BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Kosove-Shqiperi me abetare te perbashket!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kosove-Shqiperi me abetare te perbashket!

    Mesazh nga LePuRuShJa 4/11/2011, 18:34

    Kosove-Shqiperi me abetare te perbashket! 1320412744-abetare_e_perbashket_kosova_shqiperia

    Nxėnėsit nė Kosovė dhe Shqipėri qė pėr herė tė parė do tė ulen nė bankat e shkollės, vitin e ardhshėm, pritet ta kenė nė duart e tyre njė abetare tė pėrbashkėt. Kjo gjė mund tė formalizohet shumė shpejt ndėrmjet dy ministrive tė arsimit, asaj tė Kosovės dhe Shqipėrisė. Njė gjė e tillė u bė e ditur pas njė takimi ndėrmjet ministit tė arsimit tė Kosovės, Ramė Buja, dhe atij Shqipėrisė Myqerem Tafaj, nė njė konferencė tė pėrbashkėt nė Prishtinė, ku u bėnė tė ditura disa nga detajet e kėsaj ēėshtjeje.

    Ramė Buja, ministėr i Arsimit tė Kosovės deklaron:

    “Nuk cėnon askėnd, as traditė, as kulturė, as etnose. Por ndihmon tė gjithė ata qė janė nė tėrė gjeografinė shqiptare, kudo qė janė, pėr tė pasur mėsimin e pėrbashkėt. Dhe jam shumė i bindur, ndonėse nuk jam ithtar i datave, por shtatori i vitit qė vie nxėnėsit tanė do t’i gjejė me abetaren e re, tė gjithė hapėsirės gjeografike shqiptare”.

    Myqerem Tafaj, ministėr i Arsimit tė Shqipėrisė thekson: “Aktualisht ne kemi 3 abetare nė shkollat tona nė Shqipėri. Sė bashku me ministrin Buja, tė dy ministritė kemi rėnė dakord qė tė hapim konkursin pėr njė abetare tė re, e cila do tė ketė autor nga Kosova dhe nga Shqipėria, dhe do tė vlerėsohet nga njė komision i pėrbashkėt. Kjo (siē e tha ministri Buja) nuk do tė thotė qė abetaret e tjera do tė pėrjashtohen nga tregu, sepse kėtė nuk kemi tė drejtė ta bėjmė”. Pjesė e komisioneve tė pėrbashkėta qė tashmė janė ngritur nga dy ministritė, mund tė bėhen edhe shqiptarėt qė jetojnė jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė.

    Por, nėse nxėnėsit shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, Malit tė Zi, apo Maqedonisė, do tė mund tė mėsojnė nga njė abetare e tillė, kjo varet nga shteti ku ata jetojnė.

    Nė anėn tjetėr, gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė, ministri Tafaj, ėshtė takuar edhe me drejtues tė institucioneve tė Kosovės, me tė cilėt ka diskutuar pėr bashkėpunimin ndėrmjet dy shteteve. Shqiperia

    Arian
    Arian
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 04/10/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 6593
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 12868
    <b>Votat</b> Votat : 75
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Glück ist das einzige, was wir anderen geben können, ohne es selbst zu haben.

    Buzqeshje Re: Kosove-Shqiperi me abetare te perbashket!

    Mesazh nga Arian 4/11/2011, 22:41

    Bukur shume tani duhet qe edhe menyra ne te menduarit te bashkohet dhe atehere eshte bere Shqiperia e Madhe.

      Ora ėshtė 28/3/2024, 23:05