BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mihallaq Andrea, jeta nen shenjen e serenates!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    16112011

    Buzqeshje Mihallaq Andrea, jeta nen shenjen e serenates!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    I palodhur nga mungesa e fatit, ne sfide me vehten dhe kohen, i dashuruar pas kitarres, Mihallaq Andrean e gjen gjithmone ne momentet e tij te frymezimit. I rritur mes kitarrave dhe mandolinave ne qytetin e serenatave, Mihallaq Andrea konsiderohet si nje nga zerat me te vecante te kesaj krijimtarie. Shume do ta cilesojne si kantautorin e dashurise. Josif Minga, nje nga kompozitoret me te njohur te muzikes se lehte, thote se Mihallaqi i ka falur publikut modelin me te mire te serenates korcare. “Ai i ka bere dhe sherbim serenates sepse ka sjelle modelin fisnik te saj”, shprehet Minga. Duke patur privilegjin te jete nga Korca, ku njerezit rriten me “shpirtin e bute”, Mihallaq Andrea ka ditur ta levroje kete zhaner muzikor. I ndikuar nga kjo veti e tij, Vladimir Prifti thote se e njeh Mihallaqin qe ne gjimnaz me keto cilesi. “Djale i pashem, i kendshem, i dashur per cdo gje. Sot e kesaj dite qendron ai Mihallaq qe ka qene, me kengen e tij te bukur, dhe me shoqerine e tij te mire”, thote Vladimiri.

    Qe te krijosh serenaten, duhet te udhehiqesh nga sentimentalizmi shpirteror. Miku i ngushte i Mihallaqit, Vangjush Konini, tregon se ne kohen e rinise, rrethi i tij e krahasonte me kengetarin e vendit fqinj, Nicola Di Bari. “Nje njeri i bute ne shpirt me profil artisti. E them kete sepse jepet pas se bukures dhe delikateses”, thekson ai. Ne familjen e Mihallaqit, instrumentet muzikore jane perdorur qe vitin 1915 nga gjyshi i tij, me pas nga i ati dhe brezi i mevonshem gezoi nga ata talentin muzikor.

    Te mesuar dhe te dashuruar pas kengeve korcare, fale talentit, miku i tij Mishel Papakozmai heq kete paralele mes punes se tij si mjek dhe shpirtit njerezor te kant-autorit. “Edhe bluzat e bardha qe kane bere betimin e Hipokratit, nuk do ishin aq humane se Mihallaqi. Ka nje karakter vertet fisnik dhe e ke ndertuar jeten neper themelet e sakrificave dhe mundimeve”, shprehet Misheli. I rimekembur tashme, pas goditjes qe mori 35 vjet me pare ne fushen profesionale, Mihallaq Andrea, i njohur si kompozitor qe ne moshen 14 vjecare, eshte “idili” i cifteve te rinj. Edhe pse kane kaluar kaq vite, ai vazhdon te rende drejt muzikes fal talentit te trasheguar.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 08:22