BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si ka lindur dhe si festohet Shen Valentini!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14022012

    Buzqeshje Si ka lindur dhe si festohet Shen Valentini!

    Mesazh nga LePuRuShJa

    Sot eshte 14 shkurt 2012, dita e Shen Valentinit ose Dita e te Dashuruarve. Ne kete dite te vecante te vitit, ciftet shkembejne urime, dhurata, puthje dhe festojne ne menyren e tyre kete dite kushtuar dashurise.

    Por si ka lindur kjo dite, ka nje histori?

    Shen Valentini eshte dita ne te cilen festojme ate mrekulli qe eshte renia ne dashuri, duke shkembyer dhurata per t'i kujtuar njeri-tjetrit rendesine, bukurine dhe kenaqesine e te qenurit "te prekur" nga Erosi, zoti i dashurise. Kjo feste nuk eshte nje pervjetor, domethene kujtimi eshte nje "zgjidhje" impenjative, qe gjithsecili e ben sipas menyres se vet. 14 shkurti eshte nje dite e gezueshme dhe e kendshme feste, kjo pasi cdo Shen Valentin mund te festohet me nje person te ndryshem. Sepse festa e Shen Valentinit nuk eshte festa e fejeses me dike, por e te qenurit i dashuruar, eshte kujtimi dhe falenderimi per zotin e erosit, per plaget qe na sheron ne te vdekshmeve, kur te terhequr drejt nje qenieje tjeter, biem ne ate "maladie d'amour" (semundje dashurie) qe na komplikon jeten, duke alternuar momente dalldie dhe ekstaze me kriza melankolie, ligeshtimi dhe vetmie, sapo i dashuri largohet nga horizonti yne. Shen Valentini eshte nje dite ne te cilen njihen te dashuruarit, shumica pajtohet me ndjekjen e nje zoti ndonjehere tiran. Po, tiran, sepse dashuria mund te marre fund dhe te dashuruarit mund te gjenden te vetmuar pikerisht ne diten e Shen Valentinit...

    Qytetaria shqiptare e Shen Valentinit
    Vetem pak vjet me pare, dicka me shume se para nje dekade, festa e te dashuruarve mori qytetarine e nje feste te vertete edhe per shqiptaret. Aq shume ra ne sy kjo, sa "te rriturit" mendonin se kjo ishte nje feste krejtesisht rinore, thuajse "e ndaluar" per ta. Kjo per shkak te mosnjohjes se festes, historise dhe domethenies se saj. Ashtu sic ka ndodhur me shume ngjarje te tjera te vecanta, te konsideruara te rendesishme per te gjithe pjesen e botes, por te mbajtura larg nga shqiptaret. Por pak nga pak, festimi i Shen Valentinit filloi te mos i bente me alergjike prinderit dhe te moshuarit dhe te bente me te vetedijshem te rinjte, te cilet tashme e kishin kuptuar se te festosh Shen Valentinin, nuk do te thote medoemos te besh namin ne dashuri, por te falenderosh nje shenjt qe bashkon zemrat e njerezve te cilet kane lindur per te qene bashke.

    Keshtu ne 14 shkurt, nga viti ne vit, neper rruget dhe qytetet shqiptare, shtohen vajzat dhe djemte qe mbajne dhurata dhe lule ne duar, por shtohen dhe njerezit qe dalin rrugeve, lokaleve dhe parqeve per te festuar nje feste qe ne thelbin e saj i ngre hymn nje ndjenje mjaft intime. Aq sa vitet e fundit, te shetitesh sidomos ne rruget e kryeqytetit me 14 shkurt, eshte si te marresh pjese ne paradat e majit me shume se dhjete vite me pare. Sepse, cdo e mire e ka dhe nje te keqe, tashme shqiptaret preferojne ta festojne dhe me shume buje bile, ate renien e tyre ne dashuri, ate te ndjerin ne nje planet tjeter, kur cdo gje te duket e bukur dhe pa te meta.

    Por si cdo fillim dhe ketu ka ekzagjerime dhe sigurisht qe pak kohe me pas, gjerat do te vijne ne vendin e vet dhe kjo feste do te filloje te marre kuptimin e saj te vertete, ate te nje tufe trendafilash te kuq, te nje kutie me cokollata ne formen e zemres, te nje darke nen driten e qirinjve, te nje propozimi dashurie, apo me mire akoma per fejese, te nje dasme me tullumbace dhe aheng...

    SHEN VALENTINI
    Mes miteve dhe legjendave
    Pse festa e Shen Valentinit bie pikerisht me 14 shkurt? (E keni pyetur ndonjehere veten?...) Eshte nje rastesi apo ka nje kuptim te vecante?
    Ne kalendarin romak, shkurti eshte konsideruar si muaji ne te cilin njerezit pergatiteshin per mberritjen e pranveres, stinen e rilindjes. Keshtu fillonin ritet e pastrimit: shtepite pastroheshin dhe ju hidhej kripe si dhe nje fare e vecante. Por ne vecanti, ne mes te muajit fillonin festimet ne nder te zoterve qe i mbanin ujqerit larg nga fushat e kultivuara. Urdhri i prifterinjve te ngarkuar me kete kult, i afrohej gropes ku sipas legjendes, ulkonja kishte rritur Romolon dhe Remon dhe ku kryenin sakrificat zbutese. Gjaku i kafsheve perhapej pastaj ne vendin perreth rrugeve te qytetit, si shenje e pjellorise. Ngjarja e vertete per rinine romake te asaj kohe ishte nje tip lotarie dashurie. Cdo vajze e re, ne kohe per t'u martuar, vinte emrin e saj ne nje vazo dhe cdo beqar duhet te kapte nje emer pa e pare se per ke behej fjala. Keshtu formoheshin cifte, qe shpesh perfundonin ne martese.

