Mbani pak mister dhe evitoni lotet. Ja lista e gabimeve qe nje vajze mund te beje ne fillim te nje historie te re.Ndjeheni ne faj, e turperuar? Mesa duket secili nga ne ka ne sirtare nje histori te mbaruar ne menyren me te keqe per shkak te gabimeve te pafalshme.
1- Mos shpertheni gjithmone ne lot
Emotiviteti konsiderohet nje karakteristike tipike femerore, por te jesh shume e ndjeshme mund tju bej te dukeni te paqendrueshme. Nese nuk deshironi qe ai tja mbath, evitoni te shpertheni ne lot per motive te kota, ose te mallengjeheni lehtesisht per arsye qe ai nuk arrin ti kuptoje. Mos harroni se sensibiliteti mashkullore nuk perputhet kurre me ate te femrave.
2- Mos thoni gjithmone PO
Deshira per te bere pershtypje te mire eshte e paevitueshme, mbase mendoni se sjellja me e mire eshte ajo ti plotesoni cdo tek. Ska asgje me te gabuar, nje femer e cila i ploteson cdo tek partnerit te saj ben gjene me te gabuar. Meshkujt duhet te ndihen pak "gjyetare" dhe nje femer e lehte nuk stimulon kuriozitetin dhe interesin e tij.
3- Mos jini shume ngjitese
Mos e tregoni veten shume te pasigurt, te shkruani minimumi 10 sms ne dite behet dicka shume e lodhshme. Do te beni me shume pershtypje nese do te tregoheni t sigurta ne vetvete dhe te pavarura, pa qene asfiksuese, lerini hapsirat e veta, ne te kundert ai do te ndihet i kercenuar ne lirine e tij.
4- Evitoni historite e veshtira
Nuk eshte aspak e thjeshte, por perpiquni te evitoni te dashuroheni me nje djale qe e ka koken ne vend tjeter. Nese kuptoni menjehere se ndjenjat e tij jane akoma te lidhura me ndonje tjeter, eshte me mire te largoheni. Evitoni humbjen e kohes dhe vuajtje te kota.
5- Mos jini nje liber i hapur
Cdo marredhenie ka nevoje edhe per pak mister. Evitoni te tregoni qe ne takimet e para cdo detaj te jetes tuaj private, te se kaluares tende dhe te miqve te tu. Lini qe te jete ai tju kuptoje pak nga pak, te jete ai qe te zbuloj se kush jane detajet e vogla te jetes tende. /ikub/