Dy pėrballje interesante gjermano-spanjolle do tė shihen nė raundin ēerekfinal tė Europa League, vendosi shorti i mbajtur ditėn e premte, me njė orė diferencė nga ai i Champions League.
Rruga drejt finales qė do tė zhvillohet nė stadiumin kombėtar tė Bukureshtit, nė Rumani, paraqitet e vėshtirė pėr gjermanėt e Schalke, qė do tė rivalizojnė Bilbaon e entuziasmuar nga kualifikimi me Manchester United.
Sfida e dytė midis pėrfaqėsuesve tė Primerės dhe Bundesligės ėshtė ajo midis Hannoverit dhe Atleticos sė Madridit. Ekipi i tretė spanjoll, Valencia, pasi eliminoi holandezėt e PSV pėrballet me njė tjetėr ekip nga vendet e ulta, AZ Alkmarin.
Ēerekfinalja e katėrt ėshtė ajo midis Sportingut tė Lisbonės dhe ekipit surprizė tė tetėshes sė tė mbeturve nė garė, Metalistit ukrainas.
Gjithashtu u pėrcaktua shorti i gysmėfinaleve, me fituesit e Atletico-Hannover, qė do luajnė me fituesen e Valencia-AZ dhe gjysmėfinalen e dytė qė do tė pėrcaktohet nga fituese e dy ēifteve tė tjera.
Tabela e ēerekfinaleve tė Europa League
1. AZ Alkmaar-Valencia
2. Schalke-Athletic Bilbao
3. Sporting-Metalist Kharkiv
4. Atletico-Hannover
Shorti pėr gjysmėfinalet
Fituesja 4-Fituesja 1
Fituesja 2-Fituesja 3