BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nexhmie Pagarusha: Mbreteresha e kenges Shqiptare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    03092011

    Buzqeshje Nexhmie Pagarusha: Mbreteresha e kenges Shqiptare!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Artistja e madhe e skenės shqiptare, Nexhmie Pagarusha, lindi mė 7 maj 1933 nė fshatin Pagarushė tė Malishevės nė Kosovė. Kur flitet pėr tė, tė kujtohen menjėherė shumė epitete si: Bilbili i Kosovės, Mbretėresha e Kėngės Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Ajo ka marrė shumė ēmime, ndėr tė cilat edhe “Kėngėtare e Shekullit”. Veprimtaria e saj muzikore i numėron plot 40 vjet dhe ėshtė aq e gjerė, sa qė ėshtė vėshtirė tė thuhet se cilit zhanėr i pėrket. Ėshtė e njohur pėr interpretimet e saj tė shkėlqyera nė muzikėn popullore dhe opera. Nexhmie Pagarusha pėrveēse u rendit si njė nga perlat e zėrave tė muzikės shqiptare, ishte edhe njė aktore e suksesshme, si nė film ashtu edhe nė teatėr. Nė Beograd vijoi shkollėn e muzikės pėr solo kanto, tė cilėn ajo e la nė vitin e tretė dhe nuk e vazhdoi mė. Po ashtu, nė Beograd kishte paraqitjen e parė muzikore nė skenė. Nė vitin 1948 ėshtė pranuar soliste nė Radio Prishtinė.

    Bashkėpunoi edhe me kėngėtarė tė ndryshėm nga Shqipėria dhe u paraqit edhe nė Shqipėri me ansamblin “Shota”, me rastin e njė turneu.

    ”Baresha” ėshtė njė ndėr kryeveprat e interpretimit tė saj. Kjo kėngė u kompozua nga bashkėshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

    Nexhmie Pagarusha interpretoi nė njė koncert tė muzikės klasike veprat e pėrkthyera shqip tė Bethovenit, Puēinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenė i pari i kėtij lloji. Fatkeqėsisht, asnjėrit nga organizatorėt teknikė nuk iu kishte kujtuar qė tė regjistronte kėtė koncert! Pėr fat tė keq, nuk janė evidentuar as tė gjitha koncertet dhe repertori i kėngėve tė kėnduara nga ajo, ngaqė, siē ka thėnė ajo njė herė, pėr tė, vetėm muzika ishte me rėndėsi; ajo dhe muzika ishin njė. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 kėngė.

    Nexhmie Pagarusha ishte pjesėmarrėse e koncerteve nė Kosovė, Shqipėri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierėn muzikore e pėrfundoi nė vitin 1984, pas njė koncerti nė Sarajevė.

    Pas 16 vjetėsh larg skenės, u paraqit nė vitin 2000 me kėngėn “Pėr ty” nė njė emision tė udhėhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi tė bėjė kėtė debutim.

    Nexhmia, ishte nė jurinė e festivalit “Kėnga Magjike 2005″ dhe aktualisht ėshtė kėshilltare e lartė pėr muzikė nė Radio Kosovė dhe nė Radio Blue Sky.

    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 19/5/2024, 16:27