BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Londra Magjike!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Londra Magjike!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/8/2011, 00:44

    Londra Magjike! Images

    Nga turizmi ne Londer punesohen mbi 350.000 punetore, duke mbledhur me shume se 15 milion vizitore nderkombetare ne vit te cilet shpenzojne rreth 15 miliard pound.

    Londra eshte kryeqyteti i Anglise dhe Britanise se Madhe. Sipas shume matjeve, me 1,572.1 km2, Londra konsiderohet te jete edhe zona me e madhe urbane ne Bashkimin Evropian. Kryeqyteti Britanik ka diversitet kulturore dhe religjioz si dhe me shume se 300 gjuhe te cilat fliten nga njerezit brenda kufinjeve te ketij qyteti. Ky metropol cilesohet si nje nga qytetet lider ne bote per sa i perket zhvillimit te artit, biznesit, edukimit, argetimit, modes, financave, shendetesise, mediave, sherbimeve profesionale, transportit efikas dhe turizmin.

    Kjo e fundit eshte nje nga pikat me te fuqishme ne te cilen interesohen te gjithe qe nuk jetojne ne Londer. Turizmi eshte nje nga industrite kryesore te Londres nga i cili punesohen mbi 350.000 punetore me kohe te plote ndersa terheq me shume se 15 milion vizitore nderkombetare ne vit te cilet shpenzojne rreth 15 miliard pound. Keto e bene Londren si vendin me te vizituar ne bote. Gjithsesi parate nuk jane edhe aq problem per njerezit qe jane kurioz per te shkelur ne Londer. Gjithsesi pyetjet jane te shumta. Ku do te shkoj? Cfare gjera interesante mund te gjej ne Londer? Si do ta kaloj kohen ne kete vend te njohur nga e gjithe bota?

    Dhe nje nga pyetjet me esenciale, cfare mund te vizitoj ose te mesoj?

    Londra njihet per shume gjera, por ne do t’i sjellim ketu vetem disa prej tyre. Muzeu Britanik eshte nje muze i historise se njerezve dhe kulturave. Ky muze i njohur per miliona objekte te cilat mund t’i shihni brenda tij, e te cilat vijne nga te gjitha kontinentet e rruzullit tokesore, vizitohet nga me shume se 6 milion njeerz ne vit. Muzeu eshte i themeluar ne vitin 1753nga Sir Hans Sloane ndersa eshte hapur per publikun me15 Janar te vitit 1759.

    Disa nga gjetat me te njohura te historise boterore mund t’i gjeni ne kete muze. Gurin Rosetta te vitit 196 para Krishtit, Gjera nga beteja e Paletes e viteve 3500 deri 3000 para Krishtit, Busti kolosal i Ramesesit te dyte i vitit 1250 para Krishtit, Mumja e ‘Ginger’ e cila daton nga vitet 3300 para Krishtit, mumja e Kleopatres nga Thebesi e vitit 100 pas Krishtit, e shume e shume te tjera.

    Galeria Nacionale e Londres eshte galeri e artit e cila eshte themeluar ne vitin 1824. Ajo mban nje koleksion marramendes prej 2,300 pikturave te cilat datojne nga mesi i shekullit te 13-te deri ne vitet 1900.

    Kjo galeri vizitohet nga rreth 5 milion njerez ne vit, te cileve u mundesohet te shohin prej se afermi piktura si “Luledielli” i Vincent van Gogh-ut e pikturuar ne vitin 1888, “Varrimi” i Michelangelo-s e pikturuar rreth vitit 1500, “Venera dhe Marsi” i Sandro Botticelli-t e pikturuar ne vitin 1485, “Beteja e San Romano-s” e Paolo Uccello e pikturuar rreth vitit 1440 dhe shume e shume piktura te tjera te cilat kane lene gjurme ne historine e artit boterore.

    Syri i Londres

    Syri i Londres ose Rrota e Mileniumit eshte nje gjigand i larte 135 metra.

    Kur u ndertua ne vitin 1999, Syri i Londres ishte rrota me e larte ne bote. Por ne vitin 2006 ia mori primatin Ylli i Nanchang me 160 metra lartesi dhe me pas edhe ketij ia kaloi Singapore Flyer me 165 metra lartesi ne vitin 2008.

    Gjithsesi Syri i Londres mbetet rrota me e larte ne Evrope, dhe nje nga atraksionet me te njohur dhe me te paguar ne Britani te Madhe. Syri i Londres vizitohet nga me shume se 3.5 milion njerez ne vit. Po nuk patet frike nga lartesite, beni nje gjiro ne Syrin e Londres dhe do ta shihni madheshtine e saj. Normal, nese nuk ia keni friken lartesise.

    Madame Tussauds eshte muze i dyllit i krijuar nga sculptorja Marie Tussaud. Ky muze eshe nje nga atraksinet me te medha turistike te Londres. Rreth 2.7 milion njerez ne vit, vizitore te Madame Tussauds, mbeten te mahnitur me figurat e krijuara nga emra te cilet lene gjurme ne histori.

    Disa prej skulpturave qe mund t’i gjeni ketu jane personazhe te njohura si Charles Chaplin, Michael Jackkson, Barack Obama, Hillary Clinton, Tony Blair, Justin Bieber, Lady Gaga, Harrison Ford e mijera e mijera skulpturave te cilat jane te krijuara si “klone statike” te fytyrave me te njohura t botes.

    Po qe se vizitoni kete vend do te mbeteni te mahnitur nga keto skulptura te cilat per nje cast ta humbasin realitetin e perditshem duke te vene ne konfuzion nese keto jane vetem skulptura apo jane njerezit e gjalle qe qendrojne aty prane jush. Dhe nese keni fatin te beheni i njohur dhe te leni gjurme ne histori, padyshim se do ta gjeni veten si nje skulpture ne kete muze.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 16/11/2024, 08:19