BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 2/3/2012, 09:54

    Rrjetet sociale, si na ndihmojne te permiresohemi! Images

    Njė studim i Universitetit tė Kembrixhit ka hedhur dritė mbi dy faqet mė tė klikuara tė internetit, qė janė “Facebook” dhe “Twitter”: “Nuk ėshtė e vėrtetė qė na izolojnė. Ato na nxisin tė arrijmė njė qėllim”

    Mundet qė njė rrjet social tė zhvillojė mėnyra tė shėndetshme jetese? Njė studim i bėrė nga Universiteti i Kembrixhit dhe i publikuar mė pas nė revistėn “Science”, ka arritur nė pėrfundimin se ēelėsi i gjithēkaje ėshtė homofobia, ose tendenca pėr tė kėrkuar online personat qė ngjajnė me ne dhe kanė tė njėjtat interesa. Me pak fjalė, rrjetet sociale jo vetėm qė ndihmojnė duke na dhėnė kėshilla dhe opinione, por mund tė ndikojnė edhe nė ndryshimin e sjelljeve tona.

    Ky pėrfundim ėshtė arritur nė bazė tė disa studimeve tė mėparshme, qė kanė treguar se qėndrimi nė internet dhe sidomos frekuentimi i rrjeteve sociale pengojnė pėrhapjen e informacioneve tė rėndėsishme dhe ulin mundėsinė qė ēdo njeri tė adaptojė zakone tė shėndetshme pėr jetėn, pėr shembull si tė ushqehesh mirė ose tė bėsh aktivitet fizik. Nė fakt ėshtė krejt e kundėrta, sepse interneti jo vetėm qė na informon pėr ēdo gjė qė ndodh nėpėr botė, por edhe na ndihmon qė tė zhvillohemi nga ana kulturore.

    Pėr shembull, kush po mendon tė mbajė njė dietė apo tė shkojė nė palestėr, regjistrohet nė njė forum ose ēaton me miqtė pėr tė marrė kėshilla sa mė tė vlefshme. Sipas studiuesve, ėshtė pikėrisht kjo lidhje qė i shtyn personat tė cilėt frekuentojnė internetin tė shohin me pozitivitet ēdo gjė. Pėr tė vėrtetuar kėtė teori, njė studiues nga Universiteti i Kembrixhit krijoi njė rrjet social ku pjesėmarrėsit ishin tė lidhur me miqtė e tyre.

    Pastaj hodhi idenė e “ditarit tė dietės”, ku njė nga pjesėmarrėsit i ftonte tė tjerėt tė shkruanin mendimet e tyre nė ditar. Kur njė prej pjesėmarrėsve regjistrohej nė kėtė ditar, automatikisht i shkonte ftesa edhe miqve tė tij. Pėrfundimi? Faqja e “ditarit tė dietės” ishte shumė e vizituar, si nga pjesėmarrėsit nė eksperiment, ashtu edhe miqtė e tyre. Po ashtu, studiuesi vuri re se frekuentuesit e zakonshėm tė rrjeteve sociale, forumeve, ēateve janė mė tė prirur se pėrdoruesit e tjerė qė tė jenė aktivė nė shkėmbimet e mendimeve pėr shėndetin dhe mjekėsinė.

    “Eksperiencat e personave qė pėrdorin shumė internetin, pėrveēse na japin informacione tė rėndėsishme, na ndihmojnė qė tė jemi mė tė ndėrgjegjshėm nė gjėrat qė bėjmė dhe duam”, - thotė njė psikoterapeut. “Jetojmė dhe perceptojmė atė qė do tė jetė e vėrtetė pėrmes mendimit virtual tė tė tjerėve. Mund tė themi se tė tjerėt na transmetojnė njė lloj ndėrgjegjėsimi qė na kushtėzon, duke nxitur mirėqenie sociale ose pafuqi, sipas rastit”. Po ashtu, njė rol tė rėndėsishėm luan edhe pafundėsia e informacioneve qė qarkullojnė nėpėr rrjetet sociale: pikėrisht pėrsėritja e disa mendimeve tė caktuara nxit ndryshimin e zakoneve dhe i bėn pėrdoruesit mė tė ndėrgjegjshėm ndaj gjėrave qė i rrethojnė. “Nė fakt, mė e rėndėsishmja ėshtė qė gjėrat tė mos pėrgjithėsohen”, - nėnvijėzon psikoterapeuti.

    “Pėr sa i pėrket mjekėsisė, leximi i opinioneve qė gjenden nėpėr forume tė ndryshme apo rrjete sociale, nėse nga njėra anė na mbrojnė, nga ana tjetėr mund tė ndikojnė nė pėrkeqėsimin e situatės. E kam fjalėn pėr informacionet qė jo gjithmonė janė tė sakta, prandaj gjithmonė duhet njė ekuilibėr”, - shton ai. Gjithsesi, roli i internetit nuk duhet hedhur poshtė, sepse na ndihmon duke na dhėnė informacione tė hollėsishme nė ēdo lloj fushe. Pėr mjekėsinė, rrjetet sociale dhe forumet janė tė domosdoshme pėr promovimin e praktikave mjekėsore virtuale, siē ėshtė parandalimi i disa sėmundjeve ose vaksinimi.

    “Efekti viral” i rrjeteve sociale prek tė gjitha moshat? “Tė rinjtė, por sidomos adoleshentėt janė shumė tė ndjeshėm ndaj rrjeteve sociale”, - thotė psikoterapeuti. “Ja pėrse interneti mund tė shihet si njė mjet pėr tė vepruar nė sektorin e parandalimit, sidomos mes tė rinjve, duke qenė se janė tė parėt qė pėrdorin kėtė mėnyrė komunikimi. Pėrveē kėsaj, si nė botėn reale ashtu edhe nė atė virtuale vlejnė tė njėjtat rregulla. Duhet bėrė kujdes me gjithēka, edhe me personat qė bėheni miq. Kjo vlen veēanėrisht pėr tė rinjtė, tė cilėt janė tė prirur tė pranojnė kėdo qė u bėn ftesė”, - pėrfundon psikoterapeuti.

    Edhe tė moshuarit mund tė pėrfitojnė nga frekuentimi i rrjeteve sociale. Njė studim tjetėr ka treguar se tė vizitosh ēdo ditė “Facebook”-un pėr njė orė ka efekte pozitive pėr kujtesėn, pėrveē faktit qė nxit dhe pėrmirėson humorin. /Shqiperia/

      Ora ėshtė 29/3/2024, 00:42