I eliminuari i javes ne spektaklin e se shtunes se Big Brother, Vlash Martika, me te dale nga shtepia, eshte vene ne dijeni te gjithe atyre cfare jane shkruar keto jave per te, qe nga akuzat e ish-konkurrentit tjeter, Elvisit, per homoseksualitet, e deri te deklaratat e Zogut te Tiranes, Hermes Nikajt, se eshte i dashuruar pas Vlashit. Per keto ose me sakte per Hermesin, sepse per homoseksualitetin nuk ka preferuar te flase, Vlashi ka dhene dje pergjigje ne emisionin BB Funs Club, vetem pak ore pas eliminimit nga shtepia me e famshme ne . I ftuar se bashku me te eliminuaren tjeter, Anilen, ai ka komunikuar edhe live permes telefonin me Hermes Nikajn, i cili ka qene disi kontradiktor ne pergjigjet e tij, pasi nderkohe qe ne media ka thene se me Vlashin njihet mire, aty na doli se se bashku ata ishin takuar vetem nje here, shpejt e shpejt, e per me teper ne shoqerine e nje personi te trete. Une nuk kam thene qe jam i dashuruar me Vlashin, apo ndonje gje tjeter te tille, pavaresisht se nga mediat eshte spekuluar, ka thene Hermes Nikaj, ndersa Vlashi i eshte kthyer: Ti kerkon fame ne kurrizin tim dhe une nuk mund ta lejoj kete.
Por, Zogu i Tiranes i ka dhene nje pergjigje qe ka bere gjithe studion te shpertheje ne te qeshura: Une jam i famshem, ska nevoje per keto shkrime! Sesi qendron e verteta per lidhjen e tyre te hamendesuar seksuale, kjo do te sqarohet keto ditet ne vijim. /Gazeta Standard/
No Comment.