BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kamza, fitore historike me Vllaznine

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Kamza, fitore historike me Vllaznine

    Mesazh nga Albatros 17/9/2011, 17:43

    Java e Dytė e Kategorisė Superiore ka nisur me rezultate mjaft surprizuese, por mbi tė gjitha me njė verdikt historik: Kamza ka marrė fitoren e parė nė futbollin elitar. Debutuesit mposhtėn me rezultatin 1-0 Vllazninė, ndėrsa nė takimin tjetėr tė zhvilluar tė premten, Bylisi mori njė pikė nė fushėn e Laēit, ndėrsa mund tė kishte pretenduar edhe mė shumė.

    Nė stadiumin e Kamzės, tė rikonstruktuar nė kohė rekord pėr tė mos humbur asnjė ndeshje nė shtėpi nė kėtė sezon, skuadra e drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka mori tri pikė nė ndeshjen e parė qė ka luajtur pėrballė tifozėve tė saj nė aktivitetin mė tė rėndėsishėm nė Shqipėri. Vendimtar nė kėtė sukses tė kamzallinjve ishte goli i sulmuesit Eleandro Pema. Megjithatė, triumfi nuk ka qenė aspak i lehtė, edhe pėr vetė emrin dhe kualitetin qė ka Vllaznia. Gjithsesi, shkodranėt kanė zhgėnjyer me paraqitjen e tyre, e cila ishte larg lojės sė njė ekipi pretendent nė Superiore, ndėrsa kundėr kuqebluve ishin edhe episodet. Nė minutėn e 6-tė, Sukaj nuk arriti tė shfrytėzonte njė kundėrsulm tė shpejtė, nė tė 8-ėn Petroviē godet shtyllėn nga njė goditje kėndi kur kishte portėn e boshatisur dhe nė tė 13-ėn Sukaj godet keq. Pas gjithė kėtyre rasteve tė shkėlqyera tė pashfrytėzuara ka ardhur edhe ndėshkimi: menjėherė sapo ka nisur fraksioni i dytė i lojės, Kamza zhbllokoi rezultatin me Pemen. Sulmuesi shfrytėzoi njė pritje tė pasigurt tė portierit Vujadinoviē dhe e dėrgoi topin nė rrjetė. Njė tjetėr episod kundėr Vllaznisė ishte edhe penalltia e paakorduar nga gjyqtari Remzi Sadiku nė tė 58-ėn: “bilbili” e ka cilėsuar tė rregullt ndėrhyrjen e portierit Bytyēi ndaj Vajushit, duke nxitur kontestimet e ashpra tė lojtarėve kuqeblu. Trajneri Mirel Josa ishte dukshėm i zhgėnjyer nė fund tė ndeshjes, ndėrsa nuk i fshehu as pakėnaqėsitė pėr arbitrimin. “Duhet tė shikojmė nėse ndėrhyrja ndaj Vajushit ishte apo jo penallti. Kjo do tė konfirmohet nga pamjet filmike”, deklaroi drejtuesi i stolit shkodran. “Megjithatė, ky episod i dyshimtė nuk e justifikon humbjen. Kisha besim se skuadra do tė paraqitej ndryshe dhe natyrisht qė jam disi i zhgėnjyer nga loja pėrballė Kamzės”.

    Nė takimin tjetėr tė ditės sė djeshme, Bylisi ka marrė njė pikė nė fushėn e Laēit. Sfida pėrfundoi nė barazim 2-2, njė rezultat pėr tė cilin mallakastriotėt mund tė shprehen edhe tė pakėnaqur, pasi kanė qenė dy herė nė avantazh. Miqtė hapėn serinė e golave nė tė 20-ėn me Amarildo Dimon, qė realizoi golin e tretė nė kėtė sezon. Kurbinasit rikthyen baraspeshėn nė minutėn e 75-tė me Mate Dragiēeviē, por skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka shfaqur mjaft probleme nė fazėn mbrojtėse. Nė fakt, Bylisi ka arritur tė shėnojė sėrish nė minutėn e 81-tė me Armand Gegėn. Por, Laēi nuk ėshtė dorėzuar dhe vetėm 2 minuta mė vonė ka barazuar rezultatin me golin e realizuar nga Dragan Trajkoviē, qė nuk gaboi nga pika e 11-metrave. Java e dytė e Superiores do tė vazhdojė sot me ndeshjet Kastrioti-Tirana, Shkumbini-Apolonia, Pogradeci-Tomori dhe Teuta-Flamurtari, ndėrsa nesėr luhet takimi Dinamo-Skėnderbeu.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 11:22