Gjithmonė mė e mira: Pa frikė nuk ka as sfida, ndėrsa plani me siguri ēon te qėllimi vetėm nėse jeni tė gatshėm tė ndryshoni. Tentoni ta kuptoni konkurrencėn dhe mos hiqni dorė pas gabimit. Edhe pse pėr sukses deri diku ėshtė i rėndėsishėm fati, mė sė miri ėshtė tė keni qėndrim fitues. Vetėm duhet te jeni te vendosur dhe tė besoni qė kjo ėshtė rruga e duhur ndaj suksesit.Pėr shkak tė frikės ndihemi mė tė gjallė dhe mė tė vetėdijshėm pėr mjedisin, ndėrsa kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė arritur atė qė dėshirojmė. Po tė mos ishte frika, asgjė nuk do tė ishte sfidė pėr ne. Prandaj, frikėn duhet ta pėrjetojmė si mik.
Pėrveē kėsaj, dallimi kyē nė mes atyre qė janė tė suksesshėm dhe mė pak tė suksesshėm ėshtė nė atė qė tė suksesshmit gjithmonė kanė plan. Kjo nėnkupton edhe ato qė janė tė gatshėm tė pėrshtaten nėse diēka ndryshon rrugės. Fleksibiliteti i mendjes dhe i shpirtit ėshtė karakteristikė e fituesve. Kurrė nuk ka vetėm njė rrugė pėr tė arritur synimet. Shikojini mirė tė gjitha mundėsitė dhe zgjidhni mė tė mirėn. Mos e nėnvlerėsoni fuqinė e dijes, pa tė suksesi ėshtė i pamundshėm. Tentoni ta kuptoni konkurrencėn, dhe pėr kėtė duhet tė keni dijeni. Sa mė shumė qė dini pėr njerėzit me tė cilėt punoni apo pėr temėn me tė cilėn merreni, me siguri do tė jeni mė tė suksesshėm. Kurrė mos e nėnvlerėsoni fuqinė e dijes dhe gjithmonė tė jeni te pėrgatitur mire. Tė ēlodhurit dhe tė ngopurit gjykojnė mė mirė.
Ashtu si sportisti qė nuk do tė shkonte kurrė i uritur dhe i lodhur nė gara, edhe ju nuk duhet ti zgjidhni problemet apo tė merrni vendime kur jeni tė uritur. Truri mė sė miri punon kur jeni tė ngopur dhe tė pushuar. Gabimet janė njerėzore, madje edhe tė mira nganjėherė. Njerėzit e suksesshėm kurrė nuk heqin dorė pas gabimet. Ata e kuptojnė qė tė gjithė njerėzit gabojnė, ndėrsa nga gabimet mėsohet. Kuptojeni si dhuratė, sepse nuk do ta pėrsėritni mė. /ikub/