BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Klaudia Pepa, balerina qe do show-bizin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    08092011

    Buzqeshje Klaudia Pepa, balerina qe do show-bizin!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Balerina e parė e “Albi Nako Dance” pėrtej limiteve tė baletit. Prima balerina e televizionit Klan nė versionin prezantuese. Shanset qė i ofroi Ardit Gjebrea dhe pritshmėritė pėr mė vonė. Historia dyvjeēare e dashurisė me Albi Nakon dhe bashkėjetesa. Lidhjet e hershme tė Klaudia Pepės me familjen e artistėve dhe destinacioni show biz. Ka qenė aty qysh kur nuk i kishte mė shumė se 15 vjeēe. Ata qė nuk i mbajnė mend emrin mund ta kujtojnė nga pjesa qė interpretuan bashkė me Albi Nakon vite mė parė: Tango e dashurisė. Portreti fėminor dhe flokėt e gjatė, trupi ende i parritur i balerinės mbėshtjellė nga fustani ngjyrė e kuqe e ndezur, por interpretimi profesionist, qarkullon ende nėpėr site tė ndryshme interneti. Nė trupėn e balerinėve tė televizionit Klan, Klaudia Pepa ka qenė pothuaj gjithmonė e pranishme. Po ashtu edhe sa i takon familjes Nako: ende 5-vjeēare adhuronte Llaqi Nakon dhe grupin e fėmijėve “Spektėr”, pjesė e tė cilit ishte gjashtė vjet me radhė, deri kur u rrit. Ndėrsa mė vonė, sytė i drejtoi nga i biri i mjeshtrit tė baletit, u bė njė nga balerinat e Albi Nako Dance, dhe tre vjetėt e fundit, partnere e tij dhe soliste e grupit. Thėnė ndryshe sa i takon pjesėmarrjeve dhe performancave nė balet, nuk ka pse qahet.

    Megjithatė po tė mos ishte pėr lajmet e muajve tė fundit dhe sidomos pėr spektaklin “E diela shqiptare”, prima balerina e Klanit nuk do tė ishte kaq shumė nė qendėr tė vėmendjes sa tani. Si fillim ishte historia e dashurisė me partnerin e saj nė balet, Albin, qė zgjat prej dy vjetėsh dhe mė pas spektakli i Arditit, Telebingo shqiptare, afrimi i balerinės nė panelin e prezantuesve dhe gjatė muajit gusht shfaqja vetėm e Klaudias nė ekran: Gjebrea e paralajmėroi nė puntatėn e fundit dhe spoti publicitar u shfaq me qindra herė –Klaudia do tė merrte nė dorė drejtimin e Telebingos dhe lojėn telefonike. Mbase jo shumė pėr njė prezantuese mirėfilli, por jo edhe aq pak pėr njė balerinė, e cila kėtė nuk e ka pasur ndonjėherė qėllim. Nė transmetimin e drejtpėrdrejtė tė ēdo tė diele, Klaudia Pepa ndjeu shijen e mirė tė tė qenit drejtuesja e njė programi nė pikun e shikueshmėrisė dhe perspektivėn qė nė tė ardhmen tė mos kėnaqej vetėm me baletin. Prezantimi mund tė jetė, pse jo, edhe njė profesion i dytė.

    Pastaj kėto javė i ka provuar tė gjitha suprizat qė njė transmetim live mund tė sajojė. Dhe qė jo gjithmonė janė tė mira. Ka bėrė edhe gabime, i ka ndodhur t’i bllokohet telefoni pikėrisht nė kohėn e lojės, ta mbyllė pas dashje pavarėsisht se dikush ėshtė pėrgjigjur saktė, tė ndjejė sikletin e tė papriturės nė njė kohė kur tė gjithė, sytė i kanė pasur tė ngulur mbi tė. “Por duke pasur parasysh se nė lojėn Telebingo Shqiptare, kam qėndruar njė vit nė krah tė tė madhit Ardit Gjebrea, them se kam pėrfituar edhe unė taktika manovruese pėr tė kapėrcyer me sukses situata tė tilla, qė nė transmetime direkt janė mėse normale”, thotė Klaudia. Ēka mund tė pėrkthehet se nė fund, bilanci i gjithė kėtyre javėve ėshtė mė shumė se i kėnaqshėm.



