BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Soni Malaj (Biografi)

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Soni Malaj (Biografi)

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/3/2012, 13:58

    Soni Malaj (Biografi) 4584

    Soni Malaj lindi mė 8 nentor 1981 nė Tropoje, Bajram Curri. Emri i vertetė ėshtė Sonja Malaj. Vegjėlinė, deri nė moshėn 9 vjeēare e kaloi nė Tropojė. Me ndryshimin e sistemit nė Shqiperi, nga komunist nė demokratik, familja e saj u zhvendos nė kryeqytetin e Shqipėrisė, Tirana. Aty Soni mbaroi 8-vjeēaren, tė mesmen e gjuhėve tė huaja pėr frengjisht, dhe u diplomua pėr frengjisht, dega pėrkthim nė universitetin e Gjuhėve tė Huaja. Soni zbuloi pasionin e saj pėr muzikėn qė nė vogėli, duke u berė kėshtu pjesė e festivaleve pėr fėmijė nė Tropojė, duke u vlerėsuar dhe me ēmime tė para dhe tė dyta. Nė moshėn 14 vjecare, Soni bėn njė audicion pranė 1 studioje muzikore me qėllimin pėr t’u bėrė kėngėtare. Zėri i saj black soul edhe pse nė njė moshė fare tė re, bie menjėherė nė vesh tė profesionistėve, tė cilėt vendosin tė kultivojnė mė tej talentin e saj.

    Soni Malaj (Biografi) 1902

    Pas disa kohėsh Soni kalon njė tjetėr audicion pranė kėsaj studioje muzikore, kėsaj here pėr tu bėrė pjesė e njė grupi muzikor pop tė pėrbėrė nga katėr vajza vokaliste dhe performuese dhe njė djale qė luan nė saksofon. Grupi do tė quhej “Spirit Voice” (Zėri i Shpirtit), pasi pjesėtarėt e gupit ishin tė gjithė besimtarė dhe vendosėn t’a quanin kėshtu, pėrvec faktit qė muzika pėr ta buronte nga shpirti. Grupi pėrbehej nga: Brikel Guga (saksofon), Angjelina Gilardi (vokal), Larisa Vrana (vokal), Dorina Nizami (vokal) dhe Sonja Malaj (Soni Malaj) – vokal. Edhe pse ishte mė e vogla e grupit, Soni spikati jo vetėm pėr zėrin e bukur, por edhe pėr paraqitjen dhe aftesinė e saj pėr tė kercyer.

    Soni Malaj (Biografi) 2636

    Grupi del pėr herė tė parė nė Festivalin “Kėngėt e Stinės”, nė vitin 1997, dhe qė nė daljen e parė patėn njė bum nė publik pėr vetė frymėn rinore dhe moderne qė pėrcillnin si grup. Nė ’98 njėra nga pjesėtaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesėtaret e mbetur tė grupit bėnė njė audicion pėr tė gjetur zėrin e ri qė do tė zėvendėsonte largimin e Larisės. Pėrzgjidhet Elia Zaharia si mė e pėrshtatshmja pėr tė qenė nė grup, vajza e aktores sė famshme shqipėtare Yllka Mujo. Grupi qė nga dalja e tyre e parė nė skenė ėshtė vlerėsuar gjithmonė me ēmime dhe u bė i dashur pėr tė gjithė audiencėn shqipėtare. Nė ’99 njė tjetėr pjesėtare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por kėtė rradhė pjesėtarėt e tjerė vendosin mos t’a zėvendėsojnė, por tė vazhdojnė ashtu deri nė vitin 2000, kur dy vokalistet e tjera vendosin tė lėnė Shqipėrinė pėr tė emigruar, Dorina nė USA dhe Elia pėr tė vazhduar studimet e aktrimit nė Paris, me premtimin qė “Spirit Voice” do rikthehen sėrisht bashkė nė njė tė ardhme.

    Soni Malaj (Biografi) 5563

    Sonja Malaj vendosi tė mos dorėzohej. Mė e pjekur profesionalisht, ajo vendos qė ėshtė momenti i duhur pėr tė vazhduar karrieren si soliste. Publiku atėhere e njihte si Sonja e “Spirit Voice” dhe shtėpia diskografike me tė cilėn ajo bėri albumin e parė “Mbretėresha e natės”, vendosi t’i japė njė emėr artistik, duke e quajtur Soni Malaj. Soni e frymėzuar nga artistet e saj tė preferuar Whitney Huston, Michael dhe Jannet Jackson, vendos tė ndryshojė stil nga ai i mėparshmi i pėrdorur nė grup. Ajo kėndon balada, duke shpalosur kėshtu aftesitė e vokalit tė saj, kėndon kėngė mė energjike, tė cilat i shoqėron edhe me performanca shpėrthyese e shoqeruar nga grupe baleti. Soni Malaj perveē albumeve dhe koncerteve tė shumta nė tė gjithė botėn qė kane vazhduar intensivisht nė karrieren e saj, ka shpalosur talentin e saj dhe nė Muzikalin “Chikago” nė rolin e Velma Kelit. Listės sė aktiviteteve tė saj i shtohet po ashtu rroli i prezantueses sė festivalit tė madh nė RTSH nė vitin 2005, apo pjesėmarrja nė spektalin “Dancing with the Stars”, spektakė nė tė cilin Soni shfaqi aftėsitė e saja edhe si kėrcimtare.

    Soni Malaj (Biografi) 6532

    E vleresuar me shumė ēmime si kėngėtare dhe e dashur pėr publikun, Soni Malaj gjithmonė ėshtė investuar si artiste me profesionalizėm nė botėn e artit, pėr tė lėnė gjurmėt e saj nė muzikėn shqipėtare.

    Soni Malaj (Biografi) 7484



      Ora ėshtė 26/4/2024, 14:14