Ai te pelqen por nuk dini nese eshte ai i duhuri? Ja si te njihni princin e kalter.
Princi i kalter prezantohet ne nje kale te bardhe dhe i veshur me nje mantel te gjate. Kete na tregonin gjyshet ne perralla. Sot, me disa vite me shume apo zhgenjime ju duket e pamundur qe princi i kalter te vij duke kaluar nje kale te bardhe. Por edhe pse keto ide nuk egzistojne nje pike nuk ndryshon, deshira per te gjetur nje partner qe ti ngjaje princit te kalter, duke imagjinuar histori dhe dashuri te medha, kerkimi i partnerit te duhur do te vazhdoje gjithmone. Keshtuqe si ta gjejme? Si te kuptojme qe eshte pikerisht ai i duhuri?
Fillimisht duhet te fiksoni pika dhe karakteristika thelbesore te atij qe ju quani partner perfekt si nga pamja fizike ashtu dhe mendore. Ne kete menyre do te fiksoni ne mendjen tuaj se cfare po kerkoni dhe cfare duhet te evitoni. Kjo eshte nje menyre shume e mire per te njohur dhe veten tuaj dhe te kuptoni se cfare kerkoni. Keto karakteristika duhet te jene pikenisje. Me pak fjale, nese do te njiheni me nje njeri qe ju pelqen dhe nuk i ka syte ngjyre bojeqielli ashtu sic ju pelqen juve, nuk do te thote se duhet perjashtuar nga lista.
Nje gabim qe nuk duhet te beni eshte te influencoheni nga miqte, ato do te kene gjithmone dicka per te thene mbi njeriun qe ju konsideroni princin tuaj te kalter. Mos harroni se njerezit e tjere jane ndryshe nga ju dhe qe aprovimi i tyre eshte i rendesishem por jo deri aty sa te vendosin per ju. Perpiquni ta njihni me pare se ta lini vetem sepse nuk u pelqen mikeve tuaja. Kaloni kohe se bashku per tu njohur me mire, te kuptoni situatat qe ju ndjeheni te qeta dhe ai person ju ben te ndjeheni mire. Egzistojne edhe keshilla te tjera te nevojshme te cilat funksionojne si zile alarmi per te kuptuar nese personi qe keni perballe mund tju zhgenjeje ose jo. /ikub/