BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stafi, Basha firmos emerimin e pare

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    27072011

    Buzqeshje Stafi, Basha firmos emerimin e pare

    Mesazh nga Albatros

    Njė ditė pas betimit pėrpara Kėshillit Bashkiak, kreu i ri i Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, ka nisur tė formojė stafin e tij tė ngushtė me tė cilin do tė punojė nė katėr vitet e ardhshme. Bashkėpunėtorja e tij tė parė do tė jetė ish-zv. ministrja e Integrimit, Jorida Tabaku. Basha prezantoi dje pėrpara mediave nėnkryetaren e re tė Bashkisė, e cila ishte kryesuesja e listės sė kandidatėve tė PD-sė pėr Kėshillin Bashkiak. Pak minuta pėrpara se tė prezantohej nė Bashki, Tabaku paraqiti dorėheqjen nga Ministria e Integrimit ku punoi pėr mė shumė se 2 vjet. Nė komunikimin me mediat, Basha u shpreh se prioritetet e nėnkryetares sė re tė Bashkisė do tė jenė hapja e vendeve tė reja tė punės, si dhe zhvillimi ekonomik. “Ajo qė dua tė theksoj ėshtė bindja ime se emėrimi i saj nė kėtė detyrė ėshtė nė pėrputhje me frymėn e Bashkisė, shėrbimit ndaj qytetarėve dhe profesionalizmit.

    Kam kėnaqėsinė qė jo vetėm pėr shkak tė historisė sė origjinės sė familjes Tabaku, por dhe kredencialeve tė zonjės Tabaku, shėrbimi ndaj qytetarėve do tė jetė primar. Prioritet e saj do jenė hapja e vendeve tė reja tė punės, zhvillimi ekonomik dhe pėrvoja e saj e mėparshme pėr pėrballimin me sukses tė sfidave tė mėdha. Puna jonė do tė jetė afatgjatė. Puna me rininė do tė jetė aspekt i rėndėsishėm i nėnkryetares sė re”, u shpreh Basha. Ndėrsa nėnkryetarja Tabaku tha se “portofoli qė do tė drejtoj do tė jetė ambicioz, do tė lidhet me punėsimin dhe nxitjen e investimeve tė huaja, sfidat e Bashkisė. Nė kėto vite kemi parė ndryshme tė mira nė Tiranė, por ka ende shumė potenciale tė pashfrytėzuar. Tirana ėshtė qyteti im, jam e sigurt qė ndryshimet qė Tirana do tė ketė kėto 4 vite, do tė ndikojnė nė jetėn e tiranasve pėr 100 vitet e ardhshme”.

    STAFI I RI

    Gjatė ditėve tė ardhshme pritet qė kryebashkiaku Basha tė prezantojė edhe bashkėpunėtorėt e tjerė. Burime zyrtare thonė se posti tjetėr i nėnkryetarit tė Bashkisė do t’i jepet Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, forca e dytė e koalicionit tė djathtė. Tė kontaktuar nė telefon, zyrtarėt e LSI-sė thonė se kandidatura mė e mundshme ėshtė ajo e zv. ministrit tė Bujqėsisė, Edmond Panariti, i cili ėshtė gjithashtu edhe anėtar i Kėshillit Bashkiak. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, Panariti tha se “unė kam marrė njė ftesė nga zoti Basha tė cilėn e kam pranuar me kėnaqėsi dhe pėr kėtė kam edhe mbėshtetjen e LSI-sė”. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė konfirmuar se Etion Kapedani do tė jetė nė postin administratorit tė Bashkisė, pozicion tė cilin nė kohėn e Ramės e mbante Dritan Agolli.

    TAKIMET

    Dita e parė ka qenė e ngjeshur me takime pėr kryebashkiakun Basha. Ai shkoi nė zyrė rreth orės 10:00 dhe nė mesditė ka pritur nė njė takim kryetarin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim. Gjithashtu, nė zyrėn e Bashės ka qenė edhe ministri i Punėve Publike, Sokol Olldashi. Nė ditėn e parė tė punės, kryetari
    i Bashkisė ka pritur edhe disa qytetarė me tė cilėt ka biseduar pėr problemet e tyre. Nė ditėn e betimit para kėshilltarėve tė Kėshillit Bashkiak, Basha premtoi se do tė hapė derėn e Bashkisė pėr qytetarėt, si dhe do tė pėrcaktojė njė orar zyrtar kur do tė ketė takimin me ta. Nė kėtė kontekst, sot nė orėn 18:30 dera e Bashkisė do tė jetė e hapur pėr tė gjithė qytetarėt tė cilėt do tė kenė mundėsi tė takojnė Bashėn pėr tė diskutuar me tė problemet e tyre.

    Qeveria i kalon Cirkun Bashkisė

    Qeveria ka marrė njė vendim pėr ta kaluar Cirkun nėn juridiksionin e Bashkisė sė Tiranės. Vendimi me nr. 458 ėshtė marrė nė mbledhjen e 22 qershorit dhe ėshtė botuar sė fundi edhe nė Fletoren Zyrtare. “Kėshilli i Ministrave vendosi kalimin nė pėrgjegjėsi administrimi tė Ministrisė sė Turizmit tė pronės sė paluajtshme shtetėrore ‘Cirku i Tiranės’”, thuhet nė vendimin e qeverisė. Nė tė njėjtėn kohė ngarkohen Ministria e Kulturės dhe Kryeregjistruesi i Pasurive tė Paluajtshme tė ndjekin procedurat e nevojshme pėr zbatimin e kėtij vendimi.

    Kosovrasti: Drejtorėt e Ramės nuk duhet tė iknin

    Kryetari i sapozgjedhur i Kėshillit Bashkiak tė Tiranės, Njazi Kosovrasti, e cilėsoi si tė gabuar dorėheqjen e drejtorėve nga Bashkia. Sipas tij, ish-kreu i Bashkisė u ka kėrkuar atyre dorėheqjen. “Ai nuk ėshtė stafi i zotit Rama. Ata drejtorė, qė ėshtė njė numėr i konsiderueshėm qė kanė dhėnė dorėheqjen, kanė bėrė njė gabim tė pafalshėm. Nuk do tė kishte ndodhur ajo qė ata menduan se do tė ndodhte. Pėr mua, nėpunėsit nuk e kanė menduar se do tė ndodhte. Iu ėshtė kėrkuar tė largohen”, tha Kosovrasti nė njė intervistė pėr televizionin “Alsat”. Sipas tij, “dy gjėra tė shėmtuara ka pasur kjo ngjarje, dorėheqja e drejtorėve qė nuk ėshtė faji i tyre dhe qė zoti Rama, kryetari i djeshėm i Bashkisė sė Tiranės, nuk dorėzoi detyrėn ashtu siē i takonte ēdo kryetari”.

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 08:16