BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Fier, ekzekutohet me plumb nė sy biznesmeni i miellit

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫

    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    14032008

    Buzqeshje Fier, ekzekutohet me plumb nė sy biznesmeni i miellit

    Mesazh nga LePuRuShJa


    Mehmet Feleqi ėshtė gjendur i vrarė nė mėngjes nė mjediset e fabrikės sė tij. Vrasja dyshohet se ėshtė kryer natėn


    Policia ka nxjerrė 2 pista hetimore, atė tė grindjes pėr motive banale dhe vrasjes pėr konflikt pronėsie


    FIER- Ekzekutohet me gjashtė plumba pronari i njė fabrike mielli nė fshatin Ngjegjan tė Fierit. Mehmet Feleqi ėshtė gjendur i vrarė mėngjesin e djeshėm nė mjediset e fabrikės sė tij nga djali qė kishte dalė pėr tė kontrolluar pronat nė mėngjes. Vrasja mendohet tė jetė kryer gjatė natės nga njė distancė e afėrt. Madje njėri prej plumbave ėshtė qėlluar nė syrin e viktimės dhe mendohet se kjo ėshtė edhe goditja vdekjeprurėse. Hetimet e para tė policisė nuk kanė mundur qė tė zbulojnė ende asnjė tė dyshuar nė lidhje me kėtė ngjarje ndėrsa janė hedhur edhe dy pistat e para hetimore.

    Vrasja


    Mėngjesin e djeshėm djali i dytė i familjes Feleqi kishte pėr detyrė qė tė kontrollonte pronat e tyre. Safeti ka dalė si ēdo ditė rreth orės 05.00 tė mėngjesit por kur ka hyrė nė fabrikėn e miellit ėshtė pėrballur me skenėn makabre. Babai i tij ndodhej i shtrirė pėrdhe nė njė pellg gjaku dhe nuk jepte asnjė shenjė jete. Trupi ndodhej pėrdhe dhe pranė tij nuk kishte asgjė tjetėr. Menjėherė ai ka njoftuar njerėzit e tjerė tė familjes e mė pas ėshtė njoftuar policia pėr ngjarjen e ndodhur. Pak minuta mė pas nė vendin e ngjarjes kanė zbarkuar dhjetėra forca policie, tė cilat kanė zonėn ku ka ndodhur krimi. Hetuesit kanė bllokuar edhe tė gjitha rrugėt e fshatit duke nisur kėrkimet pėr tė gjetur autorėt e mundshėm tė krimit. Burime nga grupi hetimor i ēėshtjes pohuan se tė parėt qė janė marrė nė pyetje janė tė afėrmit e viktimės, tė cilėt kanė pohuar se nuk kishin asnjė dyshim nė lidhje me autorėsinė e krimit. Mė pas policia ka marrė nė pyetje edhe banorė tė ndryshėm tė fshatit.

    Hetimet


    Nga hetimet e para tė policisė dyshohet se vrasja ėshtė kryer gjatė orėve tė natės. Vrasėsi dhe viktima 23 vjeē mendohet se kanė pasur njohje me njėri- tjetrin dhe atė natė janė takuar nė mjediset e fabrikės. "Vrasja ėshtė kryer nga njė distancė e afėrt dhe mbi viktimėn janė qėlluar tė paktėn gjashtė plumba pistolete. Fakti qė asnjė nga shtėpitė pranė nuk ka dėgjuar krismat bėn tė dyshosh se pistoleta mund tė ketė qenė edhe me silenciator",- pohuan hetuesit. Sipas tyre, pesė prej plumbave ishin nė trupin e viktimės ndėrsa njė predhė tjetėr kishte hyrė nė syrin e tij duke pėrshkruar tej pėr tej kokėn. Kjo mendohet se ėshtė dhe goditja vdekjeprurėse, e cila ėshtė qėlluar nga njė distancė shumė e afėrt.

    Motivi

    Hetuesit e ēėshtjes nuk kanė mundur ende qė tė nxjerrin njė motiv pėr atė qė ka ndodhur gjatė natės sė djeshme nė fshatin Ngjegjan tė Fierit. Mėsohet se viktima nuk kishte precedentė penalė nga policia. Ndėrkohė banorėt e fshatit kanė pohuar se sipas tyre viktima nuk kishte ndonjė hasmėri me ndonjė banor tė zonės. "Ai ishte njė njeri i mirė dhe kishte marrėdhėnie shumė tė mira me tė gjithė",- kanė thėnė banorėt e fshatit nė lidhje me viktimėn Mehmet Feleqi. Por hetuesit kanė mundur qė tė nxjerrin edhe dy pistat e para hetimore, tė cilat kanė lidhje me njė grindje pėr motive pronėsie si dhe me njė grindje pėr motive tė dobėta. Hetuesit pohuan se dyshohet se para dy ditėsh viktima ka pasur njė debat me njė taksist, por deri tani ende nuk ėshtėkonfirmuar as emri i taksistit dhe as shkaqet e kėsaj zėnke. Pista e dytė qė ėshtė hedhur nga banorėt e fshatit pėr policinė ėshtė ajo e njė grindjeje pėr motive pronėsie me njė tė njohurin e tij, i cili dyshohet se ėshtė i afėrm. Deri tani policia nuk ka mundur qė tė gjejė prova pėr tė shpallur zyrtarisht edhe pistėn kryesore tė hetimit pėr vrasjen e 32-vjeēarit.


    Biznesi i familjes


    FIER- Familja Feleqi kishte ngritur njė biznes modest nė fshatin e tyre. Njė fabrikė mielli, e cila punonte vetėm nė kohėn kurbanoret e kėtij fshati pėrfundonin korrjen e grurit pėr ta bluar. Ndėrkohė familja kishte ndėrtuar edhe njė dyqan ku shiteshin artikuj tė ndryshėm ndėrsa pranė tij kishte edhe njė ambient qė pėrdorej edhe si lokal pėr pirjen e kafesė nga banorėt. Kėtu ata kishin ndėrtuar edhe banesėn e tyre. Bizneset e familjes punoheshin nga tre djemtė dhe kryefamiljar Mehmet Feleqi.
    Share this post on: reddit

    No Comment.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 14:29