BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lala: Hanoveri, perjetesisht ne zemren time

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Lala: Hanoveri, perjetesisht ne zemren time

    Mesazh nga Albatros 27/10/2011, 20:30

    Lala: Hanoveri, perjetesisht ne zemren time 1319721668-altin_lala_largohet

    Hanoveri ka zėnė vend pėrjetėsisht nė zemrėn e Altin Lalės. Karriera 13-vjeēare e kaluar nė kėtė klub, qė kur luante nė Bundesligėn 2 dhe mė pas ngjitja nė kategorinė elitare, kanė lėnė gjurmė nė mendjen e mesfushorit 36-vjeēar, i cili u shndėrrua nė njė nga futbollistėt mė tė rėndėsishėm tė kėtij ekipi, ku madje pėr disa vite ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Ka qenė njė idhull pėr tifozėt e Hanoverit, por nė dy sezonet e fundit nuk ėshtė se ka gjetur shumė hapėsirė nė skuadėr. Gjithsesi ai ėshtė model si pėr klubin ashtu edhe pėr tifozėt, tė cilit nuk humbasin rastin pėr ta duartrokitur, sa herė qė ai shfaqet nė fushė. Lala po shijon maksimalisht edhe kėtė mbyllje tė karrierės.

    20 vite mė parė ai zbarkoi nė Gjermani me Kombėtaren U-16 tė Shqipėrisė nė njė miqėsore me homologėt gjermanė. Por ai nuk u kthye mė nė vendlindje, duke ndėrtuar njė karrierė tė mahnitshme nė Gjermani. Ekipi i parė qė e pikasi talentin e tij ishte Borusia Fulda mė 1996-n. Dy vite mė vonė Hanoveri i pėrvetėsoi, pėr tė mos ta lėshuar mė nė 13 sezonet e ardhshme. “Hanoveri ėshtė zemra e karrierės sime. Kėtu kam kaluar momentet mė tė mira nė karrierė dhe jam mjaft i kėnaqur pėr kėtė”, vazhdoi pėrfaqėsuesi shqiptar, i cili do t’i japė fund edhe zyrtarisht eksperiencės me Kombėtaren shqiptare nė muajin nėntor, nė miqėsoren me Azerbajxhanin. Edhe falė kontributit tė tij tė ēmuar, Hanoveri arriti tė ngjitej nė vitin 2002 nė Bundesligėn 1 gjermane, ku vazhdon edhe aktualisht.

    “Ajo periudhė ishte nismė e gjithēkaje qė kam ndėrtuar kėtu. Fatmirėsisht nga ajo kohė, gjithmonė kemi luajtur nė elitėn e futbollit gjerman”, rrėfeu mesfushori shqiptar. Gjatė kėsaj periudhe Lala ka qenė mes futbollistėve tė grumbulluar rregullisht nė Kombėtaren kuqezi. Por mosha duket se e ka postuar disi nga vėmendja e trajnerit Mirko Slomka, i cili gjithsesi e ka aktivizuar disa ndeshje nė Europa League dhe nė kampionat. “Ėshtė fantastike qė po ia dal tė luaj edhe nė sezonin e fundit”, nėnvizoi Lala, i cili planifikon tė mbetet nė botėn e futbollit edhe pas pėrfundimit tė karrierės, por si trajner profesionist. Deri tani Lala numėron 176 ndeshje nė Bundesligė dhe 1 gol, ndėrsa me Kombėtaren ka shėnuar 3 gola nė 79 ndeshje tė luajtura.

      Ora ėshtė 7/5/2024, 08:45