BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kerpudhat helmuese luftojne kancerin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kerpudhat helmuese luftojne kancerin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 6/4/2012, 23:05

    Kerpudhat helmuese luftojne kancerin! Images

    Njė kėrpudhė e njohur si vdekjeprurėse ėshtė nė gjendje qė me helmin e saj tė ndalojė shumėfishimin e qelizave kancerogjene, sugjeron njė studim i fundit. Bėhet fjalė pėr kėrpudhėn famėkeqe ‘Amanita falloide’, e cila bėhet shkak pėr disa vdekje qė ndodhin ēdo vit si rezultat i pakujdesisė nė konsumimin e saj.

    Kjo kėrpudhė pėrmban njė helm shumė tė fuqishėm, i aftė pėr tė shkaktuar vdekjen e kujtdo qė e konsumon. Por ky helm vdekjeprurės duket tė jetė mjaft i dobishėm pėr ata qė janė prekur nga njė tjetėr agjent potencial po aq vdekjeprurės, kanceri.


    Hulumtuesit gjermanė tė Qendrės Studimore mbi Kancerin, kanė zbuluar se tek ‘Amanita falloide’ ekziston njė lloj helmi i cili ėshtė nė gjendje tė shkatėrrojė dhe tė ndalojė rritjen e qelizave tumorale tė llojeve tė ndryshme tė kancerit, tė tilla si prostatės, gjirit, zorrės sė trashė etj. Studiuesit e testuan efektin e helmit te disa qeliza tumorale tė llojeve tė ndryshme, duke parė se si toksina ishte nė gjendje tė vriste qelizat e kancerit pa shkaktuar dėme nė organizėm.


    Sekreti i suksesit qėndronte nė vendosjen e pėrbėrėsit toksik drejtpėrdrejt nė qelizat e sėmura. Pėr tė realizuar kėtė, studiuesit shfrytėzuan njė antikorp tė veēantė qė shėrben pėr tė kapur njė proteinė e cila gjendet nė sipėrfaqe tė qelizave tumorale, Nė kėtė mėnyrė, ata ishin nė gjendje qė ta dėrgonin helmin nė “adresėn” e duhur, pėr tė sulmuar mė pas qelizat e kancerit pa dėmtuar qelizat normale.

    Gjatė testeve nė qelizat e kultivuara nė vitro, helmi ishte efektiv nė asgjėsimin e qelizave tė sėmura. Kur e njėjta provė u bė te minjtė, u vu re se nė injeksionin e parė tė helmit ngadalėsohej zhvillimi i qelizave tumorale, ndėrsa pėrmes njė injeksioni tė dytė vihej re njė regres deri nė 90 pėr qind i tumorit.

    Nėse studimet e mėtejshme do tė konfirmojnė rezultatet premtuese tė kėtij studimi, atėherė hapen mundėsi tė reja nė luftėn kundėr kancerit, duke pėrdorur metoda qė kanė mė pak efekte anėsore tek shėndeti i njeriut. /Shqip/

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:35