BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kuzhe: Nuk mendoj per doreheqjen, kam edhe dy ndeshje!

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kuzhe: Nuk mendoj per doreheqjen, kam edhe dy ndeshje!

    Mesazh nga Albatros 9/9/2011, 18:45

    Ka qenė njė mbėrritje nė Tiranė pa bujė dhe mbi tė gjitha kokėulur, kjo e pėrfaqėsueses kuqezi menjėherė pas humbjes sė turpshme me Luksemburgun. Ishte ora 3 e mėngjesit tė sė mėrkurės kur ka mbėrritur ēarteri i pėrfaqėsueses sonė, tė pėrgjysmuar e pa rreth 9 lojtarė qė janė kthyer nė kryeqytet. I pari ka qenė trajneri Kuzhe qė ka dalė nga aeroporti, me njė qeshje tė sforcuar kur na pa, megjithatė mundohet tė japė njė shpjegim pėr atė paraqitje shumė tė dobėt, siē e pamė vetė, por ashtu si e tregon edhe ai.

    “Njė ditė e pafat pėr ne, bėmė disa gabime dhe nuk luajtėm mirė, pėr mė tepėr pėsuam gol. Pėr pjesėn e dytė kishim njė plan tė mirė sipas mendimit tim, por ai karton i kuq e prishi planin tonė. Gjithsesi, ne e humbėm ndeshjen dhe ky ishte njė rezultat i keq, shume i keq pėr ne, nė mėnyrė tė veēantė pėr imazhin tonė. Pėr mendimin tim Shqipėria duhet tė mėsojė nga kjo ndeshje”.

    Nė tėrėsi, por nė veēanti nė pjesėn e dytė, lojtarėt tanė thjesht “ecnin” nė fushė e nuk kishin mė energji pėr tė vrapuar. Sigurisht qė njė pėrfaqėsuese me njė mesatare lojtarėsh nė formacion mbi 30 vjeē, nuk mund tė pėrballojė 2 ndeshje brenda 4 ditėve. Padyshim qė ndeshja me Francėn ishte njė sforcim i madh, ndoshta i kotė pasi ne nuk kemi kundėrshtar “gjelat” dhe nuk besonim se mund tė fitonim, por me Luksemburgun, ishte i padiskutueshėm objektivi pėr fitoren.

    “Lodhja ishte nje problem mė vete, gjendja e lojtarėve tanė nuk ishte e mirė. Nė pjesėn e dytė lojtarėt tanė nuk kishin mundėsi tė vraponin. Por e pėrsėris edhe njė herė qė na duhet tė mėsojmė nga gjithcka qė pati kjo ndeshje. Nė mėnyrė tė menjėherėshme duhet tė fillojmė nga fillimi” shprehet Kuzhe.

    Nė tė vėrtetė “nga fillimi” duhej filluar qė kur nisi ky edicion eliminatoresh, por nuk u bė. Nė momentet e vėshtira iu kėrkua sėrish ndihma Lalės, Skelės e Duros, edhe pse kondicioni i tyre nė disa ndeshje nuk ishte pėr tė luajtur. Gjithsesi zėvendėsimi i shumė pėrfolur nuk u bė dhe pėr kėtė Kuzhe nuk ka pėrgjigje. Tashmė qė ka mbėrritur gjithēka nė fund, trajneri kroat ngre zėrin pėr rinovim tė skuadrės. “E thashė edhe mė sipėr, Shqipėria ka nevojė tė fillojė menjėherė nga e para, duke ngritur njė skuadėr tė re, tė grumbullojmė lojtarė tė rinj. Na duhet tė provojmė gjėra tė reja qė mund tė na japin diēka mė shumė nė kėto eliminatore, kjo ėshtė e ardhmja pėr Shqipėrinė. Duhet tė mėsojmė tė ndryshojmė shumė gjėra.”

    Njė humbje e tillė me Luksemburgun na jep shenjėn e njė sezoni qė po mbyllet me turp e shumė larg objektivave. Asgjė nuk ka ndryshuar nga momenti i parė kur Kuzhe mori drejtimin e kuqezinjve. Pėr rezultate tė tilla u largua Ari Han. Edhe Oto Bariē dy edicione mė parė qė pati kurajon tė largohej, ndėrkohė qė Kuzhe nuk beson se ėshtė ai fajtori i gjithė kėsaj qė po ndodh me pėrfaqėsuesen, e sigurisht nuk mendon se mund tė japė dorėheqjen. “Deri tani nuk kam menduar pėr pozicionin tim. Dua tė mbyll kėto ndeshje, pasi na mbeten edhe dy takime tė tjera. Nuk e mendoj shumė kėtė gjė. Sigurisht, Shqipėria ėshtė e ngulitur thellė nė mendjen time, por do tė shohim, tė shohim…”

      Ora ėshtė 26/4/2024, 12:01