESCO World Heritage Site, qė nga 1998. Troja, ku mbėrrijmė pas njė udhe vape, ėshtė e lokalizuar nė cepin veriperėndimor tė Turqisė rreth 6,5 kilometra nga deti Egje. Ngandonjėherė si sinonim pėr Trojėn (apo Ilium) shėrben emri i Hisarlik. Qė nė fakt njihet si Tepe, njė pirg artificial, qė ėshtė rritur me kalimin e shekujve, kur njerėzit jetonin aty. Lartėsia e Hisarlik ka shkuar deri 30 metra dhe nė gjysmėn e parė tė shekullit tė XIX , shumė arkeologė amatorė, sugjeruan se aty ishte Troja. Zbulimin mė tė famshėm e bėri nė fund tė shekullit tė XIX, Shliman, qė u nis mė shumė nga instinkti dhe nga puna e mėparshme e njė arkeologu tjetėr. Pasi marrim dhe turistėt, qė janė pjesė e tė njėjtės agjenci, por qė kanė udhėtuar njė ditė mė parė, drejtohemi aty nė kėtė cep tė Anatolisė nė juglindje tė Dardaneleve dhe pranė malit Ida.

    Rruga, qė tė kujton disi fshatrat e bregdetit tonė (po tė kalonte udha nė fushėn poshtė), dhe ku pena e Homerit ka skicuar Ciklin Epik grek, ėshtė grishėse. Ndaj nuk do t’i mungojnė kurrė turistėt. Edhe pse, nė tė vėrtetė, nė kėto ditė tė parė korriku, s’ka shumė njerėz. Pėr fat, zyrtarėt vendas kanė kuptuar se gjėja mė e mirė atraktive pėr turistėt ishte Kali dhe vėrtetė njė vendas ka bėrė Kalin e lartė tė Trojės rreth 15 metra, ku fotografohen tė gjithė. Kali ėshtė qė nė fillim tė Trojės dhe bėn kokė mbi gjithė bimėsinė e harlisur.

    Ngjitem pas njė japoneze dhe sipėr njė myslimane, qė shamia e pengon disi tė ngjitet te shkallėt me pjerrėsi gati 60%, qė tė fusin direkt nė barkun e kalit. Pėrreth turqit kanė bėrė njė vend modern biletash, ku kontrollohesh edhe me masat e sigurisė; njė muze i cili ėshtė tejet zhgėnjyes pėr historikun e gėrmimeve; dhe kuptohet sitin arkeologjik, qė mezi presim ta shohim. Nė sfond ėshtė deti. E habitshme mė mbetet sepse tė gjithė guidat turke dhe agjencitė e tyre, s’kanė ndonjė interes dhe duket sikur e fshehin Trojėn. Sikur s’ka lidhje me ta. Sikter! Mendimin ma vrasin aziatikėt, qė e shkrepin pafund dhe bėjnė lloj-lloj pozash qesharake para kalit, qė ėshtė me fytyrė nga qyteti antik. Janė shumė aziatikė qė i besojnė njė guide tė tyre turke qė flet japonisht.

    Historianėt antikė grekė e vendosin Luftėn e Trojės nė shekullin e XII-XIII-XIV p. K., Eratosteni mė 1184 p. K., Herodoti mė 1250 p. K. Arkeologėt modernė e shikojnė Trojėn e Homerit mė shumė te Troja VII, i thotė njė amerikan sė shoqes, pa hequr sytė nga njė libėr i vogėl...Tė gjithė vazhdojnė te gėrmimet. Me tabela, ku janė tė shkuara shkronjat romake, janė tė pėrcaktuara identifikimet e gėrmimeve tė qyteteve: VII, VI, II...

