Mikja jote e zemres sillet ne menyre te cuditshme dhe duket ziliqare per cdo sukses tendin. Si te largojme ziline dhe te shpetojme nje shoqeri.
Nese xhelozia eshte dicka shume e keqe, zilia nuk mbetet me mbrapa, eshte gjithmone ne gjendje te fsheh mendimin e vertet qe i gjykon. Nese keni menduar se zilia i perket dikujt tjeter, jashte rrethit tuaj shoqeror, ka ardhur momenti te nderroni mendim, sepse dicka ndodh edhe ne te perditshmen tuaj. Nuk ndodh vetem neper filma, kur shohim nje mike ziliqare qe i vjedh partnerin mikes se saj te ngushte. Ne fakt ka pak kohe qe vini re disa sjellje te cuditshme. Mikja juaj e zemres, asaj qe i tregoni cdo gje, qe di cdo gje tuajen, ka filluar te kete nje sjellje ndryshe nga ajo qe kishte me pare. Nje sinjal i vogel dhe fakti se ka pushur se beri pyetje sesi ndiheni dhe se cpo beni me jeten tuaj, eshte sikur ka humbur interesin per tu perballur me ju. Shpesh nuk ju pyet sesi jeni, apo ben nje debat te ftohte dhe te shpejt mbi problemet tuaja. Nje tip tjeter sjelljeje eshte procesi invers. Me pare ishte pikerisht ajo qe qendronte me ore te tera duke folur dhe ju treguar cdo gje qe mendonte ose jetonte. Ishit bashkepunetore ne cdo moment te jetes se njera tjetres.
Tani, nuk flet me per veten dhe kur perpiqeni ti beni pyetje me te thella, largohet me nje falje. Nese me ju eshte ftohur dhe nuk flet me si me pare, perkundrazi me miket e tjera debaton me gezim dhe entuziazem. Me pas te vijne ne vesh disa thashetheme qe kane filluar te fliten per ju. Pjesa me e habitshme eshte kur disa detaje, ishin gjera qe i dinit vetem ju te dyja.
Por cfare po ndodh? Mikja juaj eshte me te vertet xheloze per ju? Per fat te keq jane te gjitha sinjalet per te menduar se po lind nje ndjenje xhelozie ndaj jush. Mikja juaj po vuan sukseset e tua aq shume sa e ndjen se duhet tju pengoje. Kjo nuk eshte nje situate e lehte per tu perballuar, duhet te perpiqeni te flisni pa vene ne rrezik miqesine. Mbase ka ndodhur dicka per te cilen ajo eshte ndjere e ofenduar ose e sulmuar, dhe po reagon ne kete menyre. Fillimisht, para se te flisni hapur, mos bini ne tundim dhe te silleni ne te njejten menyre. Mos reagoni me thashetheme ose mos flisni per te kur ajo nuk eshte prezente. Zgjidhni momentin e duhur per te folur, per tu afruar, mos filloni nje sulm direkt ndaj saj personalisht. Edhe pse tundimi i pare eshte ai qe ta sulmoni duke sjell ne favorin tuaj shembujt, do te kishit rrezik te ziheshit. Duhet te kujtoheni shpesh se xhelozia dhe zilia jane jane nje realitet e personave te cilet vuajne. /ikub/