    Me njė fustan ngjyrė ari, ngjitur pas formave prej balerine tė trupit, Klaudia mundohet tė kontrollojė ēdo lėvizje dhe fjalė. Vėrtetė ka shumė vite qė kėrcen, ėshtė e para ndėr balerinėt e trupės ku bėn pjesė, kryeqendra e vėmendjes sa herė qė interpreton, por vetėm nė skenė. Ndėrsa kjo ėshtė diēka tjetėr. I duhet tė flasė pėr veten, tė pozojė bukur, tė rrėfejė mbi tė shkuarėn dhe tė tashmen, eksperience kjo e re, dhe e njė lloji tjetėr nga ato me tė cilat ėshtė mėsuar. Pak mė tutje ėshtė Albi qė po pėrgatit ambjentin (nė shtėpinė e tij), ku do tė realizohet seti i fotove dhe Klaudia si fshehurazi hedh sytė herė pas here mbi tė. Duket sikur i kėrkon njė lloj miratimi pėr ēdo fjalė dhe veprim, i kėrkon njė lloj sigurie pėr tė vazhduar mė tutje. Ndaj akulli thyhet vetėm kur ai i ulet pranė dhe i jep njė dorė kur vjen puna pėr tė shpjeguar kėtė punėn e prezantimit tė Telebingos. Ka qenė surprizė edhe pėr ta, po aq sa pėr publikun qė e ka ndjekur nga ekrani. Sigurisht qė Klaudias i ka ardhur mirė kur javė pas jave e ka gjetur veten nė krah tė Gjebreas gjatė transmetimit tė sė “Dielės”, por qė tė drejtonte ajo lojėn e fatit kėtė as e kishte menduar dhe as parashikuar. E kanė zgjedhur Ardit Gjebrea dhe Pali Kuke, dhe ajo vetėm sa e ka pritur me mirėnjohje kėtė. Pa gjetur guximin tė pyesė mė tutje nėse kjo do tė thotė se nė sezonin e ri do tė ketė njė rol mė shumė nė spektaklin e sė dielės, apo do tė vazhdojė tė qėndrojė nė tė njėjtat pozita. Trupa e baletit e ka filluar punėn, por stafi i sė “Dielės” ende nuk ėshtė mbledhur i gjithi, aq sa pėr tė ditur diēka mė shumė. Deri nė vigjilje tė 18 shtatorit kur tė rinisė transmetimi, edhe ajo do ta fillojė me “ndoshta” pjesėn qė flet pėr drejtimin e njė spektakli, pėr ėndrrėn e re qė ka filluar tė ndjekė: prezantimin.

    “Ishtė njė rastėsi qė Ardit Gjebrea dhe Pali Kuke ma besuan. Kjo ishte njėkohėsisht edhe njė provė pėr mua. Mė pėlqeu prezantimi dhe e shoh si prespektivė pėr tė ardhmen, si njė profesion i dytė apo i tretė. Pėr njė vajzė si unė, e re nė moshė dhe e re nė prezantim, kjo ishte njė pėrgjegjėsi shumė e madhe. Ēdo profesion ka vėshtirėsitė e veta, megjithatė eksperienca ishte e re, e bukur dhe vėrtetė e vlefshme”.

