Sipas nje studimi te kryer nga nje sit francez, rreth 85% e evropianeve preferojne si dhurate Shen Valentini nje unaze. Siti aufeminin ka realizuar njė sondazh tek 2602 femra ne France, Spanje, Itali, Zvicėr dhe Angli, nga i cili ka dale pėrfundimi se 85% e femrave adhuronin te merrnin njė unaze nga i dashuri i tyre ditėn e Shėn Valentinit. Me shume se gjysma e tyre (54%) kishin edhe preferenca mbi diamantet. Te dashur zotėrinj, a nuk iu jep kjo ndonjė ide? Gjithsesi 84% e femrave te pyetura pohonin se zakonisht ato blinin vete bizhu pėr veten dhe nuk prisnin derisa te mendonte ndonjėherė partneri tua dhuronte. Shėn Valentini apo festa e te dashuruarve sot festohet ne te gjithė boten. Tradicionalisht, te dashuruarit blejnė kartolina, lule apo edhe dhurata me 14 shkurt. Gjithsesi ne Brazil la dia dos namorados (dita e te dashuruarve) festohet ne 12 qershor dhe ne Kolumbi la dia del amor y amistad (dita e dashurisė dhe miqėsisė) festohet te shtunėn e trete te shtatorit.
Nėse tek ne dhurohen lule, ēokollata apo bėhen dhurata, kjo nuk ndodh kėshtu ne te gjitha vendet. Ne Shtetet e Bashkuara ėshtė tradite dhurimi i shume kartolinave, shpesh me dhjetėra, tek te afėrmit. Japonezet nga ana tjetėr e festojnė shume ndryshe. Femrat duhet te blejnė ēokollata, madje te shtrenjta, pėr koleget meshkuj te punės. Kėto ēokollata quhen giri-shoko dhe janė te detyrueshme. Njė muaj me vone, ne 14 mars, janė burrat ata qe u dhurojnė atyre qe iu kane dhėne ēokollata nga njė cope te bardhe.
No Comment.