    Nje dite te bukur...
    Mbi shenjtin e te dashuruarve, historia dhe legjenda nderthuren dhe ndonjehere behen konfuze. Jeta e shenjtit martir qe festohet me 14 shkurt ne realitet ndahet me dysh. Jo nje shenjt martir por dy: njeri i cili ka jetuar rreth shekullit te III, dhe qe ka banuar per nje kohe te gjate ne Rome dhe martiri tjeter i Ternit qe ka shume mundesi te kete qene peshkop perreth shekullit te VI-te. Martiri i Romes eshte perkujtuar ne Martirologjine Romane ne 14 shkurt me nje regjister qe vjen nga njefare Beda (shekulli i VIII). Ne te rrefehet nje histori ne te cilen thuhet se Valentini, i cili ishte arrestuar sipas urdhrit te perandorit Claudio, u gjend i vrare ne rrugen Flaminia; ne varrin e tij ne te njejten rruge eshte ngritur nje bazilike, me deshiren e papa Giulio I, e ribere edhe kohet e fundit dhe e rregulluar ne menyre ornamentale nga papa Teodoro.
    Ndersa martiri i Ternit, i perkujtuar gjithmone me 14 shkurt ne Martirologjine Gjeronimiane, i arrestuar sipas nje urdhri te dhene nga prefekti Placido ndersa ishte ne Rome, pasi kishte refuzuar te sakrifikohej per idhujt, u vra dhe u varros afer rruges Flaminia, ne te hyre te Ternit, ku ekzistonte nje varr i krishtere mbi te cilen me pas u ndertua nje bazilike. Dihet qe duke qene dy histori shume te ngjashme nuk mungon as ai qe mbeshtet ekzistencen e nje martiri te vetem Valentin. Ne 498 papa Gelasio e konsideroi 14 shkurtin si festen e Shen Valentinit dhe nxori jashte ligjit lotarite e dashurise te origjinave pagane.
    Kaluan vite dhe shekuj dhe festa e Shen Valentinit fitoi gjithmone e me shume rendesi, aq sa tani kemi dhe nje dokument historik: nje leter dashurie te cilen ia ka shkruar gruas se tij me rastin e Shen Valentinit Carlo i Orleansit, i burgosur ne Londer.

    Legjenda e trendafilit bashkues
    Nje dite, peshkopi Valentino degjoi pertej gardhit te kopshtit te tij, dy te rinj te fejuar qe po ziheshin. Mori atehere nje trendafil, doli nga kopshit dhe shkoi te takonte ata te dy, duke u ofruar trendafilin duke u thene fjale mbi pajtimin. Kaq mjaftoi per te mbyllur ne cast grindjen mes dy te dashuruarve qe ashtu sic u tha shenjti, shtrenguan trendafilin duke u lutur derisa dashuria e tyre u be e perjetshme. Pak kohe me vone, te dy u kthyen tek Valentino per t'i kerkuar t'u celebronte martesen... ;Martiri kerkohej ne raste fatkeqesie dhe epilepsie. Sa per titullin e "padronit te te dashuruarve" duket se i eshte atribuar ne Mesjete, sepse dyshohej se me14 shkurt, ne diten e festes se tij, zogjte fillonin te ciceronin duke ndjekur rizgjimin e natyres dhe te dashurise.

    Lutja e te dashuruarve
    Ne zemren time, Zot, eshte ndezur dashuria per nje krijese qe ti e njeh dhe e do. Bej qe une te mos e humb kete pasuri qe ti me ke futur ne zemer. Mesome se dashuria eshte nje dhurate dhe nuk mund te perzihet me asnje egoizem, qe dashuria eshte e paster dhe nuk mund te rrije prane asnje poshtersie; qe dashuria eshte pjellore dhe qe duhet, duke filluar nga sot, te prodhoje nje menyre te re te jetuari tek une dhe tek ai qe me ka zgjedhur. Te lutem Zot, per ate qe me pret dhe me mendon, per ke me ka dhene gjithe besimin e te ardhmes se vet, per ke me ec perkrah ne shetitjet tona, duke i dhene njeri-tjetrit ndihme dhe model. Dhe me nderhyrjen e Shen Valentinit na ndihmo dhe na pergatit per martesen, per madheshtine e saj, per pergjegjesine qe te jep ajo, keshtu qe duke filluar nga sot, shpirtrat tona te pushtojne trupat tane dhe te mbreterojne ne dashuri.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 15/11/2024, 03:10