    Qoftė edhe pėr ato momente kur ėshtė gjendur nė vėshtirėsi pėrpara kameras, jashtė ēdo parashikimi tė shkruar nė skenar dhe dalja nga situata ka qenė improvizim i saji. E ka parė ta bėjė kėtė Arditi, por edhe prezantueset qė ka zgjedhur gjatė kėtyre muajve dhe vėmendja qė ka treguar nuk i shkoi kot. “Sigurisht qė ėshtė njė punė e vėshtirė. Unė kam njė eksperiencė nga fusha e baletit ku prej 14 vitesh ushtrohem, studioj, punoj dhe kam bėrė njė shkollė enkas pėr tė”, thotė Klaudia. “Njė performancė 3 minuta, e cila kalon nė njė vlerėsim bardh e zi tek spektatori mbart nė vetvete orė e orė tė tėra pune, mundi e sakrifice. Tė gjitha kėto harrohen kur duartrikitjet e suksesit kanė marrė ngjyrėn e kurorės, por nė fund tė fundit ky profesion ėshtė sfidė e pėrjetshme dhe sakrificat janė tė panumėrta. Askush nuk mund ta besojė, pėrveē artistėve qė e lėvrojnė kėtė fushė. Unė jam ende nė fillimet e mia dhe rruga drejt suksesit ėshtė shumė e gjatė. Kjo vlen pėr ēdo fushė, sepse ēdo profesion ka vėshtirėsitė e veta, do pėrkushtim dhe sakrifica”.



    Nga ato qė 19 vjeēarja i njeh mirė sepse i ka hequr mbi kurriz. Kėto javėt e fundit e ka provuar nė lėkurė se ē’do tė thotė tė drejtosh, qoftė edhe njė lojė, pėr tė cilėn njerėzit kanė kuriozitet dhe interes, por pėrtej kėsaj, qysh fėmijė Klaudia ka provuar se ēdo tė thotė tė heqėssh dorė nga shumė kėnaqėsi tė moshės pėr tė bėrė atė ēka do tė shumė: kėrcimin.

    “Nė moshėn 5 vjeēare shikoja shpesh shfaqjet nė cirkun e Tiranės ku kishte variete tė ndryshme, e nė mes tyre debutonte grupi i fėmijėve “Spektėr”, drejtuar nga profesor Llaqi Nako. E admiroja grupin e tij dhe si fėmijė qė isha ėndėrroja tė isha aty e tė debutoja nė skenė, pa ditur se ēfarė ishte baleti, por thjeshtė kėnaqėsia qė tė isha pjesė e tyre”, thotė Klaudia.

    Megjithatė nė kohėn e duhur u bė pjesė e atij grupi, pa e ditur se nuk do tė dilte mė nga familja Nako dhe vite mė vonė do tė bėhej edhe nusja e shtėpisė. Gjashtė vjet i mjaftuan ta donte baletin aq sa ta bėnte profesionin e saj, dhe, kur ende nuk i kishte kapėrcyer kufijtė e fėmijėrisė, nė moshėn 11 vjeēare, konkuroi nė spektaklin “Gjeniu i vogėl” dhe fitoi vendin e parė. “Kam hyrė e madhe nė shkollė dhe njė vit tjetėr e humba nė shkollėn e baletit”, tregon ajo, aktualisht studente nė vitin e parė nė degėn e koreografisė. Humbi njė vit sepse nė shkollėn e baletit nuk e pranuan, pavarėsisht tė dhėnave dhe ēmimit tė parė qė kishte fituar nė Klan. “Konkurova herėn e dytė dhe fitova”. Nė tė njėjtėn kohė pothuajse, Albi Nako vendosi ta mbante nė televizionin Klan, kėsaj here nė trupėn e tij tė baletit, nė tė cilėn ėshtė sot e kėsaj ditė dhe tre vitet e fundit si soliste e tij.

