BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Heshtje, lot e zemerim, ja drama e Vllaznise

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Heshtje, lot e zemerim, ja drama e Vllaznise

    Mesazh nga Albatros 24/7/2011, 16:23

    Eliminimi ėshtė gjithmonė i vėshtirė pėr t’u pranuar. Megjithatė, njė eliminim si ai i Vllaznisė nė ndeshjen pėrballė Thunit, e vlefshme pėr turin e dytė eliminator tė Europa League, ėshtė njė dramė. Kuqeblutė kryesonin 0-1 deri nė minutėn e 89 tė takimit, ndėrsa ėndrra e tyre u shkatėrrua nė kohėn shtesė, nė harkun e tre minutave. Skuadra zvicerane shėnoi dy gola mjaft tė diskutueshėm: nė tė 89-n Milaim Rama e dėrgoi topin nė rrjetė, duke u nisur nė pozicion tė dukshėm jashtė loje (tė paktėn njė metėr), ndėrsa nė tė 92-n, Benxhamin Luthi i dha fitoren 2-1 dhe kualifikimin Thunit, ndėrsa mė parė gjatė aksionit ishte shkaktuar njė faull i dukshėm ndaj portierit Vujadinoviē.

    Tė dyja rastet janė cilėsuar nė mėnyrė absurde si tė rregullta nga gjyqtari portugez, Joao Ferreira. Kėto vendime tė “bilbilit” luzitan vulosėn humbjen e Vllaznisė dhe eliminimin e tyre. Mė tej, pėr lojtarėt e Mirel Josės nuk mbeti tjetėr veēse zemėrimi dhe zhgėnjimi pėr njė largim kaq dramatik. Sapo mbaroi ndeshja, lojtarėt janė shtrirė nė fushė duke qarė, ndėrsa disa prej tyre janė parė tė pėrlotur edhe nė momentin e largimit nga “Arena Thun”. Situata brenda skuadrės ka qenė mjaft e nderė. Askush nuk kishte forcėn pėr tė folur, qoftė edhe pėr t’u dhėnė zemėr shokėve, apo pėr tė provuar tė lehtėsonte dhimbjet. Sipas burimeve pranė klubit, stafi teknik dhe futbollistėt e kanė kaluar natėn pa gjumė, duke pritur orėn 06.00 tė mėngjesit pėr t’u kthyer nė Shqipėri. Edhe rruga, e cila ka zgjatur afro gjashtė orė, ka kaluar nė heshtje me lojtarėt qė preferonin tė shkonin nė shtėpi dhe tė tentonin ta harronin atė qė ndodhi.

    Zemėrimi i lojtarėve dhe stafit teknik kuqeblu lidhej edhe me aludimet menjėherė pas ndeshjes se rezultati mund tė kishte qenė i manipuluar. Megjithatė, nė pamjet filmike dukej qartė se golat e pėsuar nga Vllaznia ishin tė parregullt. Pėr rrjetėn e dytė tė Thunit ka folur edhe Vujadinoviē. “Gardiani” ishte i pėrfshirė nė aksionin e rrjetės qė shkatėrroi ėndrrat e shkodranėve, pėr tė luajtur pėr herė tė parė nė histori, nė turin e tretė tė kupave tė Europės.

    “Nė rastin e golit tė dytė m’u shkaktua njė faull i dukshėm. Pėrpara se topi tė vinte nė zonė, njė lojtar kundėrshtar mė goditi me bėrryl dhe nuk ndihesha aspak mirė pėr tė vazhduar lojėn. Por, me gjithė protestat e shokėve tė mi tė skuadrės, gjyqtari nuk e ndalonte lojėn, nė mėnyrė qė unė tė merrja ndihmėn e parė”, tha malazezi, qė ka qenė njė prej lojtarėve mė tė mirė tė Vllaznisė nė ndeshjet e Europa League. Portieri shpjegoi edhe ato qė mund tė jenė arsyet e vendimit: “Ndoshta gjyqtari nuk e ndaloi votėn, sepse skuadra jonė e teproi disi me vonesat nė fushėn e lojės, megjithatė mua m’u shkaktua njė faull i dukshėm”.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 17:21