    Gėrmime

    Ja vlen tė dėgjosh kėtu dhe ndaj futem nė mes tė dy grupeve qė tė ndjek gjithēka. “Ja aty, tregon guida- mė 1865 ishte arkeologu anglez Frank Calvert qė gėrmoi hendeqe eksperimentale nė fushėn, qė ai e kish blerė nga njė bujk nė Hisarlık, ndėrsa mė 1868 do ishte Hainrih Shlimann, njė biznesmen dhe arkeolog i pasur gjerman qė gėrmoi sapo ishte njohur rastėsisht me Calvert nė Ēanakale”. Kėto gėrmime zbuluan nė varg qytetet, ku Troja e VII u identifikua me qytetin hitit Wilusa, me atė qė grekėt e quanin Ἴλιον, dhe qė ende flitet se ėshtė Troja e Homerit. Sot kodra e Hisarlik, ėshtė vendi ku njerėzit vinė pėr Trojėn. Gjetjet e Shlimanit nė Hisarlik u njohėn edhe si thesari i Priamit dhe u pėrcollėn prej tij nė muzeumin e Berlinit por ende ka shumė dyshime pėr to. Plot 60 vjet shpenzoi diplomati britanik Franc Calvert, ndėrsa pas tij erdhėn Wilhelm Dörpfeld (1893-4) dhe mė vonė nga Carl Blegen (1932-8). Ata provuan nėntė qytete njėra pas tjetrit dhe Blegen arriti nė pėrfundimin se Troja e nėntė mund tė ndahej deri nė 46 nėnnivele.

    Pėr dekada tė tėra ky vend rreshti nga gėrmimet dhe vetėm mė 1988 gėrmimet rifilluan nga njė ekip i Universitetit tė Tübingen dhe Universitetit tė Ēinēinatit nėn drejtimin e Profesor Manfred Korfmanit nė bashkėpunimin me Profesor Brian Rose. Nga njė bisedė, sėrish afėr amerikani i shpjegon tė shoqes se te Iliada- Akenjtė e ngritėn kampin afėr gojės sė lumit Skamander (ka tė ngjarė tė jetė moderni Karamenderes), ku ata vendosėn anijet e tyre. Qyteti i Trojės, vetė, qėndron nė kodėr pėrmes fushės sė Skamander, ku ndodhi beteja e Trojės, e kthen nga ana tjetėr guida jonė. Sot vendi arkeologjik ėshtė pesė kilometra nga bregu, por gryka antike e Skamender 3000 vjet tė shkuara ishte nė njė distancė mė tė afėrt dhe vendi ėshtė mbushur qė atėherė me shumė aluvione. Gjeologėt me arkeologėt nė bashkėpunimin e tyre arritėn tė krahasojnė gjeologjinė e sotme me peizazhet dhe karakteristikat bregdetare nė “Iliadė” dhe burime tė tjera klasike, veēanėrisht gjeografisė sė Strabo dhe panė njė lidhje tė Trojės sė Shlimanit dhe pozicioneve tė tjera si pėr shembull vendi ku ishte kampi grek, evidencat gjeologjike, pėrshkrime e topografisė dhe llogaritė e luftės sė “Iliadės”.

    Mė 2010, qartėsohet se njė ekip kėrkuesish kanė zbuluar dhe studiuan pjesė tė sistemit mbrojtės tė periudhės sė Vonėt tė Bronxit, qė shtrihej nė jug tė kalasė sė Trojės. Ata gjetėn fragmente tė ndryshme mbetjesh deri nė njė hendek tė gurtė qė shtrihej deri njė kilometėr. Gjetjet provuan se hapėsira ėshtė e banuar qė nga periudha nga 1700 (Troja VII) deri mė 1100 (Troja VI) para Krishtit.