    “Gjithmonė kam dashur dhe ėndėrruar tė isha pjesė e Albi Nako Dance”, thotė balerina. “Me dėshirė dhe iniciativė kėrkova tė punoja dhe tė pėrformoja nė skenė me kėtė trupė, pjesė e sė cilės jam qė nė moshėn 15 vjeēare. Shumė shpejt Albi mė pikasi pėr tė qenė partnerja e tij dhe si nismė ishte klipi Tango e dashurisė. Ndėrsa sot jam jo vetėm partnerja e Albit, pjesėtare e trupės, por dhe soliste prej 3 vitesh e Albi Nako Dance”.

    Ėshtė edhe e zgjedhura e tij jashtė baletit. Vitet e kėtij bashkėpunimi tė ngushtė i hapėn shtegun njė lidhje qė zgjat prej dy vjetėsh, ndėrkohė qė pėrgjatė vitit tė fundit Klaudia ėshtė shpėrngulur nė shtėpinė e Albit dhe bashkėjeton me partnerin dhe bashkėpunėtorin e saj mė tė ngushtė. “Bashkėjetesa na ndihmon ta njohim mė mirė njėri-tjetrin duke qenė se jemi gjithė kohėn bashkė, nė punė, shptėpi, kudo”, thotė ajo. “Siē e thashė, qė e vogėl e ndiqja vazhdimisht trupėn e Albit dhe mbi tė gjitha isha e lidhur me familjen Nako. Unė e njihja Albin dhe ai mua, por unė njė ditė u rrita, u bėra pjesė e trupės dhe partnerja e tij. Nė fillim e dashuruam njėri-tjetrin si artistė, ndėrsa mė vonė dashuria shpirtėrore lindi nė mėnyrė tė natyrshme. Sot ne bashkėjetojmė me plot kuptimin e fjalės: Njihemi mirė, i kushtojmė kohė dhe kujdesje njėri-tjetrit”.

    Koha ka kaluar ndėrkaq dhe Klaudia duket se nuk ka mė nevojė pėr ndėrhyrjen e Albit qė tė jetė e lirshme nė ēka bėn dhe thotė. Bashkėpunimi i shumėfishtė i kėtyre viteve tė fundit mbi tė gjitha duket se i ka bėrė miq tė mirė, ndaj dhe kur vjen puna pėr tė saktėsuar se ēfarė duhet pritur nga Klaudia, – njė balerinė apo prezantuese – ēifti shkėmben njė vėshtrim tė shpejtė. “E kemi diskutuar shumė herė kėtė tė dy”, thotė Albi i pari, duke ngritur supet. Nuk dinė tė thonė diēka konkrete nė lidhje me sezonin e ri televiziv. Klaudia padyshim qė do tė jetė prima balerina e trupės, por se sa vend do t’i lihet asaj nė panelin e prezantuesve, kėtė nuk mundet ta thotė hė pėr hė. Ndoshta do tė ketė shumė hapėsirė, ndoshta asgjė. Sidoqoftė, “artisti nuk mund tė ndihet asnjėherė i realizuar kur nė unin e tij qėndron ambicja pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė eksploruar gjėra tė reja tek vetvetja. Do tė doja tė bėja shumė gjėra nė jetė, sepse di edhe mundesitė e mia”, thotė Klaudia. “Pėrveē baletit mė pėlqen fusha e aktrimit, pse jo dhe prezantimi. Ndoshta nesėr njė showgirl?”

    Rastėsia e ka ndihmuar pėr kėtė. Jo mė larg se tė dielėn e kaluar fytyra e saj u shfaq nė televizionin Klan nė orarin e darkės me njė lojė qė tėrheq audiencė edhe prej dėshirės pėr tė fituar para. Nė shtator do ti rikthehet skenės, me siguri si balerinė e ndoshta mė shumė. Por edhe sikur tė ndodhė e kundėrta njė hap tė parė e ka shėnuar. Ėshtė vetėm 19 vjeēe dhe ka plot njerėz pėrreth pėr t’i dhėnė sigurinė. Jo mė kot ka sqaruar nė krye tė herės sė ky ėshtė vetėm fillimi.

    Revista Klan
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 2/5/2024, 03:42