BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zbulim apokaliptik: Krijohet virusi qe mund te vrase gjysmen e popullsise se botes Zbulim apokaliptik: Krijohet virusi qe mund te vrase gjysmen e popu

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Zbulim apokaliptik: Krijohet virusi qe mund te vrase gjysmen e popullsise se botes Zbulim apokaliptik: Krijohet virusi qe mund te vrase gjysmen e popu

    Mesazh nga Albatros 2/12/2011, 20:13

    Zbulim apokaliptik: Krijohet virusi qe mund te vrase gjysmen e popullsise se botes Zbulim apokaliptik: Krijohet virusi qe mund te vrase gjysmen e popu 1322837326-virusi_qe_shkaterron_botenm

    Studiuesit nė “Erasmus Medical Centre Roterdam” (Holandė) kanė prodhuar njė variant ekstremist ngjitės tė virusit H5N1 qė mund tė pėrhapet me lehtėsi pėr miliona njerėz, duke shkaktuar, kėshtu njė pandemi. Shkencėtarėt, tė udhėhequr nga Ron Fouchier, kanė zbuluar se mjaftojnė vetėm pesė modifikimeve gjenetike pėr ta kthyer virusin nė njė patogjen shumė ngjitės qė mund tė shkaktojė njė epidemi e qė mund tė vrasė gjysmėn e popullsisė botėrore. Kėrkimet e Fouchier janė pjesė e njė programi mė tė gjerė qė synon kuptim mė tė mirė tė funksionimit tė virusit H5N1.

    Ishte pikėrisht Fouchier qė pranoi se varianti i virusit tė modifikuar gjenetikisht ėshtė njė prej viruseve mė tė rrezikshme qė kanė qenė krijuar ndonjėherė. Gjithashtu njė grup tjetėr studiuesish nė Universitetin e Wisconsin, nė bashkėpunim me Universitetin e Tokios arriti nė njė rezultat tė ngjashėm me atė tė Fouchier, raporton agjencia e lajmeve NOA. E gjithė kjo ka sjellė polemika nė mjedisin shkencor. Pėr momentin debat ėshtė pėrqendruar nė faktin nėse duhet apo jo publikuar studimi. Shumė shkencėtarė janė tė shqetėsuar pėr mundėsinė qė, nė duar tė gabuara, virusi mund tė kthehet njė armė biologjike.

    Nė Shtetet e Bashkuara polemikat janė mė tė nxehta. Thomas Inglesby, njė ekspert pėr bioterrorizmin dhe drejtor i Center for Biosecurity University of Pittsburgh ėshtė kategorik: "Ėshtė vetėm njė ide e keqe ajo pėr ta kthyer njė virus vdekjeprurės nė njė virus shumė ngjitės dhe vdekjeprurės. Ėshtė njė ide e keqe pėr tė publikuar rezultatet e hulumtimit qė tė tjerėt mund ti kopjojnė". Edhe, Richard Ebright, njė biolog molekular nė Universitetin e Rutgers nė New Jersey thotė: "Kjo nuk duhej bėrė".

    Publikimi i studimit, megjithatė, sipas Fouchier, do tė ndihmonte komunitetin shkencor pėr t'u pėrgatitur pėr njė pandemi tė virusit H5N1. Nė tė njėjtėn linjė me Fouchier qėndron Fabrizio Pregliasco, nė Universitetin e Milanos: "Mos lejimi i publikimit tė studimit do ti lejė hulumtuesit nė errėsirė ​​pėr t'iu pėrgjigjur njė epidemie. Shkėmbimi i njohurive ėshtė thelbėsor pėr tė parashikuar rrezikun e njė pandemie”.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 14:27