    Nė ditėt e sotme

    Gjermanėt dhe britanikėt mbahen si mė tė devotshmit nė gėrmime, por neve na mjaftojnė mė pak se dy orė qė ‘tė shėtisim’ Trojėn e tyre. Ėshtė zhgėnjim i madh, qė guida e kupton. Na drejton diku afėr detit vėshtrimin. “E shikoni atė pirgun, mendohet se ėshtė varri i njė tė madhi. Se Akili se Hektori”, na thotė. E braktisim zhgėnjimin, ndėrsa kujtoj se legjenda e Trojės ka qenė po kaq e madhe dhe njėmijė vjet mė vonė mė 334 p.K. kur Aleksandri i Madh erdhi kėtu dhe theri kurbanė pėr heroin e tij tė zemrės Akilin. Mundohem tė bisedoj pak me amerikanin qė ėshtė i interesuar, pak pasi e ‘ka braktisur” e shoqja, qė shikon kuturu. Ēfarė gjuhe kanė folur, i them. Ngre supet.

    Se ku gjen diēka nė libėr dhe vjen afėr. Kanė folur njė gjuhė qė quhet Luėėian dhe njė profesor i Universitetit tė Tübingen Frank Starke, nga njė vulė e gjetur ka identifikuar emri Priam lidhet me fjalėn e pėrbėrė Luėian Priimuua, qė do tė thotė ‘veēanėrisht kurajoz’, mė sqaron. Siti i Trojės tė lodh pak me pėrshkrimet e thata edhe pse vende-vende tabela ēeliku kanė pėrshkrime tė qytetit. Kush ishte Troja e Homerit, me zbulimet e reja, e pyes guidėn: tashmė pjesa mė e madhe e arkeologėve besojnė se ka tė ngjarė qė ajo qė i pėrket Trojės VII,-pėrgjigjet,- ka tė ngjarė tė jetė ajo homerike, ngaqė sipas kėrkuesve, nė kėtė shtresė ka gjurmė zjarri dhe lufte, qė do tė thotė se qyteti ėshtė dėmtuar shumė. Troja e VII daton qė nga shekujt XIII-X p. K. Nuk ka shumė roje tip rangers nė qytet, por disa zona janė tė bllokuara, pėr efekt gėrmimesh. Nė fakt, arkeologėt kanė prishur shumė.

    P.sh thuhet pėr Shlimanin, nėse nuk gaboj, se ai u fut nė Trojė, “si njė elefant nė dyqan qelqurinash”. Kėrkimet mė tė fundit tė projektit tė Trojės u drejtuan mė 2010 nga Profesori Ernst Pernik (Ernst Pernicka) nga Instituti i Historisė Antike nė Universitetin e Tübingen, dhe kėrkuesit vendosėn qė tė analizonin tė gjithė tė gjithė radhėn e kėrkimeve dhe botimeve tė gjetjeve arkeologjike tė bėra deri mė atėherė. Saktėsia dhe serioziteti i tyre bėri qė kėto gėrmime, vėzhgime gjeofizike dhe eksperimente, t’u jepnin arkeologėve tė kuptonin mė mirė Trojėn nė Periudhėn e Bronzit.
    ...
    Dalim pak orė mė vonė. Nuk ka mė shumė histori vetėm histori gėrmimesh dhe pak zhgėnjim. Duhet ta kenė tė gjithė kėtė. Shkojmė tė blejmė disa suvenire nė njė vend lokale, sepse nė dyqanin nė Trojė kanė ardhur shumė njerėz. Njė plakė, qė di shumė mirė numrat nė anglisht, tė thotė vetėm ēmimin kur afrohet rrėzė qafės...Nė orėn 11,30 tė natės, njė zė nė vesh mė thotė se arritėm nė Stamboll. Qyteti ėshtė shfryrė pak. Mė duket se kam qenė nė ėndėrr. Jo, kujtoj se Troja ishte zhgėnjim. Butrinti mė duket mė tėrheqės. Kontrolloj ēantėn me suveniret. Janė. Verė 2011.

    *1 Korrik 2011. Tė dhėnat pėr Trojėn janė konsultuar nga njoftimi i shtypit qė ka bėrė ekspedita e fundit e Institutit tė Historisė Antike nė Universitetin e Tübingen, pak muaj mė parė

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 16:33